Gazeta Shqiptare Online

| Nr. 5293 Viti XVIII
ONLINE
aa|| Kerko:a   
|| Faqet e Gazetës
   EDITORIAL
   Faqe 2-3
   Faqe 4-5
   Faqe 6-7
   Faqe 8-9
   Faqe 10-11
   Faqe 12-13
   Faqe 14-15
   Faqe 16-17
   Faqe 18-19
   Faqe 20-21
   Faqe 22-23
   Faqe 24-25
   Faqe 26-27
   Faqe 28-29
   Faqe 30-31
   MILOSAO
   BLUETOOTH

|| Bluetooth në PDF
 
Ministria e kulturės shpall konkurs pėr postin e drejtorit tė Muzeut Kombėtar
» Dėrguar mė: 25/10/2013 - 15:39
Lajme te ngjashme
Ministria Bujqėsisė, fermerėve: Mos tregtoni mishin e bagėtive tė sėmura
• Datë: Aug 30, 2014


Ministria e Kulturës në sajtin e saj në internet, ka shpallur konkurs për dy poste: Atë të drejtorit të Muzeut Kombëtar dhe atë të drejtorit të Institutit të Monumenteve të Kulturës. Ndërsa ish-kreu i IMK-së, Apollon Baçe ka dhënë dorëheqjen një muaj më parë, nga burime pranë Ministrisë së Kulturës, mësohet se konkursi për Muzeun hapet pas dorëheqjes së prof.Luan Malltezit, drejtues prej vitesh i muzeut. Malltezi (vite më parë drejtues i Arkivave), ende nuk e ka mbushur moshën e pensionit, në fakt do edhe pak muaj që kjo të ndodhë.
Instituti i Monumentit të Kulturës
Për drejtues të Institutit të Monumenteve të Kulturës, aplikanti/ët duhet që të kenë formim/edukim profesional në fushat e arkitekturës/urbanistikës, konservimit/ restaurimit të monumenteve historikë, arkeologjisë; në mënyrë detyruese titullin Master i Shkencave në fushat e mësipërme; përvojë të paktën 10 vjeçare pune në fushat e përmendura në pikën 1; të provojë në mënyrë të dokumentuar përvojë akademike dhe pune praktike në fushën e konservimit/ restaurimit dhe studimit të monumenteve historike; aftësi të provuara të punës në grup; përvojë kombëtare dhe ndërkombëtare në fushat e konservimit/ restaurimit të monumenteve dhe planifikimit të territorit; komunikim të mirë në një nga gjuhët kryesore të huaja dhe punime shkencore/teknike në fushat e përmendura në pikën e parë të kritereve të përgjithshme.
Muzeu Historik Kombëtar
Për drejtues të Muzeut Historik Kombëtar, aplikanti duhet të plotësojë këto kërkesa: Të ketë arsim të lartë në fushën e Historisë, ose të Arkeologjisë; përvojë në menaxhim e drejtim të institucioneve kulturore; shkollim e përvoja ndërkombëtare në fushën e Historisë ose të Arkeologjisë; aftësi të dallueshme komunikimi dhe njohuri të një ose më shumë gjuhëve të huaja. Dokumentet duhen paraqitur brenda datës 31.10.2013 pranë Zyrës së Protokollit në Ministrinë e Kulturës.
Printo Dėrgo me e-mail
 
 

Ndalohet rreptësisht prodhimi i faqes ose një pjese të saj pa kërkuar një leje të shkruar.
Copyright 2012 GAZETA SHQIPTARE
Përdorimi i lajmeve mund të bëhet duke përmendur burimin, nëse jo, kjo është një shkelje e të drejtave.