Gazeta Shqiptare Online

| Nr. 5293 Viti XVIII
ONLINE
aa|| Kerko:a   
|| Faqet e Gazetës
   EDITORIAL
   Faqe 2-3
   Faqe 4-5
   Faqe 6-7
   Faqe 8-9
   Faqe 10-11
   Faqe 12-13
   Faqe 14-15
   Faqe 16-17
   Faqe 18-19
   Faqe 20-21
   Faqe 22-23
   Faqe 24-25
   Faqe 26-27
   Faqe 28-29
   Faqe 30-31
   MILOSAO
   BLUETOOTH

|| Bluetooth në PDF
 
“Opozita ka frikė nga rezultatet e policies”
» Dėrguar mė: 03/02/2014 - 07:07
Lajme te ngjashme
“Opozita tė kthehet nė Komisionin e Integrimit”
• Datë: Sep 19, 2014


Shkatërrimi i bandës së tritolit ka shkaktuar reagime të ndërsjella mes opozitës dhe Ministrisë së Brendshme. Pas deklaratës së Partisë Demokratike se Policia e Shtetit është e implikuar në rrjetet kriminale, ka ardhur edhe reagimi i Ministrisë së Brendshme, sipas së cilës, janë pikërisht rezultatet e Policisë së Shtetit, që po shkaktojnë frikë e pakënaqësi tek opozita. Në një deklaratë për mediat, ky institucion vlerësoi punën e policisë me nota pozitive, ndërsa ka goditur ashpër opozitën. “Ata që deri dje dështuan ta luftonin krimin, sot po ankohen se policia është rikthyer në krye të detyrës dhe po lufton për rikthimin e shtetit ligjor. Rezultatet e Policisë së Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar dhe parandalimin e akteve kriminale janë aq domethënëse sa duket se kanë shkaktuar frikë e pakënaqësi jo vetëm te kriminelët, por edhe te ata që me paaftësinë, korrupsionin dhe inkriminimin e tyre i krijuan terrenin e favorshëm krimit të shtrinte metastazat e tij ngado”, thuhet në deklaratën e MB-së. Në këtë njoftim citohet se prej dy ditësh, përfaqësuesit e opozitës janë duke përbaltur punën e policisë, e cila po tregon se është në krye të luftës kundër krimit të organizuar. “Shembulli më i qartë i kësaj qasjeje të re të Policisë së Shtetit është aksioni për zbulimin e një grupi me lidhje kriminale nga më të rrezikshmet, ku po arrestohen persona që deri dje dukeshin të paprekshëm nga ligji”, vijohet më tutje në deklaratën e Ministrisë së Brendshme. Në të theksohet se është PD-ja ajo që ka zgjedhur të bëjë politikë me krimin.
Printo Dėrgo me e-mail
 
 

Ndalohet rreptësisht prodhimi i faqes ose një pjese të saj pa kërkuar një leje të shkruar.
Copyright 2012 GAZETA SHQIPTARE
Përdorimi i lajmeve mund të bëhet duke përmendur burimin, nëse jo, kjo është një shkelje e të drejtave.