Gazeta Shqiptare Online

| Nr. 5293 Viti XVIII
ONLINE
aa|| Kerko:a   
|| Faqet e Gazetës
   EDITORIAL
   Faqe 2-3
   Faqe 4-5
   Faqe 6-7
   Faqe 8-9
   Faqe 10-11
   Faqe 12-13
   Faqe 14-15
   Faqe 16-17
   Faqe 18-19
   Faqe 20-21
   Faqe 22-23
   Faqe 24-25
   Faqe 26-27
   Faqe 28-29
   Faqe 30-31
   MILOSAO
   BLUETOOTH

|| Bluetooth në PDF
 
Fullani: S'ka mė "serum" nga emigrantėt
» Dėrguar mė: 24/02/2009 - 06:53
Lajme te ngjashme
Ish-vartėsit e Fullanit do tė bėjnė inventarizimin nė BSH
• Datë: Nov 27, 2014
Prokuroria vijon hetimin e Fullanit
• Datë: Nov 27, 2014
Genc Kondi

Prurjet valutore nga emigracioni kanë qenë të rëndësishme për shumë kohë. Ato ishin 'serumi' më i madh valutor në ekonomi. Megjithatë, duhet të jemi të ndërgjegjshëm se, në totalin e prurjeve valutore në të ardhmen, zëra parësorë do të jenë tregues të tjerë, si eksportet dhe investimet e huaja direkte". Ka deklaruar kështu dje, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Ai iu ka bërë thirrje direkte bankave që të mos ndalin kreditimin, veçanërisht ndaj industrive që prodhojnë për eksport, që duket tashmë se janë më të prekurat nga kriza globale. Guvernatori i bëri këto deklarata gjatë një takimi, njëherësh, me përfaqësues të kompanive eksportuese dhe të Shoqatës Shqiptare të Bankave, në mjediset e bankës qendrore. Ato bëhen pak ditë pas shpalljeve të njëpasnjëshme, nga ndërtuesit dhe sektori i eksporteve të veshmbathjeve, se këto degë jetike për ekonominë e vendit janë prekur nga recesioni botëror.
Bilanci
"Gjatë viteve të tranzicionit, ekonomia jonë ka regjistruar një bilanc tregtar negativ, i cili, për rrjedhojë, ka shkaktuar një deficitit korrent të vazhdueshëm. Stabiliteti afatgjatë dhe qëndrueshmëria makroekonomike kërkojnë që këto balanca në rrjedhën e viteve të paguhen nga suficite tregtare në të ardhmen", - theksoi Fullani. Ndërkohë, duke folur për prekjen e ekonomisë shqiptare nga kriza, ai tha se, "aktualisht ekonomia shqiptare po ndikohet nga zhvillimet e raundit të dytë që kanë prekur ekonomitë e zhvilluara të botës".
Alarmi
"Banka e Shqipërisë vlerëson se në vitin 2008, në kuadër edhe të një "thatësire" të madhe të tregjeve globale, është regjistruar rënie e flukseve hyrëse valutore dhe rritje e deficitit korrent në Shqipëri", - vuri në dukje ai. Duke shtuar se "mekanizmi i përhapjes ose kontaminimit, përmes të cilit kriza e nisur në ekonomitë më të fuqishme të botës po përhapet në të gjithë botën, ka bërë që efektet të ndjehen edhe në ekonominë shqiptare. Pavarësisht se sistemi financiar nuk u ndikua nga kriza financiare botërore, efektet e raundit të dytë po shfaqen dhe do të vazhdojnë edhe në të ardhmen", - theksoi guvernatori i BSH.
"Sistemit bankar i drejtoj një apel institucional, - tha ai më tej. - Vlerësojeni më me kujdes rolin dhe potencialet e biznesit eksportues, qëndrojini afër me këshilla dhe konsulencë financiare, rishikoni politikat tuaja të vendosjes së komisioneve për këtë biznes, dhe në këtë proces jepini përparësi financimit më të madh të tij". "Kriza e fundit tregoi se të gjithë ne lundrojmë në të njëjtat ujëra dhe mund t'i rezistojmë dallgëve, vetëm nëse i përballojmë këto sfida së bashku. Aktiviteti i eksportit është gjenerues i flukseve valutore aq të nevojshme për stabilitetin e monedhës. Stabilitet, i cili lidhet me të gjithë ekuilibrat e tjerë, përfshirë edhe stabilitetin e sistemit financiar", - tha Fullani.
Printo Dėrgo me e-mail
 
 

Ndalohet rreptësisht prodhimi i faqes ose një pjese të saj pa kërkuar një leje të shkruar.
Copyright 2012 GAZETA SHQIPTARE
Përdorimi i lajmeve mund të bëhet duke përmendur burimin, nëse jo, kjo është një shkelje e të drejtave.