Gazeta Shqiptare Online

| Nr. 5293 Viti XVIII
ONLINE
aa|| Kerko:a   
|| Faqet e Gazetës
   EDITORIAL
   Faqe 2-3
   Faqe 4-5
   Faqe 6-7
   Faqe 8-9
   Faqe 10-11
   Faqe 12-13
   Faqe 14-15
   Faqe 16-17
   Faqe 18-19
   Faqe 20-21
   Faqe 22-23
   Faqe 24-25
   Faqe 26-27
   Faqe 28-29
   Faqe 30-31
   MILOSAO
   BLUETOOTH

|| Bluetooth në PDF
 
Buxheti, ja 42 blloqet e banimit ku do investohet
» Dėrguar mė: 15/12/2013 - 08:13
Ermelinda Hoxhaj

Bashkia e Tiranës, në buxhetin afatmesëm 2014-2016, ka parashikuar që të investojë në 42 blloqe banimi; në zonën e Pazarit të Ri, në zonën e Bllokut, te Kodra e Priftit, në zonën e Unazës e në shumë zona të tjera të kryeqytetit. Po ashtu, një rëndësi të madhe në investimet e vitit që vjen, por edhe të dy viteve të tjera 2015-2016, zënë investimet në godinat shkollore dhe ato parashkollore. Në disa zona problematike, si në Sauk dhe Laprakë, do të ketë edhe ndërtime të objekteve të reja. Pjesë e investimeve të buxhetit të bashkisë prej 8.6 miliardë lekësh, që është parashikuar të jetë për vitin 2014, janë edhe rehabilitimi dhe zgjerimi i dy varrezave publike të Sharrës dhe Tufinës, të cilat janë në gjendje të mjerueshme.
Projektet
Nga buxheti i bashkisë për vitin 2014, 174 milionë lekë janë parashikuar për rehabilitimin dhe zgjerimin e varrezave të Tufinës, ndërsa 125 milionë lekë të tjera janë parashikuar për zgjerimin e varrezave të Sharrës. Ndërsa investimi për rikualifikimin e blloqeve të banimit përbën investimet më të mëdha të Bashkisë së Tiranës, i cili shkon në miliarda lekë në tri vite, pasi do t'i nënshtrohen rikualifikimit mbi 42 blloqe banimi. Një rëndësi të veçantë, Bashkia e Tiranës në programin buxhetor të tri viteve të ardhshme i ka dhënë rikonstruksionit të godinave ekzistuese të arsimit parauniversitar dhe atij parashkollor, por edhe ndërtimit të godinave të reja. Gjatë këtyre tri viteve do të mundësohet: Rikonstruksioni i 4 kopshteve; 14 shkollave 9-vjeçare; dy shkollave të mesme, si dhe rikonstruksioni i shkollës speciale për fëmijët me aftësi të kufizuar. Po ashtu, në këto vite do të ndërtohen të reja 5 kopshte, 5 çerdhe, 3 shkolla 9-vjeçare, si dhe dy shkolla të mesme. Në minibashkinë nr.2 do të ndërtohen dy objekte të reja shkollore, një shkollë 9-vjeçare dhe një gjimnaz i ri në zonën e Saukut. Po ashtu, shkollë e re e mesme do të ndërtohet edhe në zonën e Laprakës. Ndërsa një tjetër shkollë 9-vjeçare e re do të ndërtohet në njësinë bashkiake nr.11, kurse tjetra do të ndërtohet në Kombinat. Këto janë zonat edhe më të populluara të kryeqytetit, ndaj është parë e nevojshme ndërtimi i objekteve të reja arsimore.

Rikualifikimi urban i blloqeve të banimit në 11 minibashki
Njësia Bashkiake Nr.1
Rikualifikimi urban i 2 blloqeve dhe rehabilitimi i rr. “Dhimiter Kamarda”

Njësinë Bashkiake nr.2.
Rikualifikim urban i Sheshit tek Pazari i Ri dhe i Sheshit “Avni Rustemi”,
Rikualifikimi urban i Bllokut 40, 41 dhe 42
Rikualifikimi urban i Bllokut 64, 66 dhe 69
Rikualifikimi urban i Bllokut qe kufizohet nga rruga e Elbasanit-Stavri Vinjau-Pjeter Budi dhe Ali Visha,

Njësia Bashkiake Nr.3
Rikualifikim urban i Bllokut tek Kodra e Priftit,
Rikualifikim urban i Bllokut “Sadik Petrela”,
Rikualifikim urban i Bllokut “Qemal Stafa” dhe rikonstruksion i rrjetit K.U.Z. të këtij blloku,
Rikualifikim urban i Bllokut kufizuar nga rruget H. Tahsim-N. Zoraqi-Bulevardi Zhan Dark dhe rruga “Arkitekt Kasemi”

Njësia Bashkiake Nr. 4
Rikualifikim urban i Bllokut 92/1
Rikualifikim urban i Qëndrës së Kinostudios, Sheshi Kinostudio e blloku 91
Ndertimi dhe Mobilimi urban i siperfaqeve te zones 61/1
Rikualifikim urban i bllokut qe kufizohet nga rruga “Dibrës” - “Njazi Meka” - “Grigor Perlecev” - “Niko Avrami”
Rikualifikim Urban Blloku 48 – 49 (Kontribut i Bashkisë Tiranë për Projektin IPA 2012)

Njësia Bashkiake Nr.5.
Rikualifikim urban Blloku te kufizuar nga rrugët “Sulejman Delvina” - “Medar Shtylla” -”Skender Luarasi” - “Grigor Heba” - “Gjik Kuqali”
Rikualifikim urban i Bllokut kufizuar nga rrugët “Sami Frashëri” - “Ibrahim Rugova” -”Abdyl Frashëri” –Rruga e Parkut te Liqeni
Rikualifikim urban i bllokut të kufizuar nga rruget “Ibrahim Rugova” - “Pjetër Bogdani” - “Gjin Bue Shpata” - Blv “Bajram Curri”

Njësia Bashkiake Nr.6
Ndërtimi i kanalizimeve të ujërave të zeza në Kombinat
Rikualifikim urban Zona e Qytetit të Nxënësve kufizuar nga rruget “S. Gabrani” - “Leka i Madh” - “Vasfi Samini”
Rikonstruksioni i Infrastukturës rrugore të bllokut të kufizuar nga rruga “Llazi Miho”, “Musine Kokalari”, “Zyber Zeneli”, “Lluka Perone”, “Llambi Ziçishti”, “Taxhedin Baholli” Varrezat Sharrë Rikualifikimi urban I Bllokut te Kufizuar nga Rr. “Llambi Bonata”, Rr. “Haki Stermilli” “Musine Kokalari” dhe rikonstruksioni i rrugës “Zyber Zeneli” vazhdim i rrugës “Ali Kelmendi”

Njësia Bashkiake Nr. 7
Rikualifikim urban i Bllokut te Dogana
Rikualifikim urban i zonës që kufizohet me Rr. “Durrësit”, “Teodor Keko”, Lumi Lana, Rr.Anesti Lubonja si dhe Parku tek ish Pista Aviacionit
Rikualifikim urban Blloku në rrugën “Vëllezërit Manastirli”
Rikualifikim urban i bllokut të kufizuar nga rruga “Muhamed Gjollesha” - “Myslym Shyri” – rruga e “Kavajës” – me kufirin e Njësisë Bashkiake Nr.10,qe shtrihet në Njësinë Bashkiake Nr. 7.
Rikualifikimi urban i bllokut të kufizuar nga rrugët e ‘’Kavajës’’ - ‘’Babe Rexha’’ - ‘’Ferdinand Deda’’ dhe Lumi Lana

Njësia Bashkiake Nr. 8
Rikualifikim urban i Bllokut 34/1 me një siperfaqe prej 2,3 ha si dhe të Sheshit pranë Medresesë, në Njësinë Bashkiake nr.8.
Mobilim urban i bllokut të kufizuar nga rruga “Memo Meto’’ dhe ‘’Ferid Xhajko’’, në Njësinë Bashkiake Nr. 8.
Blloku që kufizohet nga rruga “Besa” – “Jashar Erebara” – “Gëzim Kaceli” – Lumi i Tiranës – “5 Maji”

Njësia Bashkiake Nr.9
Rikualifikim urban i Bllokut 46
Rikualifikim urban i Bllokut nr.53
Rikualifikim urban i bllokut kufizuar nga Rr. “Eshref Duka”- shinat e trenit - Rr. “Llazar Shapatini” - Lumi Tiranës
Rikualifikim urban i bllokut të kufizuar nga rrugët “Ded Gjon Luli” - “Mine Peza” - “Fortuzi” - “ Blv “Zogu i Parë” dhe rikonstruksion i rrugëve “Prokop Myzeqari” dhe “Hamid Shijaku”
Rikualifikim Urban i Bllokut i cili kufizohet nga rrugët “Asllan Shahini”, “Albanopoli”, “Muzakët”, “Eshref Frashëri”
Rikualifikimi urban në bllokun “Mine Peza” /Faza I

Njësia Bashkiake Nr.10
Rikualifikim urban i bllokut që kufizohet nga rrugët “Kajo Karafili” - “Mihal Duri” - “Kont Urani”- rr.e Durrësit
Rikualifikim urban i zonës së ndodhur ndërmjet rrugës “Sami Frashëri” – Unazes (blv “Gjergj Fishta”)

Njësia Bashkiake Nr.11.
Ndërtim i K.U.Z. te bregu i lumit, në Njësinë Bashkiake nr.11.
Rikualifikim Urban i Bllokut Nr. 1 (Lapraka) kufizuar nga rrugët “Don Bosko” - Shinat e Trenit (Filanto) - “Turhan Pashë Përmeti” - “Ibrahim Pashë Bushatlliu” - “Lord Bajron” - “Riza Cuka” - “Learton Vathi” - “Pandi Dardha” - “Dritan Hoxha”
Rikualifikim Urban i Bllokut, kufizuar nga rrugët ‘’Petrit Radovicka’’ – rruga e’’Shkodrës’’ - Kastriotët’’ - ‘’Ramadan Citaku’’ – Kufiri me Komunën Paskuqan
Rikualifikim urban i Bllokut mbi shina me një sipërfaqe prej 30 ha Rikualifikim Urban i Bllokut mbi shina në Laprakë Faza e II

Rikonstruksione dhe ndërtime shkollash, 2014-2016
Shtesë kontrate - Rikonstruksion i shkollës "Petro Nini Luarasi"
Rikonstruksion i palestrës në shkollën 9-vjeçare "4 Deshmorët"
Shtesë kontrate - Rikonstruksion i palestrës në shkollën 9-vjeçare "4 Deshmorët"
Ndertim shkolla 9-vjecare ne rrugen "Ali Demi" Njesia 1
Rikonstruksion i Shkolles 9-vjecare "Ibrahim Brahja", Njesia 2
Ndertim Shkolle e Mesme, rruga "Hoxha Tasim", Njesia 2
Rikonstruksion i plote i Shkolles 9-vjecare "Niket Dardani", Njesia 3
Rikonstruksion i plote i Shkolles se Mesme "Eqerem Cabej", Njesia 4 (pjesa e Financimit nga Bashkia e Tiranes)
Rikonstruksion i pjeses ballore Shkolla 9-vjecare "Murat Toptani" Njesia 5
Ndertim Shkolle 9-vjecare tek ish Kombinati Tekstil, Njesia 6 - (pjesa e Financimit nga Bashkia e Tiranes)
Rikonstruksion i plote i Shkolles 9-vjecare "Hasan Vogli", Njesia 9
Ndertim Shkolle 9-vjecare tek Parku i Autobuzeve, Njesia 9
Rikonstruksion i plote e shtese ambjentesh ne Shkollen e Mesme "Q. Stafa", Njesia 10
Rikonstruksion i pjesshem , shtese anesore dhe instalim i sistemit te ngrohjes ne Shkollen 9 vjecare " Avni Rustemi", Njesia 10
Ndertim shtese ne Shkollen 9-vjecare "Isa Boletini", Njesia 11
Ndertim i Shkolles 9-vjecare "Ahmet Gashi ", Njesia 11 (pjesa e Financimit nga Bashkia e Tiranes)
Rikonstruksione dhe ndërtime kopshtesh
Ndërtimi i Kopshtit nr.22 në rrugën "Kongresi Manastirit"
Rikonstruksion i Kopshtit tek Bregu i Lumit
Shtese kontrate "Rikonstruksion Kopshti Bregu Lumit"
Shtesë kontrate - Rikonstruksion i Kopshtit në lagjen Sauk i Vjetër
Ndërtimi i Kopshtit nr.50
Rikonstruksion Kopshti nr. 40, , Rruga "Sali Nivica" Njesia 2
Rikonstruksion Kopshti nr. 41, Rruga "Pjeter Budi" Njesia 2
Rikonstruksion Kopshti nr. 18,Rruga "M. Grameno" Njesia 2
Rikonstruksion Kopshti nr.1, Rruga "S. Petrela" Njesia 3
Rikonstruksion Kopshti nr. 29, Rruga "Arkitekt Kasemi" Njesia 3
Ndertim Kopshti nr. 21, Rruga "H. Cenojmeri" Njesia 6
Rikonstruksion i Kopshtit nr. 17, Rruga "M. Shyri " Njesia 7
Rikonstruksion i Kopshtit nr. 35, Rruga "4 Deshmoret" Njesia 8
Rikonstruksion Kopshti nr. 3, Rruga "Haxhi Dalliu" Njesia 9
Rikonstruksion Kopshti nr. 14, Rruga "Gj. Legisi" Njesia 11
Rikonstruksion Kopshti ne Koder Kamez, Njesia 11
Ndërtim kopshte të integruara me çerdhe
Ndërtim Kopësht-Çerdhe në lagjen Shkozë
Shtese kontrate "Ndërtim Kopësht-Çerdhe në lagjen Shkozë"(ambientet teknike)
Ndërtim Kopësht-Çerdhe pranë Fushës së Aviacionit
Shtesë kontrate -Ndërtim Kopësht-Çerdhe pranë Fushës së Aviacionit
Ndertim Kopshti & Çerdhe, Njesia 10

Investime ne Njesine Bashkiake Nr.1
Rehabilitim dhe Instalim i Sistemit te Ngrohjes ne Shkollen 9-vjeçare "1 Maj"
Rikonstruksion i Kopshtit Nr. 24
Investime ne Njesine Bashkiake Nr.2
Ndertim shkolle e re e Mesme Sauk
Rehabilitimi dhe Instalimi i Sistemit te Ngrohjes i Shkolles 9-vjeçare "Mihal Grameno "
Rehabilitimi i Pjesshem dhe Instalimi i Sistemit te Ngrohjes i Shkolles 9-vjecare M.Greblleshi
Ndertim shkolle e re 9-vjecare
Rehabilitimi i Shkolles 9-vjeçare "Fan Noli "
Rikonstruksion dhe Instalim i Sistemit te Ngrohjes ne Shkollen e mesme "Ismail Qemali"
Investime ne Njesine Bashkiake Nr.3
Rikonstruksion i plote i shkolles speciale Luigj Gurakuqi
Rikostruksion i Shkolles 9-vjecare "Kongresi Lushnjes"
Investime ne Njesine Bashkiake Nr.4
Rehabilitimi i Pjesshem dhe Instalimi i Sistemit te Ngrohjes ne Shkollen 9-vjecare Gjon Buzuku
Rikonstruksion i Kopshtit Nr. 25/A
Investime ne Njesine Bashkiake Nr.5
Rehabilitimi dhe Instalimi i Sistemit te Ngrohjes (kati i dyte) ne shkollen 9-vjeçare "Emin Duraku"
Rehabilitimi dhe Instalimi i Sistemit te Ngrohjes ne shkollen 9-vjeçare "Vasil Shanto"
Rehabilitim i Kopshtit Nr. 42
Investime ne Njesine Bashkiake Nr.6
Ndertim Kopesht dhe Cerdhe ne zonen e ish Kombinatit Tekstil
Rikonstruksion i Shkolles 9-vjecare "Lasgush Poradeci"
Ndertim shkolle 9-vjecare tek ish Kombinati Tekstil, (Faza e II-te)
Rikonstruksion i Kopshtit Nr. 34
Investime ne Njesine Bashkiake Nr.7
Rikonstruksion i shkolles 9-vjecare P. Budi dhe Ndertimi i Palestres
Rehabilitimi i Pjesshem dhe Instalimi i Sistemit te Ngrohjes ne Shkollen 9-vjecare Dhora Leka dhe Ndertim i Palestres
Investime ne Njesine Bashkiake Nr.8
Ndertim i ri i shkolles 9-vjecare S. Maci
Rikonstruksion i shkolles 9-vjecare S. Kodra
Rehabilitimi i Pjesshem dhe Instalimi i Sistemit te Ngrohjes ne Shkollen 9-vjecare 4 Deshmoret
Ndertim Kopesht dhe Cerdhe ne rrugen Siri Kodra (Bregu i Lumit)
Investime ne Njesine Bashkiake Nr.9
Rehabilitimi i Pjesshem dhe Instalimi i Sistemit te Ngrohjes ne Shkollen e Mesme S. Tafaj
Ndertim Kopesht dhe Çerdhe tek Parku i Autobuzave
Investime ne Njesine Bashkiake Nr.10
Rikonstruksion dhe Instalimi i Sistemit te Ngrohjes ne Shkollen 9-vjeçare "Dora D'Istria" dhe shtese anesore
Investime ne Njesine Bashkiake Nr.11
Ndertim Shkolle e re e Mesme
Ndertim i shkolles 9-vjecare Ahmet Gashi, (Faza e II-te)
Ndertim Kopesht dhe Çerdhe ne Koder Kamez (godinat e studenteve)


Printo Dėrgo me e-mail
 
 

Ndalohet rreptësisht prodhimi i faqes ose një pjese të saj pa kërkuar një leje të shkruar.
Copyright 2012 GAZETA SHQIPTARE
Përdorimi i lajmeve mund të bëhet duke përmendur burimin, nëse jo, kjo është një shkelje e të drejtave.