Gazeta Shqiptare Online

| Nr. 5293 Viti XVIII
ONLINE
aa|| Kerko:a   
|| Faqet e Gazetës
   EDITORIAL
   Faqe 2-3
   Faqe 4-5
   Faqe 6-7
   Faqe 8-9
   Faqe 10-11
   Faqe 12-13
   Faqe 14-15
   Faqe 16-17
   Faqe 18-19
   Faqe 20-21
   Faqe 22-23
   Faqe 24-25
   Faqe 26-27
   Faqe 28-29
   Faqe 30-31
   MILOSAO
   BLUETOOTH

|| Bluetooth në PDF
 
Fituesit e universiteteve, AKP: Do tė shpallen nė datat 16-17 shtator
» Dėrguar mė: 09/09/2013 - 06:46


Fituesit e univer siteteve publike pritet të shpallen javën që vjen e më konkretisht në datat 16-17 shtator. Kjo sipas përfaqësuesve të Agjencisë Kombëtare të Provimeve, të cilët bëjnë me dije se pas publikimit të listave do të fillojë edhe procesi i regjistrimit në fakultetet përkatëse. Sipas kuotave të miratuara tashmë, për vitin akademik 2013-2014 do të pranohen rreth 30 mijë studentë të rinj, ndërkohë që pas mbylljes së fazës së parë të regjistrimeve Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të shpallë edhe kuotat bosh në të gjitha fakultetet. Për këto vende do të mund të aplikojnë edhe të gjithë ata maturantë mbetës, të cilët do të kalojnë me sukses provimet në sezonin e vjeshtës. Ashtu, siç edhe është e njohur nga vitet e tjera, aplikimi do të bëhet përmes Formularit A3, i cili do të shpallet pas përmbylljes së fazës së parë të regjistrimeve. Formulari A3 përfshin programet e studimit të ofruara nga institucionet publike të arsimit të lartë me kuotat respektive të shpërndara nga MASH. Përveç mbetësve, të drejtë të plotësojnë Formularin A3 kanë të gjithë kandidatët, të cilët kanë marrë pjesë dhe kanë rezultuar fitues në provimet e Maturës Shtetërore, por nuk kanë plotësuar Formularin A2, si dhe ata kandidatë që kanë përfunduar shkollën e mesme jashtë Republikës së Shqipërisë dhe u janë ekuivalentuar rezultatet e shkollës së mesme dhe provimet e Maturës Shtetërore. Nëse edhe pas kësaj faze do të ketë kuota të parealizuara, ato nuk do të shpallen më dhe në këtë mënyrë digjen. Kjo është një praktikë që është ndjekur edhe vitin e kaluar nga autoritetet e arsimit.
Printo Dėrgo me e-mail
 
 

Ndalohet rreptësisht prodhimi i faqes ose një pjese të saj pa kërkuar një leje të shkruar.
Copyright 2012 GAZETA SHQIPTARE
Përdorimi i lajmeve mund të bëhet duke përmendur burimin, nëse jo, kjo është një shkelje e të drejtave.