Gazeta Shqiptare Online

| Nr. 5293 Viti XVIII
ONLINE
aa|| Kerko:a   
|| Faqet e Gazetës
   EDITORIAL
   Faqe 2-3
   Faqe 4-5
   Faqe 6-7
   Faqe 8-9
   Faqe 10-11
   Faqe 12-13
   Faqe 14-15
   Faqe 16-17
   Faqe 18-19
   Faqe 20-21
   Faqe 22-23
   Faqe 24-25
   Faqe 26-27
   Faqe 28-29
   Faqe 30-31
   MILOSAO
   BLUETOOTH

|| Bluetooth në PDF
 
Matura 2013, zbardhen pikėt pėr ēdo kandidat
» Dėrguar mė: 01/09/2013 - 16:52
Ola Mitre

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka publikuar Librin e Transparencës, për të gjithë maturantët që kanë kandiduar për universitet përmes Formularit A2. Te ky Libër, çdo maturant do të gjejë të gjithë treguesit e rezultateve të përfundimit të shkollës së mesme dhe provimeve të Maturës Shtetërore. Këtu përfshihet nota ose pikët mesatare të viteve të shkollimit të mesëm, rezultati i provimit të Letërsisë, Matematikës dhe dy provimeve me zgjedhje të detyruar. Gjithashtu, kandidatët për universitet do të gjejnë dhe preferencat e për-zgjedhura prej tyre në Formularin A2, për programet e studimit që ofrojnë IALP-të për vitin akademik 2013-2014. Mbi bazën e elementeve të lartpërmendura, në këtë libër janë publikuar pikët e fituara nga secili maturant për çdo preferencë; këto, të llogaritura mbi bazën e koeficienteve të profileve të shkollave, si dhe lëndëve me zgjedhje të miratuara nga MASH. Secili maturant ka hapësirën e tij në Librin e Transparencës, ku në rreshtin e parë jepen: Numri rendor; numri identifikues (ID) që e ka shoqëruar gjatë gjithë procesit të Maturës Shtetërore; Në pjesën majtas poshtë janë emërtesat dhe notat e shkallëzuara të 5 elementeve vlerësuese të Maturës Shtetërore, në bazë të të cilave përllogariten pikët. Ndërkohë që, në rast se vëreni të dhëna të pasakta, Libri i Transparencës mund të kontestohet me anë të Formularit të Korrigjimit të Pasaktësive.
Korrigjimi
i pasaktësive
Bashkë me Librin e Transparencës, MASH ka publikuar edhe Formularin e Korrigjimit të Pasaktësive, si dhe udhëzimin përkatës për plotësimin e tij. Ky formular pasqyron të dhënat personale të maturantëve, si dhe elementët vlerësues të Maturës Shtetërore për çdo maturant. Plotësimi i tij duhet të bëhet nga vetë kandidatët që kanë kontestime, ndërsa nevojitet edhe konfirmimi zyrtar nga drejtoritë e shkollave dhe drejtoritë e Drejtorive Arsimore Rajonale apo Zyrave Arsimore përkatëse. Sipas MASH, këto të fundit do t'i përcjellin formularët në rrugë elektronike (të skanuara), brenda orës 14:00 të datës 5 shtator 2013, ndërkohë duhet t'i dërgojnë dhe zyrtarisht në format letër.
Plotësimi
Për të qenë të saktë në plotësimin e Formularit të Korrigjimit të Pasaktësive, në pjesën e parë duhet të plotësohen të dhënat për Rrethin, Bashkinë/Komunën, Shkollën dhe ID-në tuaj personale si maturantë. Në çdo kuti duhet të shkruani vetëm një shkronjë ose një numër. Shkronjat duhet të jenë kapitale dhe numrat me shifra arabe. Në pjesën e dytë, në seksionin "Si ishte", janë të detyrueshme të plotësohen të gjitha të dhënat: Emri, Atësia, Mbiemri, Ditëlindja, Nota/Pikët Mesatare (me shifra dhe me shkrim si në Formularin A2). Praktikisht këto të dhëna janë si në Librin e Transparencës. Ndërkohë që, në seksionin "Si bëhet", do të plotësohen vetëm ato të dhëna ku kërkohet ndryshimi: P.sh., nëse kërkohet ndryshim tek emri, tek rreshti Emri shkruhet si duhet të jetë emri i saktë. Mund të ndodhë të kërkohen dy ose më shumë ndryshime: p.sh. Datëlindja dhe Nota/Pikët Mesatare. Pasi të keni plotësuar me kujdes kërkesën për ndryshimet, ju duhet që të shkruani Emrin, Mbiemrin dhe të firmosni në vendin përkatës. Këto ndryshime duhet të konfirmohen edhe nga mësuesi kujdestar dhe drejtori i shkollës, i cili, pasi firmos, vendos dhe vulën e shkollës. Gjithashtu, nevojitet edhe konfirmimi i drejtorit të Drejtorisë Arsimore apo Zyrës Arsimore, i cili gjithashtu firmos dhe vulos këtë formular.
Printo Dėrgo me e-mail
 


Shkėlqimi i paralajmėruar i Ermonelės
• Nga Eno Koēo
Makthi i vetmisė
• Nga Kujtim Morina
Paralele “pėrthyerjesh”
• Nga Valbona Nathanaili*
|| Tani në PDF
Milosao
 

Ndalohet rreptësisht prodhimi i faqes ose një pjese të saj pa kërkuar një leje të shkruar.
Copyright 2012 GAZETA SHQIPTARE
Përdorimi i lajmeve mund të bëhet duke përmendur burimin, nëse jo, kjo është një shkelje e të drejtave.