Gazeta Shqiptare Online

| Nr. 5293 Viti XVIII
ONLINE
aa|| Kerko:a   
|| Faqet e Gazetës
   EDITORIAL
   Faqe 2-3
   Faqe 4-5
   Faqe 6-7
   Faqe 8-9
   Faqe 10-11
   Faqe 12-13
   Faqe 14-15
   Faqe 16-17
   Faqe 18-19
   Faqe 20-21
   Faqe 22-23
   Faqe 24-25
   Faqe 26-27
   Faqe 28-29
   Faqe 30-31
   MILOSAO
   BLUETOOTH

|| Bluetooth në PDF
 
Zgjedhjet pėr president tė FSHF-sė, s'ka vendim pėr kandidaturėn e Gjuzit
» Dėrguar mė: 11/02/2014 - 08:01
Lajme te ngjashme
President Topi to citizens: Apply for ID cards without delay
• Datë: Jun 12, 2009


Çështja e kandidatit të mundshëm për president të Federatës Shqiptare të Futbollit është komplikuar. Dje pritej që komisioni i posaçëm në FSHF të miratonte kandidaturën e Kujtim Gjuzit, i propozuar nga administratori i klubit të Tërbunit të Pukës, propozim që është para datës 8 shkurt, që ishte afati i fundit për të dhënë kandidaturat. Komisioni i verifikimit të kandidaturave duhej të ishte mbledhur një ditë më pas, pra më 9 shkurt, por në fakt, ai është mbledhur dje, me kryetar Sulejman Memën. Edhe pse është marrë në shqyrtim kandidatura e Kujtim Gjuzit, komisioni nuk ka arritur dot të marrë një vendim, kjo edhe për faktin se duhet parë se kush janë përfaqësuesit ligjorë të klubit të Tërbunit, pasi kryetari i Bashkisë së Pukës ka propozuar Armand Dukën. Është lënë të shihet në QKR se si është regjistruar Tërbuni. Ndërkohë, kandidati i mundshëm, Gjuzi, kërkon mbledhjen e asamblesë së jashtëzakonshme. Por kjo bëhet me propozim të disa klubeve dhe jo nga një person, aq më tepër që nuk përfaqëson asnjë klub. Gjuzi kërkon që Armand Duka mos të shkelë as në FSHF, pasi tani është thjesht një kandidat, por edhe kjo nuk qëndron pasi Duka rri në detyrë deri në zgjedhjen e presidentit të ri.
Printo Dėrgo me e-mail
 
 

Ndalohet rreptësisht prodhimi i faqes ose një pjese të saj pa kërkuar një leje të shkruar.
Copyright 2012 GAZETA SHQIPTARE
Përdorimi i lajmeve mund të bëhet duke përmendur burimin, nëse jo, kjo është një shkelje e të drejtave.