Gazeta Shqiptare Online

| Nr. 5293 Viti XVIII
ONLINE
aa|| Kerko:a   
|| Faqet e Gazetës
   EDITORIAL
   Faqe 2-3
   Faqe 4-5
   Faqe 6-7
   Faqe 8-9
   Faqe 10-11
   Faqe 12-13
   Faqe 14-15
   Faqe 16-17
   Faqe 18-19
   Faqe 20-21
   Faqe 22-23
   Faqe 24-25
   Faqe 26-27
   Faqe 28-29
   Faqe 30-31
   MILOSAO
   BLUETOOTH

|| Bluetooth në PDF
 
Mbyllet semestri, nxėnėsit ankohen pėr fluks testimesh
» Dėrguar mė: 21/01/2009 - 14:04
Lajme te ngjashme
“Pėrgjimi”, demokratėt ankohen tek Totozani: Vendimi i qeverisė i paligjshėm, bėhu mė aktiv
• Datë: Jul 31, 2014
Aimona Vogli

Fundi i janarit shënon dhe mbylljen e semestrit të parë për të gjithë gjimnazistët e shkollave të mesme. E pikërisht këto ditë të fundit janë edhe më të ngarkuarat për të gjithë aktorët e shkollave të mesme. Për nxënësit, mbyllja e semestrit natyrisht vjen dhe me tentativat për të ngritur notën mesatare, por dhe me provimet e paralajmëruara të lëndës, ndërsa për mësuesit edhe më i ngarkuar, pasi atyre u duhet të mbyllin arritjet e tyre. Një pjesë e gjimnazistëve të kryeqytetit pretendojnë se duke nisur nga java e kaluar kanë provuar dhe stresin dhe ngarkesën e 4-5 provimeve në javë, krahas përgatitjes së përgjithshme në lëndët e tjera. Një pretendim i tillë hidhet poshtë nga mësuesit, të cilët nënvizojnë se maksimumi i provimeve mund të ketë qenë 2-3 në javë dhe kjo është e pranueshme për një gjimnazist. "Nuk është e vërtetë që ka pasur shumë provime, mund të them se maksimumi mund të ketë arritur 2-3 në javë. Por, një pjesë e nxënësve quajnë provime edhe testimet që bëhen për 20 % të mungesave të bëra në një lëndë dhe që nxënësi detyrimisht duhet ta shlyejë. Kjo gjë vlen për të gjitha kategoritë e tyre, si për nxënës të dobët, mesatarë dhe ata të mirë", - shpjegon në lidhje me këtë problem Diana Kalemi, drejtoreshë e shkollës "Petro Nini Luarasi".
Nxënësit
"Që prej javës së kaluar, thuajse një ditë po-një ditë jo, kam nga një provim. Madje në një rast ka ndodhur edhe nga dy në ditë; është një ngarkesë shumë e madhe duke pasur parasysh që duhet të mësoj edhe për lëndë të tjera. Po i jap vetes maksimumin që të përmirësoj sa më shumë notën time mesatare", - na rrëfen E., gjimnaziste në shkollën "Petro Nini". Testimet që bëhen pranë fundit të semestrit, edhe pse janë të paralajmëruara, duket se nuk mirëpriten nga gjimnazistët. Ata janë të ndërgjegjshëm që duhet të pyeten të gjithë dhe janë të gatshëm të përpiqen që të përmirësojnë notat e tyre, por fluksi i provimeve duket se sjell dhe shumë ankesa mes tyre. "Po pres me padurim që të mbarojë kjo periudhë, sepse jemi thuajse gjithë kohës të bombarduar me provime dhe më ngritje në mësim", - tregon Endi, gjimnaziste në shkollën "Çajupi". Një javë e ngarkuar me provime që janë bërë thuajse të përditshme, ka qenë dhe për nxënësit e shkollë së mesme profesionale "Don Bosko". "Kam thuajse çdo ditë të javës provime dhe e ndjemë veten shumë të ngarkuar, por kjo besoj se do të kalojë shumë shpejt, sapo të mbarojë semestri", - thotë O., nxënës i vitit të dytë në këtë shkollë.
Provimet
Janë mënyra më e mirë për të vlerësuar në numër të madh nxënësit, duke shfrytëzuar sa më pak kohë që është e mundur. Dhe pse këta të fundit mund të jenë të paralajmëruar muaj më parë, ose janë shtyrë nga vetë nxënësit për në fund, gjithsesi kanë hasur reagime nga ata që e konsiderojnë veten shumë të ngarkuar në këtë periudhë. Në fakt, edhe pse një pjesë e tyre ankohen, ka dhe nga ata që janë sistemuar me nota gjatë gjithë semestrit të parë dhe fundi i tij nuk ka ardhur shumë stresues. Ata mendojnë se po të punosh gjithë vitin dhe po të mos kesh 20% të mungesave, që duhen shlyer për lëndët ku ke munguar, gjithçka është në ngarkesë normale. "Kemi bërë vetëm 2 provime, një në matematikë dhe një në rusisht". Kam pasur një ngarkesë normale të një jave shkollore", - tregon Joni, nxënës në vitin e 2-të në shkollën "Asim Vokshi".
Mësuesit
Të pyetur për pretendimin e nxënësve, drejtuesit e shkollave por edhe mësuesit tregojnë se nuk është e vërtetë që nxënësit kanë një ngarkesë të madhe. Përkundrazi, janë këta të fundit që duhet të mbyllin semestrin, të cilët hasen me një ndër ngarkesat më të mëdha të vitit shkollor. "Mund të them që është një ngarkesë normale; nxënësit mund të kenë 2 ose maksimumi 3 provime në javë. Këtu ata nuk duhet të llogaritin provimet që japin si 20 % të lëndës ku kanë munguar, sepse kjo nuk vlen për të gjithë", - sqaron Diana Kalemi, drejtoreshë e gjimnazit "Petro Nini". Për sa i përket mbylljes së semestrit të parë në këtë shkollë, drejtoresha Kalemi tregon se gjithçka po shkon në rrugë të mbarë. "Është e vërtetë që si staf kemi një ngarkesë të madhe në këtë periudhë, por fatmirësisht në kohën e mbylljes së semestrit më datë 30 janar, kemi 4 ditë pushim, të cilat mund t'i shfrytëzojmë. Do të punojmë të shtunë e të diel për të përfunduar çdo gjë. Por duke qenë se kemi punuar sistematikisht me regjistrat dhe me kontrollet, çdo gjë është në rrugë të mbarë", - përfundon ajo. Ndërkohë, Kalemi thekson se një ndihmesë e madhe që shkolla e saj të arrijë rezultate të larta, kanë qenë dhe trajnimet e mësuesve, të organizuara nga DART-ja dhe MASH-i.
Printo Dėrgo me e-mail
 
 

Ndalohet rreptësisht prodhimi i faqes ose një pjese të saj pa kërkuar një leje të shkruar.
Copyright 2012 GAZETA SHQIPTARE
Përdorimi i lajmeve mund të bëhet duke përmendur burimin, nëse jo, kjo është një shkelje e të drejtave.