Gazeta Shqiptare Online

| Nr. 5293 Viti XVIII
ONLINE
aa|| Kerko:a   
|| Faqet e Gazetës
   EDITORIAL
   Faqe 2-3
   Faqe 4-5
   Faqe 6-7
   Faqe 8-9
   Faqe 10-11
   Faqe 12-13
   Faqe 14-15
   Faqe 16-17
   Faqe 18-19
   Faqe 20-21
   Faqe 22-23
   Faqe 24-25
   Faqe 26-27
   Faqe 28-29
   Faqe 30-31
   MILOSAO
   BLUETOOTH

|| Bluetooth në PDF
 
Gafat e Miss Albania-s
» Dėrguar mė: 12/07/2007 - 08:53


Me çfarë të drejte një producente në Shqipëri i vjedh veshjet një stilisti. Është më se e vërtetë që në Shqipëri nuk aplikohet ligji për të drejtat e autorit, por të ndodh kjo edhe në botën e stilimit, ku stilistët e vërtetë këtu tek ne janë në një numër të vogël dhe dora e kujtdo njihet, është absurde. Mos ndoshta Vera i është rikthyer nostalgjisë së veshjeve që Joni Peçi dizenjonte dikur për spektaklet e saj dhe ajo në pamundësi për të pasur sërish stilistin Joni Peçi, bëri që ajo të bënte këtë "gabim". Pikërisht duke rikrijuar veshjet; herë-herë duke prerë një mëngë e duke shtuar një jakë dhe herë-herë ashtu siç ishin veshjet, realisht të paprekura. Duke konfirmuar kështu që Verës i mungon stili i Joni Peçit në veshjet e misseve të saj.
Gazmend Gjoka
Edhe pse Suada Sherifi, e cila për dy vjet rresht mban emrin e Missit, prezantuesi i spektaklit Gazmend Gjoka mjaft herë i thërriste asaj, Suada Dervishi. Nuk e dimë nëse Suada mund të ketë ndërruar gjatë këtyre dy vjetëve statusin e saj, edhe pse ajo është vetëm 18 vjeç.
Agnesa Vuthaj
Agnesa Vuthaj, vajza që morri kurorën e vitit 2004, edhe pse bëri shumë lapsuse, ishte në formë të mirë. Pavarësisht faktit se gjatë gjithë spektaklit, prej dy orë e gjysmë ajo mbajti të njëjtin fustan. Ndoshta për të ulur koston e shpenzimeve?!
Pallati i Kongreseve
Pallati i Kongreseve këtë herë ishte marrë nga Vera me një qira të ulët. Ky fakt ndoshta ndikoi që të mos ndizeshin kondicionerët. Bulëzat e djersës të të ftuarve në rresht të parë kanë qenë të dukshme tek VIP-a, si Igli Toska dhe bashkëshortja e tij, tek njerëzit e tjerë të biznesit dhe të artit, të cilët bënin fresk me ftesat e aktivitetit.
Printo Dėrgo me e-mail
 
 

Ndalohet rreptësisht prodhimi i faqes ose një pjese të saj pa kërkuar një leje të shkruar.
Copyright 2012 GAZETA SHQIPTARE
Përdorimi i lajmeve mund të bëhet duke përmendur burimin, nëse jo, kjo është një shkelje e të drejtave.