Gazeta Shqiptare Online

| Nr. 5293 Viti XVIII
ONLINE
aa|| Kerko:a   
|| Faqet e Gazetës
   EDITORIAL
   Faqe 2-3
   Faqe 4-5
   Faqe 6-7
   Faqe 8-9
   Faqe 10-11
   Faqe 12-13
   Faqe 14-15
   Faqe 16-17
   Faqe 18-19
   Faqe 20-21
   Faqe 22-23
   Faqe 24-25
   Faqe 26-27
   Faqe 28-29
   Faqe 30-31
   MILOSAO
   BLUETOOTH

|| Bluetooth në PDF
 
Shtohen 56 barna me rimbursim,ja lista e re sipas sėmundjeve
» Dėrguar mė: 13/03/2014 - 07:07
Ola Mitre

Lista e re e barnave të rimbursueshme është pasuruar me plot 56 barna të reja, duke e çuar në 477 numrin total të ilaçeve që mbulohen nga shteti. Ndërkohë që, për herë të parë janë përfshirë edhe 7 diagnoza të reja për sëmundje si kanceri, hepatiti, parandalimi i trombozave, çrregullimet hormonale te fëmijët me pubertet, varësia ndaj alkoolit apo osteoporoza. Ndërkaq, "Gazeta Shqiptare" publikon të plotë listën me ilaçet e reja dhe sëmundjet, për të cilat ato përdoren. Sipas drejtorit të Fondit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, Astrit Beci, pasurimi i listës erdhi pas mirëmenaxhimit të fondeve për barnat e rimbursueshme dhe negocimit të çmimeve të ilaçeve. "Këtë vit, do të kemi përmirësim të ndjeshëm në trajtimin e disa nozologjive si: Diabeti, anemitë, sëmundjet kardiake. Gjithashtu në trajtimin e të sëmurëve me kancer, në neurologji, në nefrologji, në kujdesin paliativ, në dermatologji, gjinekologji, urologji, shëndetin mendor, alergiologji dhe okulistikë. Por, risia më e madhe e këtij viti, është trajtimi i disa sëmundjeve të pambuluara më parë nga lista e barnave të rimbursueshme", - u shpreh Beci pas miratimit të listës.
Diagnozat e reja
Këtë vit, lista e barnave të rimbursueshme do të mbulojë shtatë diagnoza të reja. Kështu, deri më tani ka disa lloje kanceri që trajtohen nga lista e barnave të rimbursueshme, ndërsa në listë janë futur kombinime që përmirësojnë trajtimin e tyre. Por, për herë të parë, do të mbulohen edhe lloje të tjera kanceri, si: ai i mushkërive, kanceri rektal, i lëkurës, i heparit etj. Ndërkohë që, sipas përllogaritjeve do të jenë rreth 600 pacientë më shumë që do të përfitojnë nga kjo ndërhyrje. Gjithashtu, për trajtimin e Hepatitit B dhe C janë përfshirë në listë barna që nuk lejojnë kronicizimin e sëmundjes si dhe barna për mjekimin e hepatiteve. Për parandalimin e trombozave janë përfshirë në listë barna që përdoren pas ndërhyrjeve kirurgjikale si dhe në gratë shtatzëna që vuajnë nga venat varikoze, në 3-mujorin e fundit të shtatzënisë. Pjesë e listës janë bërë edhe barnat që trajtojnë çrregullimet hormonale te fëmijët me pubertet të hershëm, osteoporozën te gratë dhe degjenerimin e syrit që të çon në verbëri. Po ashtu, për herë të parë është përfshirë një bar për të ulur një plagë sociale si alkooli. Bëhet fjalë për një medikament për varësinë ndaj alkoolit. Lista e re do të hyjë në fuqi në datën 1 prill, ndërsa fondi i saj është rreth 8.4 miliardë lekë. Ndërkohë që, ashtu siç është bërë e ditur edhe më herët, nga kjo datë do të hyjë në fuqi edhe heqja e TVSH-së së ilaçeve, çka do të sjellë uljen me 10% të çmimit të tyre.
Printo Dėrgo me e-mail
 
 

Ndalohet rreptësisht prodhimi i faqes ose një pjese të saj pa kërkuar një leje të shkruar.
Copyright 2012 GAZETA SHQIPTARE
Përdorimi i lajmeve mund të bëhet duke përmendur burimin, nëse jo, kjo është një shkelje e të drejtave.