Gazeta Shqiptare Online

| Nr. 5293 Viti XVIII
ONLINE
aa|| Kerko:a   
|| Faqet e Gazetës
   EDITORIAL
   Faqe 2-3
   Faqe 4-5
   Faqe 6-7
   Faqe 8-9
   Faqe 10-11
   Faqe 12-13
   Faqe 14-15
   Faqe 16-17
   Faqe 18-19
   Faqe 20-21
   Faqe 22-23
   Faqe 24-25
   Faqe 26-27
   Faqe 28-29
   Faqe 30-31
   MILOSAO
   BLUETOOTH

|| Bluetooth në PDF
 
Bulevardi i ri, Basha: Do vazhdojmė sipas projektit
» Dėrguar mė: 05/10/2013 - 08:32
Lajme te ngjashme
Basha me FMN: Qeveria po pėrdor vjedhjen e BSH pėr qėllime politike
• Datë: Aug 29, 2014
Ermelinda Hoxhaj

Bulevardi i ri i Tiranës do të vazhdojë të ndërtohet sipas projektit të miratuar dhe do të përfundojë sipas afateve të përcaktuara". Kështu ka deklaruar kreu i Bashkisë së Tiranës ditën e djeshme, në lidhje me deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili ka thënë se projekti do të rishikohet. Basha ka thënë se ky është projekti i Tiranës së shekullit të 21-të, por Rama është xheloz për projektet publike, pasi ashtu si Rrugën e Kombit, edhe këtë projekt madhor e ka konsideruar "Bulevardi i asgjëkundit". Këto deklarata, numri një i Bashkisë së Tiranës i ka bërë gjatë nisjes së punimeve për "Rikualifikimin Urban të Bllokut mbi Shina", në njësinë bashkiake nr.11. Investimi për këtë projekt është mbi 208 milionë lekë dhe mbulohet nga buxheti i bashkisë. Po ditën e djeshme, kryebashkiaku, në orën 13:00 ka takuar një përfaqësi të banorëve të cilëve shtëpitë u preken nga zbatimi i projektit të bulevardit të ri. Bashkia e Tiranës ka njoftuar zyrtarisht se banorët kanë rënë dakord me propozimin e bashkisë, që në këmbim të banesave që ata kanë do marrin banesa të tjerë, në ndërtesat e reja që do të ngrihen aty.
Bulevardi i ri & përplasjet
Për 10 mijë banorë të Laprakës, brenda një viti do të marrin fund përmbytjet e rrugëve dhe shpesh edhe të banesave, pas investimit të saponisur të Bashkisë së Tiranës. I pranishëm në inaugurimin e punimeve ishte dhe kreu i bashkisë, Lulzim Basha, i cili ka thënë se: "Vlera e projektit është afro 2 milionë dollarë dhe paguhet tërësisht nga buxheti i Bashkisë së Tiranës. Në përfundim të projektit, 10 mijë banorët e këtij blloku do të kenë standarde europiane sa u përket infrastrukturës dhe shërbimeve publike". Ndër të tjera, Basha është përgjigjur edhe ndaj deklaratës së kryeministrit Rama për rishikim të projektit të bulevardit, duke thënë se kryeministri ka xhelozi ndaj projekteve publike, dhe se po përdor të njëjtin fjalor që ka përdorur për Rrugën e Kombit, duke e quajtur të 'asgjëkundit'. "Zoti Rama ka një xhelozi të hershme, me projektet publike në tërësi dhe me projektin e Bulevardit të Tiranës, por kjo është çështje e tija personale. Ai tashmë do të respektohet si qytetar i Tiranës, sepse nuk është më kryetar i Bashkisë së Tiranës. Më erdhi keq tek e dëgjova të shprehej dje me të njëjtin fjalor që është shprehur para disa vitesh për Rrugën e Kombit, kur e quajti 'Rruga e asgjëkundit'; tani e quajti Bulevardin e ri të Tiranës, 'Bulevardi i asgjëkundit'. Me sa duket këto lagje dhe këta njerëz i duken qytetarë të asgjëkundit". Më tej, kreu i bashkisë ka siguruar se projekti do vazhdojë punimet dhe do përfundojnë në afatet e premtuara, si dhe ka akuzuar kryeministrin Rama se me rishikimin që kërkon t'i bëjë projektit të Bulevardit të ri të Tiranës po shkel ligjin dhe Kushtetutën. "Bulevardi i ri i Tiranës është një vepër e Tiranës së shekullit XXI, i hartuar nga ekspertët më të mirë botërorë, pas një konkursi që kishte përmasa profesionale, që tërhoqi vëmendjen e të gjitha studiove të njohura të botës. Është një projekt mirëqenieje, projekt zhvillimi-ekonomik, projekt punësimi, dhe do të vazhdojë ashtu siç ka nisur, do të përfundojë brenda kohës së premtuar. Sa për të tjerat, në qoftë se i ka harruar kufijtë e ligjit dhe të Kushtetutës - që duket ditë për ditë që i ka harruar - do t'ia kujtojmë rast pas rasti", - u shpreh Basha.
Banorët & Shpronësimi
Një përfaqësi e banorëve të cilët jetojnë tek Stacioni i Trenit, ku do të kalojë Bulevardi i ri, janë takuar mesditën e djeshme me kryetarin e bashkisë, Lulzim Basha. Banorët kanë rënë dakord me propozimin e kryebashkiakut të Tiranës Lulzim Basha, që në këmbim të banesave të tyre të marrin të tjera banesa, në ndërtesat e reja që do të ngrihen aty. Kjo gjë pritet të arrihet me palë të treta, apo me pronarë të cilët do ndërtojnë në atë zonë, dhe këta banorë të marrin shtëpi në bazë të metrave katrorë që kanë aktualisht. Ditën e premte, banorët protestuan para bashkisë, kundër vlerësimit që u është bërë shtëpive dhe tokës së tyre.
Printo Dėrgo me e-mail
 
 

Ndalohet rreptësisht prodhimi i faqes ose një pjese të saj pa kërkuar një leje të shkruar.
Copyright 2012 GAZETA SHQIPTARE
Përdorimi i lajmeve mund të bëhet duke përmendur burimin, nëse jo, kjo është një shkelje e të drejtave.