Gazeta Shqiptare Online

| Nr. 5293 Viti XVIII
ONLINE
aa|| Kerko:a   
|| Faqet e Gazetës
   EDITORIAL
   Faqe 2-3
   Faqe 4-5
   Faqe 6-7
   Faqe 8-9
   Faqe 10-11
   Faqe 12-13
   Faqe 14-15
   Faqe 16-17
   Faqe 18-19
   Faqe 20-21
   Faqe 22-23
   Faqe 24-25
   Faqe 26-27
   Faqe 28-29
   Faqe 30-31
   MILOSAO
   BLUETOOTH

|| Bluetooth në PDF
 
Zonjat e televizionit, nėn optikėn e Mirės
» Dėrguar mė: 28/12/2013 - 18:42


Pena e mprehtë e Mira Kazhanit përshkruan personazhet televizive në një lunch.com imagjinar në studion e “Krasta Show”. Autorja e rubrikës më të spikatur në shtypin e shkruar, që shpeshherë ka shkaktuar polemika të zjarrta mes analistëve më në zë të vendit, ka bërë nga një profil, sa miqësor, aq edhe shpotitës, por krejtësisht të sinqertë, për kolegët e ekranit. Për herë të parë, një gazetare flet pa arra në gojë për personazhet televizive, siç i njeh ajo në vërtetësinë e tyre.
Genta Popa: Genta është e mirë. Edhe në rastet kur ndoshta nuk e zotëron perfekt ngjarjen, lajmin, ajo sërish është OK. Ka një magji që s’e kanë dot të gjitha. E do populli Gentën. E pëlqej!
Ola Bruko: Vajzë me ambicie të fortë. Kam punuar me të dhe më pëlqen vetëbesimi edhe në rastet më të pasigurta.
Rudina Xhunga: Ah, e adhuroj “intrigën” e Xhungës. Ajo ka ditur t’i bëjë të besojnë shqiptarët në Rudinën që ajo ka zgjedhur t’iu japë atyre.
Juli Xhokaxhi: Gjithmonë mendoj që Juli ngjan me aktoren e Hollivudit Winona Rider. Vajzë punëtore, e vlerësoj Julin.
Menada Zaimi: Gazetare shumë e mirë e politikës. Nuk i bie fjalë në tokë.
Fjoralba Mishaxhi: Më vjen shumë keq që ajo do t’i mungojë ekranit dhe mua gjithashtu, pasi është shkëputur dhe po jeton me familjen në Londër. Gjithmonë kam menduar se është pak akull, por për mua nuk ka qenë akull bore, por kristali, diamanti.
Mirela Milori: Dikush largohet e dikush është rikthyer. Unë Mirelën e respektoj edhe pse po të ishte për shijet e mia, nuk do isha dakord që ajo tregohet kaq fanatike me profilin, staturën e saj. Do doja të ecte në kohën tonë. Media, ashtu si teknologjia, koha, ecën me shpejtësi. Por kjo është çështje shijesh, sërish e them ajo është zonjë.
Desada Metaj: Gazetare e zonja, kolege e mirë dhe ka një aftësi të rrallë që jo të gjithë e kanë, ekuilibrin. Di të ruajë raportet njerëzore.
Jonida Shehu: Ka sy të bukur, apo jo Krasta? Dikur nuk e pëlqeja shumë. Nuk isha dakord me mimikat e saj si të Vjollca Vokshit. Por do ti që e shoh në emisionin që ka dhe më pëlqen?! Kam ndryshuar mendim për të.
Ilva Tare: Sa keq më vjen që është mike e imja dhe do paragjykohem në vlerësimin për të. Ajo është e pandalshme, ajo është si një orë. Punon dhe ka talent. Modeli që duhet të ndjekin ata që duan të bëhen gazetarë. Mami im do më shumë Ilvën sesa mua. E kupton sa inat më vjen?! E duan njerëzit.
E kontaktuar me telefon, gazetarja u shpreh se çdo gjë që ajo ka thënë është mendim i lirë, në respekt të formatit të Krastës. “Ishte një përshkrim imagjinar sikur koleget e mia të ishin personazhe të rubrikës sime. Unë jam njëra nga ato. Mund të jem më e mirë dhe më keqe. Mundet të mos kem talentin dhe imazhin. Unë jam dakord që të mos jemi dakord”, - na thotë Mira Kazhani.
Printo Dėrgo me e-mail
 


Shkėlqimi i paralajmėruar i Ermonelės
• Nga Eno Koēo
Makthi i vetmisė
• Nga Kujtim Morina
Paralele “pėrthyerjesh”
• Nga Valbona Nathanaili*
|| Tani në PDF
Milosao
 

Ndalohet rreptësisht prodhimi i faqes ose një pjese të saj pa kërkuar një leje të shkruar.
Copyright 2012 GAZETA SHQIPTARE
Përdorimi i lajmeve mund të bëhet duke përmendur burimin, nëse jo, kjo është një shkelje e të drejtave.