Gazeta Shqiptare Online

| Nr. 5293 Viti XVIII
ONLINE
aa|| Kerko:a   
|| Faqet e Gazetës
   EDITORIAL
   Faqe 2-3
   Faqe 4-5
   Faqe 6-7
   Faqe 8-9
   Faqe 10-11
   Faqe 12-13
   Faqe 14-15
   Faqe 16-17
   Faqe 18-19
   Faqe 20-21
   Faqe 22-23
   Faqe 24-25
   Faqe 26-27
   Faqe 28-29
   Faqe 30-31
   MILOSAO
   BLUETOOTH

|| Bluetooth në PDF
 
100-vjetori i marrėdhėnieve Shqipėri-Rumani
» Dėrguar mė: 21/12/2013 - 07:03
Sami Shiba*

Me rastin e 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Rumanisë dhe 101-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, është nder që të përcjell përshëndetjet më të ngrohta nga përfaqësuesit më të lartë të Shqipërisë për popullin rumun dhe përfaqësuesit të tij më të lartë. Dëshirojmë të falënderojmë Ministrinë e Punëve të Jashtme të Rumanisë për organizimin, me këtë rast, të aktivitetit, më 16 dhjetor 2013. Ky aktivitet dhe promovimi i filmit shqiptar "Agon", me skenar dhe regjisor Robert Budina, organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Bukuresht, më 17 dhjetor 2013, janë një vlerë e shtuar për marrëdhëniet tona historike të miqësisë.
Marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve tona u vendosën pak kohë pasi Shqipëria shpalli pavarësinë e saj. Kështu, më 27 mars 1913, Ministri Fuqiplotë i Rumanisë në Londër paraqiti në Konferencën e Ambasadorëve në Londër një memorandum për njohjen e Pavarësisë së Shqipërisë. Pas këtij akti, Mbretëria e Rumanisë emëroi M. N. Burghele si Ministër Fuqiplotë, dhe hapi zyrën e saj diplomatike në Durrës, kryeqyteti i Shqipërisë në atë kohë. Bukureshti është një qytet i lidhur ngushtë me ngjarje, fakte dhe personalitete të rëndësishme në historinë e Shqipërisë.
Ne nderojmë kontributin e Rumanisë, një vend që ka pritur dhe frymëzuar personalitete të Rilindjes Shqiptare, një vend ku komuniteti shqiptar ka luajtur një rol të rëndësishëm në përgatitjen dhe shpalljen e Pavarësisë. Rumania priti dhe mbështeti Kryeministrin e parë të Shqipërisë, Ismail Qemal Vlora, i cili me personalitete të tjera të shquara të shqiptarëve të Rumanisë punuan intensivisht për të shpallur Pavarësinë e Shqipërisë, e cila u finalizua në Vlorë, më 28 nëntor 1912. Qeveria e Rumanisë dha jo vetëm mbështetjen e saj të plotë politike, duke qenë vendi i parë që njohu Pavarësinë e Shqipërisë, por dhe mbështetje të rëndësishme financiare për Qeverinë e parë shqiptare.
Për më tepër, është pikërisht Rumania, ku patriotët shqiptarë bënë gjithçka për hapjen e shkollës së parë shqipe në Korçë. Ishte pikërisht këtu, ku u krijua shoqëria patriotike "Drita", si dhe ku u botuan shumë libra dhe dokumente të rëndësishme në mbështetje të çështjes shqiptare.
Në këtë përvjetor të 100-të, ne jemi krenarë dhe mirënjohës për marrëdhëniet shumë të mira midis Shqipërisë dhe Rumanisë në të gjitha fushat. Rumania është një aleat i Shqipërisë në kuadër të NATO-s dhe një partner i rëndësishëm në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Në këtë kontekst, duam të theksojmë se Shqipëria është sot një vend modern evropian me institucione demokratike dhe të sundimit të ligjit. Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe kontribuuese për paqen dhe stabilitetin në rajon e më gjerë, si dhe është duke punuar me vendosmëri drejt integrimit evropian.
Duam të theksojmë se si dy nga popujt më të vjetër në rajonin tonë, rumunët dhe shqiptarët, janë ndodhur gjithmonë së bashku dhe kanë pasur vazhdimisht të njëjtin fat në rrjedhën e historisë. Ka qenë ky fat i përbashkët që i ka afruar ata, duke krijuar atë traditë që ka bashkuar popujt tanë në zakone, kulturë e mentalitete, të ngjashme edhe me popujt e tjerë të Ballkanit. Në kujtesën e dy popujve tanë janë gdhendur emrat e personaliteteve të shquara si Elena Gjika (Dora D'Istria), Viktor Eftimiu, Nikolae Iorga, dhe shumë më tepër.
Marrëdhëniet miqësore filluan që në shekullin e 19-të dhe u forcuan më tej kur Princ Wilhelm Vied, nipi i Mbretëreshës Elisabeta të Rumanisë, u emërua Princ sovran i Shqipërisë, duke qeverisur në një periudhë të vështirë, gjatë vitit 1914. Shqiptarët gjithashtu kujtojnë ngjarje të tjera historike që janë të lidhura me Rumaninë: Shtator 2006, ku në Bukuresht, Shqipëria bëhet anëtare e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë dhe prill të vitit 2008, Samiti i NATO-s në Bukuresht, ku Shqipëria mori ftesën për anëtarësim në NATO.
Këto marrëdhënie vazhduan traditën dhe rrugën e konsolidimit të tyre, duke arritur kulmin e tyre me nënshkrimin e Traktatit të Miqësisë midis dy vendeve tona, në vitin 1994. Takimet e nivelit të lartë të kohëve të fundit janë tregues të qartë të marrëdhënieve shembullore dypalëshe mes Shqipërisë dhe Rumanisë. Dëshirojmë që të nxjerrim në pah takimin e suksesshëm të Kryeministrit të Shqipërisë dhe Kryeministrit të Rumanisë në Bukuresht, më 26 nëntor 2013; vizitën e Presidentit të Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Rumanisë në Shqipëri, 12-13 nëntor 2013; vizitën e ministrit të Jashtëm rumun në Tiranë, 7-8 tetor 2013, dhe jemi të bindur se kjo listë do të shtohet së shpejti. Mesazhet e dhëna nga përfaqësuesit e lartë rumunë janë një mbështetje e fortë për Shqipërinë, sidomos vitale, gjatë procesit tonë të integrimit në BE, dhe për këtë ne shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë. Gjithashtu, një simbol i rëndësishëm i bashkëpunimit historik kulturor ka qenë mbështetja e plotë që institucionet rumune dhanë vitin e kaluar, kur ambasada shqiptare organizoi me institucionet rumune më shumë se 12 aktivitete të rëndësishme kulturore, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë.
Kuadri ligjor i bashkëpunimit dypalësh në mes dy vendeve tona tashmë është nënshkruar. Duam të theksojmë se sot, të dyja vendet kanë vullnetin dhe angazhimin e plotë për të zgjeruar bashkëpunimin e tyre, veçanërisht në fushën ekonomike, për rritjen e shkëmbimeve tregtare, si dhe për të mbajtur të hapur dialogun politik e diplomatik, që tashmë është shumë pozitiv.
Dëshirojmë që me këtë rast, të shprehim vlerësimin e lartë për kontributin e komunitetit shqiptar në Rumani, prania e të cilit pasuron marrëdhëniet tona shumë të mira dypalëshe dhe shërben si urë lidhëse mes dy vendeve tona.
Është shumë e rëndësishme të theksohet roli dhe kontributi i dy vendeve tona në bashkëpunimin e suksesshëm në kuadër të organizatave rajonale dhe ndërkombëtare. Në këtë kontekst, dëshirojmë të falënderojmë Rumaninë për kontributin para dhe pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, sidomos për deklaratat e kohëve të fundit lidhur me Kosovën, duke e konsideruar si një kontribut të madh për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit.
Ne jemi të bindur se marrëdhëniet shumë të mira dhe bashkëpunimi midis dy vendeve tona do të vazhdojnë të forcohen.
* Ambasador i Shqipërisë në Bukuresht. Shkrim i botuar me rastin e 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike. Marrë nga gazeta rumune "Nine O'Clock", datë 19.12.2013

Printo Dėrgo me e-mail
 


Shkėlqimi i paralajmėruar i Ermonelės
• Nga Eno Koēo
Makthi i vetmisė
• Nga Kujtim Morina
Paralele “pėrthyerjesh”
• Nga Valbona Nathanaili*
|| Tani në PDF
Milosao
 

Ndalohet rreptësisht prodhimi i faqes ose një pjese të saj pa kërkuar një leje të shkruar.
Copyright 2012 GAZETA SHQIPTARE
Përdorimi i lajmeve mund të bëhet duke përmendur burimin, nëse jo, kjo është një shkelje e të drejtave.