Gazeta Shqiptare Online

| Nr. 5293 Viti XVIII
ONLINE
aa|| Kerko:a   
|| Faqet e Gazetës
   EDITORIAL
   Faqe 2-3
   Faqe 4-5
   Faqe 6-7
   Faqe 8-9
   Faqe 10-11
   Faqe 12-13
   Faqe 14-15
   Faqe 16-17
   Faqe 18-19
   Faqe 20-21
   Faqe 22-23
   Faqe 24-25
   Faqe 26-27
   Faqe 28-29
   Faqe 30-31
   MILOSAO
   BLUETOOTH

|| Bluetooth në PDF
 
“Vrasja e vėllait tim, autori nė liri”
» Dėrguar mė: 04/09/2013 - 11:20
Lajme te ngjashme
Ish-punonjėsja e BSH nė arrest: Mė hiqni kujdestarinė e vėllait
• Datë: Sep 19, 2014
Aurora Koromani

Kanë kaluar më shumë se 6 muaj që nga vrasja e vëllait tim dhe ende autori qëndron i lirë...” Kështu e ka nisur rrëfimin e tij Erlind Prenga, vëllai i 17-vjeçarit Gjergj Prenga, i vrarë me thikë në 28 mars të këtij viti. Askush nuk e ka harruar vrasjen e tij dhe aq më pak familja, e cila kërkon vetëm drejtësi. “Nuk duam gjë tjetër, vetëm që autori që ka qëlluar me thikë vëllain tim të arrestohet, që edhe ne të biem të qetë”, - pohon vëllai i 17-vjeçarit, Erlindi. Ai rrëfen në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” marrëdhënien që ka pasur me vëllain e tij më të vogël, i cili nuk jeton më. Veç kësaj, 26-vjeçari rindërton edhe një herë skemën e ditës që vëllai i tij u godit për vdekje me thikë. Gjergj Prenga, ditën që u vra ka qenë bashkë me shokun e tij, Joland Rroku, kur një grup të rinjsh i kanë rrethuar dhe kanë nisur t’i godasin. Policia pas kësaj arrestoi Skerdilajd Hykën, Besar Seçin, Jetmir Katanën dhe Alfred Ndocajn. Ndërkohë që, policia ka shpallur në kërkim autorin e ngjarjes, O. B.
Sa kohë ka kaluar nga vrasja e vëllait tuaj?
U bënë më shumë se 6 muaj që nga dita që u vra vëllai im. Që prej asaj dite deri më sot nuk ka ndryshuar asgjë. Ende nuk është kapur autori që ka qëlluar vëllain tim me thikë, që të paguajë për atë që bëri. Ne vetëm këtë duam, që policia, shteti të kapë autorin dhe të bëhet drejtësi.
E mbani mend ditën kur ndodhi vrasja e vëllait tuaj, çfarë ndodhi atë ditë?
Atë ditë unë nuk kam qenë në shtëpi, se kam qenë në punë. Por, siç më kanë thënë, di që vëllai im ka dalë nga shtëpia në orët e paradites, bashkë me shokun e tij, Landin, se bashkë rrinin gjithmonë. Më thanë që, kur kishin qenë tek rruga, ishin zënë në fillim me Skerdilajd Hykën. Vëllai ka qenë duke ndenjur me Landin, kur ka kaluar Skerdilajdi dhe i ka thënë shokut të vëllait ‘pse më shikon, çfarë ke?’ dhe ai i ka thënë që ‘nuk kam gjë me ty, nuk po të shikoj fare’. Pas kësaj, secili ka ikur në shtëpinë e tij. Pasdite vëllai ka qenë duke ikur në stërvitje bashkë me Landin, kur ata janë ndaluar nga grupi i djemve që ishin zënë në mëngjes. Bashkë me Skerdilajdin, i cili nisi gjithë sherrin, kishin qenë edhe djem të tjerë, mes të cilëve edhe djali që plagosi vëllain tim me thikë, Orinel Baçinofki (Baçinozi). Të gjithë ishin mbledhur që në mëngjes dhe kërkonin vëllain tim dhe shokun e tij. Ata e kanë pasur çdo gjë me Landin dhe atij i janë drejtuar për ta goditur. Më kanë thënë se Gjergji ka dashur që të largohet, por kur ka parë shokun e tij të shtrirë në tokë, atëherë është kthyer mbrapsht dhe aty e kanë qëlluar me thikë. Por, unë nuk kuptoj diçka, se si policia, përveçse nuk ka kapur ende autorin, ka lënë të lirë shoferin që lëvizi nga vendi i ngjarjes autorët. Duhej që shoferi të pyetej se ku i çoi djemtë, ku u larguan, sepse ata nuk mund të iknin vetëm.
Sa i lidhur keni qenë me vëllain tuaj?
Gjergji ka qenë shumë i urtë, nuk ka pasur asnjëherë probleme. Sa herë që ai kishte ndonjë gjë që nuk e zgjidhte dot vetë, më merrte mua në telefon dhe unë shkoja pas tij për ta ndihmuar. Edhe atë ditë që ndodhi vrasja, mua asnjë nuk ma mbush mendjen se Gjergji e dinte se do zihej me ata djemtë, ai ka qenë i papërgatitur për sherr. E them këtë, sepse ai do më kishte marrë patjetër në telefon që ta ndihmoja, por ai nuk më mori. Sa herë që Gjergji ishte në rrezik, më merrte mua në telefon.
Cilat ishin ëndrrat e Gjergjit?
Ai ishte në vitin e tretë në shkollën e mesme, por ëndërronte të bëhej futbollist. Ishte i angazhuar me një skuadër futbolli, e donte shumë futbollin, por nuk e realizoi dot.
Printo Dėrgo me e-mail
 
 

Ndalohet rreptësisht prodhimi i faqes ose një pjese të saj pa kërkuar një leje të shkruar.
Copyright 2012 GAZETA SHQIPTARE
Përdorimi i lajmeve mund të bëhet duke përmendur burimin, nëse jo, kjo është një shkelje e të drejtave.