Gazeta Shqiptare Online

| Nr. 5293 Viti XVIII
ONLINE
aa|| Kerko:a   
|| Faqet e Gazetës
   EDITORIAL
   Faqe 2-3
   Faqe 4-5
   Faqe 6-7
   Faqe 8-9
   Faqe 10-11
   Faqe 12-13
   Faqe 14-15
   Faqe 16-17
   Faqe 18-19
   Faqe 20-21
   Faqe 22-23
   Faqe 24-25
   Faqe 26-27
   Faqe 28-29
   Faqe 30-31
   MILOSAO
   BLUETOOTH

|| Bluetooth në PDF
 
Mark Frroku i kėrkon Ramės 13 drejtori
» Dėrguar mė: 23/09/2013 - 01:56
Lajme te ngjashme
Vrau taksistin, kėrkon liri me kusht
• Datë: Nov 20, 2014
Duma ruse, kėrkon shpėrndarje kombėtare tė “farės” sė Putin tek femrat
• Datë: Nov 09, 2014
Darina Tanushi

Aleatët e Partisë Socialiste mbeten ende në pritje të ofertave të kryeministrit Edi Rama, për poste në nivelet e dyta, tashmë, të qeverisjes. Kryeministri ka ende pa vendosur emrat e zëvendësministrave, prefektëve e shumë prej drejtorive kryesore, të disa institucioneve kyçe të vendit. Në bazë të deklaratave të vetë Ramës, aleatët i kanë dërguar atij pretendimet, përmes kërkesave zyrtare. Gazeta ka zbardhur kërkesat e një prej tyre, Partisë Kristian Demokrate. Në një letër që kryetari i kësaj partie, Mark Frroku i ka dërguar kryeministrit Edi Rama, i rendit rreth 14 opsione, prej nga ai duhet të përzgjedhë që të emërojë njerëz të PKD-së. "I nderuar z.kryeministër! Ju urojmë punë të mbarë dhe suksese Qeverisë! Meqenëse nuk u pa e arsyeshme futja në qeveri e PKD-së me ministri, sipas pikës së nënshkruar në platformën e përbashkët para 23 qershorit, për arsye objektive, ne do t'ju sugjeronim disa poste të tjera alternative në nivel zv/ministri, Prefekti, Drejtori të Përgjithshëm, si më poshtë vijon: Prefekt në Qarqet: Tiranë, Lezhë, Shkodër, Durrës dhe Elbasan", thuhet në kërkesën e nënshkruar nga Mark Frroku. Më tej, aty renditen 13 emra drejtorish dhe agjencish: "Drejtoria e Përgjithshme e KESH-it, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, Kompania e sigurimeve INSIG, Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë, Drejtoria e Rrugëve, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, Drejtori i Përgjithshëm i QSUT", janë disa nga drejtoritë që renditen. Më pas, PKD kërkon, nëse ka mundësi, edhe pjesë nga Inspektorati Shtetëror i Punës, ose Inspektorati i Kontrollit të Ushqimit apo Drejtoria e Përgjithshme e Postave. Kërkesa të tjera janë edhe Drejtoria e Shërbimit të Provës pranë Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtoria e Shpërndarjes së Librit Shkollor. Në fund të kërkesës, PKD shprehet se do të paraqesë burime njerëzore të kualifikuara, të përgjegjshëm, korrektë, me reputacion në shoqëri.
Negociatat
Negociata për ndarjen e posteve mes Ramës dhe aleatëve ka pasur, por jo personalisht me kryeministrin, por përmes përfaqësuesve të tij. Tashmë gjithçka pritet të sqarohet pas kthimit të Ramës në Shqipëri, nga vizita e tij në SHBA. Në pritje të emërimit janë edhe zv.mini-strat, 6 prej të cilëve janë të LSI-së. Çdo ministri do të ketë nga dy zv.ministra, ndryshe nga më parë kur ka pasur edhe 3 zv.ministra. Burimet bëjnë të ditur se propozime për poste prefektësh e drejtorësh do të ketë për të gjithë aleatët që kanë pasur peshë me votat që kanë marrë në këto zgjedhje. Kështu, të sigurt në këtë pikë janë edhe Gjinushi e Milo, pavarësisht se si do të ecin negociatat mes tyre e kryeministrit Rama.
Printo Dėrgo me e-mail
 
 

Ndalohet rreptësisht prodhimi i faqes ose një pjese të saj pa kërkuar një leje të shkruar.
Copyright 2012 GAZETA SHQIPTARE
Përdorimi i lajmeve mund të bëhet duke përmendur burimin, nëse jo, kjo është një shkelje e të drejtave.