Gazeta Shqiptare Online

| Nr. 5293 Viti XVIII
ONLINE
aa|| Kerko:a   
|| Faqet e Gazetës
   EDITORIAL
   Faqe 2-3
   Faqe 4-5
   Faqe 6-7
   Faqe 8-9
   Faqe 10-11
   Faqe 12-13
   Faqe 14-15
   Faqe 16-17
   Faqe 18-19
   Faqe 20-21
   Faqe 22-23
   Faqe 24-25
   Faqe 26-27
   Faqe 28-29
   Faqe 30-31
   MILOSAO
   BLUETOOTH

|| Bluetooth në PDF
 
Lista e kandidateve per deputet
» Dėrguar mė: 21/05/2009 - 11:47


QARKU TIRANË

PD
1. SALI BERISHA
Kryeministri i vendit, ish-president 1992-1997, deputet që pas 1991. Me profesion doktor
2. RAJMONDA BULKU
Aktore, shumë e afërt me PD-në që në fillimet e saj. Ishte një nga pjesëmarrëset e protestës që rrëzoi bustin e Enver Hoxhës.
3. ALDO BUMÇI
Avokat, deputet që në 2005, kreu i PD-së së Tiranës. U shkarkua nga Berisha pa asnjë motivim nga posti i kreut të Drejtësisë.
4. Bujar Nishani
Deputet, ministër i Punëve të Brendshme, për disa vite ka qenë sekretar i përgjithshëm i PD-së së Tiranës.
5. MAJLINDA BREGU
Ministre e Integrimit, e ardhur nga fusha e medias. Në 2005 fitoi bindshëm në një zone të vështirë të kryeqytetit.
6. Gerti Bogdani
Kryetari i njësisë bashkiake numër 10 në kryeqytet. Berisha e bëri zëdhënës, pastaj e emëroi kryetar të FRPD-së.
7. Genti Strazimiri
Zëvendësministër i Punëve të Brendshme. Eksperiencë e shkurtër në politikën e FRPD-së.
8. Florjon Mima
Zëvendësministri i Financave. Drejtues kryesor i tatimeve ’92-97. Më pas ka punuar në administratën e UMNIK-ut dhe Irakut.
9. Ilir Rusmali
Avokat, ish-ministër drejtësie, dha dorëheqje për shkak të një skandali të të vëllait, që nuk u vërtetua nga akuza.
10. Myqerem Tafaj
Këshilltar i kryeministrit, nisi reformën akademike. Ministër në Qeverinë e Pajtimit, konkurroi për deputet në ‘97 në Bulqizë.
11. Luan Skuqi
Deputet që në 2005, me kontribut politik vetëm në Kavajë. Mars deri në korrik të 1997 ishte ministër i Arsimit.
12. Tritan Shehu
Ministër Shëndetësie, i Jashtëm, zëvendëskryeministër, kryetar PD-je 1992-1997. Shkoi me PDr-në për disa vite, pastaj u kthye.
13. Viktor Gumi
Ministri i ri i Punëve dhe Çështjeve Sociale. Më parë, drejtor i Përgjithshëm i Kodifikimit te Drejtësia pastaj në parlament.
14. ARBEN IMAMI
Themelues i PD-së, një nga studentët e dhjetorit ’90. Kaloi me të majtën për disa vite, hartoi Kushtetutën, aktualisht shef Kabineti te Berisha.
15. Lajla Pernaska
Pediatre, deputete për herë të parë në 2005. Anëtare e kryesisë së Forumit të Gruas, kandidoi për kreun e PD-së së Tiranës.
16. Vath Tabaku
Profesor pranë Fakultetit të Shkencave Pyjore në Universitetin e Kamzës. Nuk njihet në politikën aktuale të PD-së.
17. JORIDA TABAKU
Emër krejt e re në Partinë Demokratike. Berisha e bëri para pak ditësh zëvendësministre të Integrimit.
18. Edit Harxhi
Pjesëtare e KOP-it 2005, aktualisht zëvendësministre e Jashtme. Nuk ka një eksperiencë të qartë politike.
19. Altin Ndroqi
Gazetar, ka punuar si zëdhënës i ministrit Olldashi. U votua me shumë debate si anëtar i KKRT-së.
20. Kastriot Sulko
Zv/Ministër i Punës, Çështjeve Sociale që nga 2005. Nuk ka eksperiencë politike, ’01-’05 funksionar në ERE.
21. Gani Pramodhi
Deputet i PD-së në legjislaturat e kaluara, aktivist i PD-së, por jo shumë i njohur.
22. Taulant Bino
Zëvendësministër i Mjedisit, anëtar i KOP-it, pa eksperiencë politik, pedagog në Shkencat e Natyrës.
23. Ermal Dobi
Punonjës pranë Bankës së Tiranës, nuk njihet si i aktivizuar në politikën e demokratëve.
24. Gjergj Bojaxhi
Drejtor i Përgjithshëm i KESH-it. Kryeministri e vlerësoi si menaxher i mirë. Kandidoi për kreun e PD-së së Tiranës.
25. Indrit Fortuzi
Futbollist. Ai njihet nga tifozët e Tiranës si dhe të Shqipërisë si “zogu”.
26. Arben Qirjako
Drejtori aktual i Hipotekës së Tiranës. Më parë drejtori i Entit të Banesave, i njohur në rrethet politike të PD-së.
27. Ferdinand Shehu
Nëndrejtori i Agjencisë së Legalizimeve. Drejtues i seksionit të PD-së në zonën e bllokut, që njihet si bastion i socialistëve.
28. Jera Kruja
Presidente e Ligës Shqiptare kundër Epilepsisë. Aktualisht neurologe në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza.
29. Arta Sakja
Koordinatore për Barazinë Gjinore. Aktiviste në PD, aktualisht punon në Kuvendin e Shqipërisë.
30. Migena Reçi
Anëtare e re e kryesisë së Tiranës, drejtuese e njohur e FRPD-së, si dhe e aktivizuar në politikën aktive të PD-së.
31. Keltis Kruja
Drejtor në Ministrinë e Brendshme. E vetmja lidhje politike, është se njihet si shoku i ngushtë i Shkëlzen Berishës.
32. Ylber Vata
Me profesion doktor, ka qenë drejtor i spitalit të Kukësit, kandidat për deputet në 1997.

PS
1. VASILIKA HYSI
Ish-kryetare e Komitetit Shqiptar të Helsinkit
2. BESNIK BARAJ
Kryetari aktual i PS-së për Tiranën, sekretar për mjedisin në PS, pedagog
3. KASTRIOT ISLAMI
Ish-kryetar Kuvendi. Ish-zv/kryeministër. Deputet prej vitesh i PS-së. Anëtar i forumeve të larta të saj.
4. SAIMIR TAHIRI
Drejtor i Fondacionit “Qemal Stafa”, ish-zëdhënës i PS. Me profesion jurist
5. FATMIR XHAFAJ
Ish-ministër i Drejtësisë. Sekretar për çështjet ligjore. Deputet prej vitesh në PS. Me profesion jurist
6. ANDIS HARASANI
Ish-drejtor i KESH-it në kohën e qeverisjes së PS. Aktualisht deputet.
7. DITMIR BUSHATI
Ish-Drejtor i Integrimit në Ministrinë e Integrimit Evropian. Një prej anëtarëve të Institutit “Agenda”, aktualisht në Lëvizjen Evropiane
8. EGLANTINA GJERMENI
Drejtuese OJQ-je
9. NAMIK HAMZA DOKLE
Ish-kryetar Kuvendi. Një prej themeluesve të PS. Ish-zv/kryeministër. Deputet prej vitesh. Gazetar
10. ENKELEJDA SHKRELI
Studiuese
11. EDUARD SHALSI
Nënkryetar i Bashkisë së Tiranës
12. XHEMAL QEFALIA
Biznesmen. Ish-drejtor burgu
13. DASHAMIR PEZA
Militant i PS. Nipi i Myslym Pezës
14. ILIR GJONI
Ish-ministër rendi. Ish-deputet.
15. ARTAN GAÇI
Biznesmen i një dyqani të njohur në Tiranë
16. AURON TARE
Studiues. Albanolog
17. ELISA SPIROPALI
E ardhur nga lëvizja MJAFT.
18. ARTAN LAME
Ish-zv/ministër. Aktualisht i angazhuar në PS
19. SEFER DERVISHI
Mjek
20. BLEDAR ÇUÇI
Ish-drejtor në Ministrinë e Pushtetit Vendor
21. IBRAHIM KALEMI
22. SHPËTIM CAMI
Ish-Drejtor I Patentave në kohën e PS
23. NAIM ASLLANI
24. MEHMET HASALAMI
Ish-drejtor i Ujësjellësit. Ish-kandidat i PS-së për deputet
25. DIANA NDRENIKA
Anëtare e Asamblesë së PS-së
26. SOKOL KRAJA
Biznesmen. Ish-Drejtor në Ministrinë e Jashtme
27. SULË CARA
28. GERTA LUBONJA
29. ILIRJAN MIHALI
Koordinator i vullnetarëve të njësisë nr.3 në Tiranë. Ka studiuar për arte
30. BLEDAR DORACAJ
Ish-drejtues i FRESSH
31. GERT JANAQI
Anëtar i Asamblesë Kombëtare të PS-së
32. ABDYL SARJA

QARKU FIER
PD

1. SOKOL OLLDASHI
Ministër i Transporteve, ish-kryetar i PD-së së Tiranës, ish-kryetar i FRPD-së, humbi në zgjedhjet lokale të 2007.
2. Ilir Bano
Deputet, nënkryetar i grupit parlamentar të PD-së. U angazhua në këtë parti. Në ’99-2005, sekretar organizativ.
3. Mesila Doda
Kryetare e KKRT-së. Berisha e konsideroi si aktiviste në lëvizjen studentore. Ka qenë zëdhënëse shtypi në qeverinë Meta.
4. ENKELEJD ALIBEAJ
Ministri i Drejtësisë. Ishte drejtor i zyrës së Antikorrupsionit në kabinetin Berisha.
5. Vasillaq Ngresi
Ishte deputet në 2005, po në Fier. Nëndrejtor i kompanisë “Albpetrol”. Aktualisht një biznesmen i njohur.
6. FATOS BEJA
Ministër i Arsimit. Ishte nënkryetar parlamenti nga 2005-2008. Njihet në jetën politike të PD-së.
7. Eno Bozdo
Zëvendësministër i Ekonomisë. U largua nga PD-ja së bashku me Pollon, por pas shkrirjes kandidon si demokrat.
8. Blerim Koreshi
Kandidoi në Lushnje në 2005, nuk fitoi. Aktualisht drejtori i Drejtorisë Arsimore po në këtë qytet.
9. Ramadan Krasniqi
Drejtori i Ndërmarrjes së Ujërave. Aktivist i PD-së, ka kandiduar për deputet, anëtar i kryesisë së PD-së së Fierit.
10. Ferdinand Murati
Kryetari aktual i PD-së së Fierit, biznesmen. Ish-kandidat për kryetar të Bashkisë së këtij qyteti në 2007.
11. Daut Sulaj
Nënprefekti aktual i Lushnjës, aktivist i bazës së demokratëve në këtë qytet.
12. Vasilika Hysi
Kryetare e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për Fierin. Është anëtare kryesie e degës së kësaj partie.
13. Majlinda Veria
Sekretare e përgjithshme e prefekturës së Fierit. Më parë ajo ka qenë inspektore e edukimit, por që pati probleme me drejtësinë.
14. Stavri Ristani
Zëvendësministri i Transporteve. Doktor i Shkencave Inxhinierike ne Universitetin Politeknik te Milanos, pedagog.
15. Nevila Dani
16. Suzana Numani
E suksesshme në fushën e biznesit. Drejton një shkollë jopublike në qytetin e Fierit.

PS
1. GRAMOZ RUÇI
Kryetar i Asamblesë Kombëtare të PS. Ish-ministër, deputet prej disa legjislaturash i PS. Profesioni, arsimtar
2. ERMELINDA MEKSI
Ish-ministre e Ekonomisë, e Integrimit. Deputete e vjetër e PS-së si dhe një prej themelueseve të saj. Pedagoge e Ekonomisë.
3. ALBERT ÇAÇI
Deputet i PS-së, anëtar i forumeve të larta të saj. Ka përfunduar studimet për Ekonomi. Ish-zv/ministër i Punës.
4. FATOS TUSHE
5. ARMANDO SUBASHI
Biznesmen. Kryetar i Gjykatës së Fierit, Anëtar i KLD-së
6. BASHKIM FINO
Ish-kryeministër. Deputet aktual i PS-së. Anëtar i forumeve të larta të PS-së ndër vite. Me profesion ekonomist
7. ERVIN KOÇI
Drejtor i Tatim -Taksave Fier. Anëtar i Këshillit bashkiak. Drejtor i BKT atje
8. ARBEN ÇUKO
Komandant i Gardës
9. PIRO LUTAJ
Deputet i PS-së në këtë legjislaturë.
10. ARION MUÇAJ
Kryetari aktual i PS-së në Fier,
11. ANDUEL XHINDI
Student i Mjekësisë në Tiranë, djali i deputetit të vrarë, Fatmir Xhindi
12. BUJAR ÇELA
13. ALMA BEJTAJ
Anëtare e PS-së. Ka mbajtur disa poste drejtuese
14. GENTIAN NUSHI
15. PAJTIM ISUFAJ
16. FREDI KOKONESHI

QARKU BERAT
PD

1. GENC POLLO
Zëvendëskryeministër, ministër i Arsimit, deputet. Ish-kryetar i PDr-së, një nga drejtuesit e PD-së.
2. Mehmet Xheka
Deputet. Nënkryetar i PD-së, Berat. Anëtar i Këshillit Bashkiak.
Kandidat për Kryetar Bashkie në zgjedhjet vendore 2003-2006.
3. Lefter Maliqi
Ish-komisar policie, ish-kandidat i LSI-së për Beratin në zgjedhjet e 2005.
4. Thoma Miço
Ish-drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe nënkryetar i PBDNJ-së. Ish-deputet.
5. Miranda Haxhia
Mësuese. Gazetare, shkrimtare. Aktualisht angazhohet me gazetën zyrtare të Albtelekomit “Postieri” në Tiranë.
6. Dhori Kule
Rektor i Universitetit të Tiranës. Ish-dekan në Fakultetit Ekonomik, anëtar i Këshillit bashkiak Tiranë.
7. Edi Pone
Drejtoresha e Albtelekomit Berat, ka mbaruar për tekstile dhe është zgjedhur në forumet e PD së rrethit

PS
1. Erion Braçe
Deputet i PS-së në disa legjislatura, anëtar kryesie, Asambleje, ish-kryeredaktor i gazetës “ZP”. Profesioni i tij është ekonomist
2. FIDEL YLLI
Njihet si biznesmen, ish-sportist i mundjes, ishte kryetar i delegacionit shqiptar në Lojërat Olimpike “Pekin 2008”.
3. ERMONELA VELAJ
Kandidatja është prokurore në Berat. Me profesion është juriste.
4. MARKO BELLO
Aktualisht deputet i PS-së. Ka përfunduar fakultetin e Histori- Filologjisë, ish-diplomat, ish-ambasadori i Shqipërisë në Rumani, gazetar
5. EDUARD BEJKO
Njihet si mjek kirurg në qytetin e Beratit. Deri pak kohë më parë ai ka mbajtur postin e kryetarit të LSI-së për këtë qytet, por më pas iu bashkua PS-së.
6. SELMAN HODAJ
Kryetar i PS-së për Bashkinë e Beratit, anëtar prej vitesh i kësaj partie. Me profesion është mësues matematike
7. ANILA AGALLIU
Me profesion mësuese e gjuhës shqipe. Aktualisht mban postin e kryetares së Forumit të Gruas Socialiste në Bashkinë Berat
8. VALBONA ZYLYFTARI
Aktualisht, anëtare e Asamblesë Kombëtare. Me profesion është mësuese.

QARKU KORÇË
PD

1. RIDVAN BODE
Ministër i Financave. Sekretar i përgjithshëm në PD. I ardhur në këtë parti pas 1997. Ka qenë i afërt me Berishën.
2. GJERGJI PAPA
Kryetari aktual i PD-së së Korçës. Ish-kandidat për postin e kryetarit të Bashkisë në 2007.
3. Ledina Aliolli
Pedagoge në Universitetin e Korçës, aktiviste e kësaj partie anëtare e komisioni të investimeve në Bashkinë e qytetit
4. EDMOND SPAHO
Kryetar i komisionit të Ekonomisë. Anëtar i Këshillit Kombëtar dhe i kryesisë së PD-së, si dhe sekretar për Politikat Ekonomike.
5. Fatbardh Kadilli
Këshilltar i Berishës për Politikat Antikorrupsion, drejtor i Koalicionit Shqiptar kundër Korrupsionit, anëtar i KOP.
6. Ismail Hoxha
Profesor në universitetin e Tiranës. Ka kandiduar më përpara përballë Pandeli Majkos.
7. ELFRIDA ZEFI
Prefekte e Korçës. Pedagoge në Universitetin “Fan Noli” të këtij qyteti.
8. Jonela Spaho
Pedagoge e letërsisë në Universitetin e qytetit.
9. Eduard Ypi
Vjen nga radhët e ish-të persekutuarve. Ish-drejtor i Bankës Tregtare Shqiptare. Ministër në Qeverinë e Pajtimit.
10. Alfred Gega
Deputet që nga 2005. Që nga 2001 e vazhdim anëtar i PR-së; nënkryetar i Forumit Rinor Republikan.
11. Niko Dudo
Kryetar i Partisë Demokratike, u rikonfirmua në këtë post edhe në ’09. Nënprefekt i Pogradecit.
12. Zinel Shaholli

PS
1. BEN BLUSHI
Ish-ministër i arsimit. Ish-ministër i Pushtetit Vendor. Deputet prej vitesh i PS-së dhe anëtar i forumeve të larta. Ish-sekretar politik
2. PANDELI MAJKO
Ish-kryeministër i vendit në kohën e luftës së Kosovës. Ish-student i dhjetorit, ish-ministër i Mbrojtjes. Deputet dhe anëtar i forumeve të larta të PS prej vitesh
3. MIMI KODHELI
Ish-nënkryetare e Bashkisë së Tiranës, zëdhënëse e kryesisë së PS-së. Një nga bashkëpunëtoret e afërta të Edi Ramës
4. ALFRED DALIPI
Deputet i PS-së në këtë legjislaturë. Anëtar i komisionit të medias. Ka studiuar drejtësi dhe italisht. Ish-drejtor i TVSH
5. ARBEN AHMETAJ
Ish-zv/ministër i PS-së, aktualisht nënsekretar për koordinimin në PS. Ish-këshilltar i kryeministrit Fatos Nano
6. OLTA XHACKA
Ish-anëtare e G99. Aktiviste e lëvizjes MJAFT. I është afruar PS-së muajt e fundit
7. IRENA KALLCO
Aktualisht është dekane e Fakultetit të Bujqësisë
8. ARBEN RROKO
Ish-drejtor i Policisë Ndërtimore në Pogradec
9. DEMIR AGASTRA
Ish-Drejtor i KESH për Tiranën, i emëruar nga qeverisja socialiste.
10. BASHKIM HAZISLLARI
Ish- drejtor i Drejtorisë së Patentave, ish-kryetar i PS-së për fshatin
11. TATIANA SELENICA
Ish-kryetare e njësisë bashkiake
12. ILIR XHAKOLLI

QARKU DURRËS
PD

1.FERDINAND XHAFERRI
I njohur në PD, kaloi me PDr-së, duke qenë nënkryetar i saj. Pas bashkimit ai u bë sekretar i Marrëdhënieve me publikun në PD.
2. Albana Vokshi
Këshilltare e kryeministrit. U caktua nga Berisha si koordinatore e donacioneve të huaja për Gërdecin.
3. Gazmend Oketa
Biznesmen. Deputet në 2005, zëvendëskryeministër, pastaj ministër Mbrojtjeje pas largimit të Mediut
4. Ylli Lama
Ish-kryetar i Bashkisë së Krujës dhe një nga aktivistët e PD-së në këtë qytet prej vitesh
5. Osman Metalla
Deputet aktual, anëtar i PD-së që nga viti 1992. Kandidat për deputet në vitin 2001. Anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së.
6. Eduard Halimi
Drejtuesi i Avokatit të Shtetit. Ishte zëvendësministër i Drejtësisë
7. Igli Cara
Kryetari aktual i PD-së së Durrësit. Biznesmen. Ishte i panjohur për PD-në kur kandidoi për postin e kryetarit
8. Ndriçim Babasi
Deputet aktual i PD-së për Krujën. Biznesmen i njohur dhe aktivist i hershëm i PD-së
10. Liljana Kola
Ekonomiste në komunën Katund i Ri në Durrës. Njihet si aktiviste në degën e PD-së
11. Eglantina Bekteshi
12. Dardan Domi
Ish-kryetar i PD-së së Shijakut. Drejtor i Personelit pranë Ministrisë së Brendshme
13. Besa Qesja

PS
1.BLENDI KLOSI
Deputet i PS-së aktualisht. Ish-ministër i Kulturës, sekretar organizativ. Profesionin inxhinier elektronik
1. RUDINA SESERI
Diplomuar në ekonomi dhe marrëdhënie ndërkombëtare. Ka punuar në disa kompani të njohura ndërkombëtare, si Microsoft. Agjente e bursës në Ëallstreet
2. AZIR GASHI
Njihet si biznesmen në fushën e ndërtimit, në Durrës
3. GAZMIR BIZHGA
Ish-kryetar i degës së PS-së për Durrësin. Një prej anëtarëve të hershëm të PS-së.
5. KLODIANA SPAHIU
Profesioni i saj është mjeke, kardiologe. Është e ftuar rishtas në PS
6.GJON BARDHI
Doganier nga Fushë-Kruja. Lidhjet e tij me PS-në janë të viteve të fundit
4. EDISON KONOMI
Inxhinier elektrik me profesion, aktualisht kryen detyrën si drejtues i një filiali banke në Durrës
5. ALI DOBROSHI
Ekonomist në profesion. Aktualisht është punonjës në Drejtorinë e Tatim –Taksave në Durrës
6. ISMAIL DANI
Socialist i vjetër, vjen nga Kruja. Pak vite më parë ai ka mbajtur postin e kreut të Bashkisë së këtij qyteti
8. GAZMEND KABASHI
Profesioni i tij është mjek. Ka ardhur së fundmi në Durrës, nga Hasi. Ish-kryetar i Këshillit bashkiak të Hasit
9. ROLANT XHELILAJ
Biznesmen. Aktualisht është anëtar i kryesisë së PS-së në qytetin e Durrësit.
10.LEDION LAKO
Biznesmen. Ka përfunduar studimet për shkenca politike, marrëdhënie ndërkombëtare, Master në Bari dhe Slloveni, pronar i një biznesi, Nënkryetar i FRESSH
11.GËZIM AGASI
Me profesion ekonomist. Ish-sekretar organizativ i PS-së së Durrësit. Ish-prefekt i qarkut.

QARKU DIBËR
PD

1. JEMIN Gjana
Ish-nënkryetar i PD-së, deputet në disa legjislatura, ministër i Bujqësisë, i njohur në politikën e demokratëve.
2. Sherefedin Shehu
Zëvendësministër i Financave, ka punuar në Urban Institute në Ëashington. Koordinator rajonal dhe ekspert për USAID dhe SOROS.
3. Bedri Hoxha
Aktualisht është kryetari i Bashkisë së Klosit, i kandiduar nga PD-ja në 2007.
4 Selami Xhepa
Këshilltar i kryeministrit Berisha. Ka qenë Shefi Ekonomik i Departamentit Kërkimor në Bankën e Shqipërisë.
5. Mirjana Bulgu
6. Idriz Xhomara
Deputet I PD-së në Legj.14-të dhe 17-të. Drejtor i Tokave-Ujërave në ministrinë e Bujqësisë dhe Ushqimit.

PS
1. SADRI ABAZI
Aktualisht deputet i PS-së në zonën e Dibrës. Profesioni i tij është ekonomist. Gjithashtu është edhe biznesmen, ndërtues
2. QEMAL MINXHOZI
Deputet aktual i PS-së. Ka përfunduar studimet për gjuhë angleze. Anëtar i vjetër i PS-së, ish-ambasador në Danimarkë
3. YLLI MANJANI
Kryetar i komisionit të ligjeve në PS, me profesion jurist, ish-Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave
4. ULSI MANJA
Me profesion jurist. Ka mbajtur postin e prokurorit në disa qytete, në Rrëshen, Shkodër etj.
5. HAMDIE BEQIRI
Ish-prefektja e Dibrës është një figurë e afërt me PS-në
6. ADELINA FARRICI
E diplomuar në Fizikë. Këshilltare dhe kryetare e PS-së për Bashkinë e Burrelit

QARKU KUKËS
PD

1. FLAMUR NOKA
Doktor, anëtar i Këshillit Bashkiak Tiranë, sekretar organizativ i PD-së që pas 2005.
2. Besnik Dusha
Kryetari i komunës së Fierzës, fitoi në 2007. Aktivist i njohur në zonën e tij.
3. Fatos Hoxha
Deputet që nga 2005. Deri në vitin 1997 Komandant i Forcave Speciale të Brigadës Komando Zall-herr, Grada Kolonel.
4. Evelina Koldashi
Drejtoresha e Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Aktiviste kryesisht me OJF-të.

PS
1. ASLLAN DOGJANI
Aktualisht është sekretar rajonal i Qarkut të Kukësit. Anëtar i PS
2. FATMIR HOXHAJ
3. REXHEP UKPERAJ
Sekretar i PS-së për rrethin e Hasit, i angazhuar në strukturat drejtuese të PS-së
4. TATIANA KERXHALIU
Biznesmene. Ish-sekretare për marrëdhëniet me publikun në PS. Ish-sekretare


QARKU ELBASAN
PD

1. LULZIM BASHA
Ish-ministër i Transporteve, ministër i Jashtëm. Erdhi në PD në 2005 si anëtar i KOP.
2. ARDIAN TURKU
‘07-’09 Kryetar i Këshillit të Qarkut. ‘03-’07 kryetar Bashkie,
Pedagog në Universitet, aktualisht ministër kulture.
3. Ardiana Gjoni
Zëvendësministre e Arsimit. Me një eksperiencë të gjerë akademike si në universitetet shqiptare, ashtu dhe ato të huajat
4. Rahim Çota
Biznesmen, ka një ekskluzivitet gomash. Është aktivist, por i PD së Tiranës, është transportuar në Elbasan.
5. DASHNOR SULA
Deputet. Pjesëmarrës në lëvizjen studentore ’90. ’02-05 prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme, Drejtoria kundër Krimit Organizuar.
6. Luçiano Boçi
Zëvendësrektori në Universitetin e Elbasanit. Ish-kandidat për kryetar bashkie në 2007.
7. Zydi Hida
Me profesionin e ekonomistit, është pjesë e administratës shtetërore në Tiranë.
8. Aurel Bylykbashi
Deputet, ’01 kryetar i PD-së, Elbasan. ‘03 anëtar i Këshillit bashkiak në Elbasan. Anëtar i Këshillit të Qarkut.
9. Bexhet Uruçi
Kandidat për deputet në 2005. ????
10. Mimoza Asekiu
Anëtare e kryesisë së PD-së qendër. Aktiviste në PD-në e Elbasanit, ish-prefekte.
11. Blerina Totja
12. Erind Medalli
Pedagog në Universitetin në Elbasan, shkolluar në Turqi dhe ardhur në Shqipëri për t’u bërë pjesë e stafit akademik.
13. Valdete Kongoli
Pedagoge në Universitetin e Elbasanit, nuk njihet si aktiviste në degën e PD-së.
14. Qamil Dika
Kryetar i Këshillit Kombëtar Studentor. Organizoi protestën para presidencës për të nxitur Topin që të firmoste “dosjen”.


PS
1. VALENTINA LESKAJ
Kryetarja aktuale e grupit parlamentar të PS-së. Studimet i ka përfunduar për ekonomi politike, ish-ministre e Punës dhe anëtare e forumeve të PS
2. ILIR BEJTJA
Aktualisht është pedagog në Universitetin e Elbasanit. Ka përfunduar studimet për Ekonomi
3. SHEGUSHE LIGORI
Avokate. Përfaqësuese ligjore e PS-së në disa çështje gjyqësore apo kushtetuese
4. TAULANT BALLA
Deputet i PS-së aktualisht. Ka përfunduar shkencat politike në Rumani, ish-shef kabineti i kryeministrit Nano
5. DAMIAN GJIKNURI
Me profesion jurist. Aktualisht është nënsekretar për çështjet ligjore në PS
6. AGIM LEKA
Pedagog i Gjuhës dhe Letërsisë në Universitetin e Elbasanit. Sekretar rajonal i PS-së për Elbasanin
7. SKËNDER HASA
Biznesmen, ish-kryetar i Bashkisë së Peqinit. Ka përfunduar studimet për drejtësi
7. KASTRIOT BELSHI
Me profesion mjek. Ka qenë kryetar i Bashkisë së Cërrikut.
8. ARBEN KAMANI
Ish-drejtor i Qendrës Spitalore të Elbasanit. Me profesion është mjek
9. ISA QATJA
10. ASTRIT HALILI
Me profesion jurist. Drejtor i Zyrës së Prokurimeve në Bashkinë e Elbasanit.
11. BUKUROSH MACI
Biznesmen në Peqin. Së fundmi është afruar pranë Partisë Socialiste.
12. NDRIÇIM HYSA
Deputet i PS-së në disa legjislatura. Ka përfunduar fakultetin e Agronomisë. Anëtar i forumeve socialiste
13. LULJETA DOLLANI
Ish-kryetare e Bashkisë së Gramshit. Me profesion është mësuese

QARKU GJIROKASTËR
PD

1. GENC RULI
Themelues i PD-së. Pas thirrjes së Berishës, u rikthye në këtë parti. Aktualisht ministër ekonomie, anëtarë kryesie.
2. SPIRO KSERA
Prefekt i prefekturës së Gjirokastrës. Kryetar i Omonias për këtë qytet.
3. Arben Çulli
Kryetar i Këshillit të Qarkut. Ka kandiduar për deputet në këtë qytet, por nuk ka fituar.
4. Teuta Kalemi
Ish-drejtoresha e spitalit rajonal Gjirokastër, aktualisht drejtuese e ISKSH-së rajonale.
5.Pëllumb Peçani
Ekonomist, kryetar i PD-së në Përmet 04-07. Aktualisht shefi i Auditit në Ministrinë e Drejtësisë.

PS
1. ARTA DADE
Deputete e PS-së prej disa legjislaturash, ish-ministre e Jashtme, ish-ministre e Kulturës, sekretare për Marrëdhëniet ndërkombëtare
2. VANGJEL TAVO
Deputet i hershëm i PS-së. Anëtar i forumeve të larta të saj. Me profesion, mjek gjinekolog.
3. ETHEM RUKA
Ish-ministër i Arsimit. Ish-ministër i Mjedisit. Ish-deputet i PS-së dhe njëherësh themelues i PS-së
4. ELVIRA SHAPLLO
Ish-deputete e PS në 1991, Pedagoge në Universitetin e Gjirokastrës, ish-kryetare e PS Gjirokastër
5. KRISTAQ KRISTANI
Aktualisht biznesmen nga Përmeti. Ka ushtruar profesionin e tij si mësues i gjuhës ruse. I angazhuar në strukturat e PS.

QARKU VLORË
PD

1.ASTRIT PATOZI
Nënkryetar i PD-së, deputet që nga 2005, kryetar i grupit parlamentar, kryeredaktor i gazetës së partisë, “RD”
2. Ardian Kollozi
Kryetar aktual i PD-së së Vlorës, deputet. Student i lëvizjes së dhjetorit dhe anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së.
3. Leonard Demi
Anëtar i Kryesisë, Sekretar për Sigurinë në PD, deputet në 2005.
Që nga 1997 drejtues i njohur në këtë parti.
4. Kreshnik Çipi
Ish-futbollist i njohur i ekipit të Flamurtarit. Anëtar i Komitetit Ekzekutiv I FSHF-së.
5. Kosta Barka
Ish-ministër i Punëve dhe Çështjeve Sociale, nënkryetar i PBDNJ-së, aktivist i Omonias.
6. Laureta Bejkosala
Anëtare e Këshillit Bashkiak, kryetare e Forumit të Gruas së këtij qyteti.
7. BUJAR LESKAJ
Deputet i njohur. Ish-ministri i Kulturës. Që nga viti 1997 njihet si një anëtar aktiv i PD-së.
8. Glori Hysi
Këshilltar i Berishës për Integrimin Euro-Atlantik, me profesion është jurist. Nuk ka ndonjë aktivitet politik.
9. Nexhmije Xhuveli
Drejtoresha e shkollës mesme “Mustafa Qemal Ataturku”. Aktiviste e PD-së dhe e zgjedhur në forumet e saj.
10. Agron Shehu
President i Bashkimit të Udhëheqësve Shqiptarë. Me të vëllanë, Sulo Shehun, është një nga biznesmenët më të mëdhenj të Vlorës.
11. Elsa Gjini
Nënprefektja e Sarandës. Një nga aktivistet e njohura të Forumit të Gruas së PD-së së këtij qyteti, mësuese matematike.
12. Lorena Ymeri

PS
1. ARBEN ISARAJ
Deputet i PS-së në legjislaturën aktuale. Profesioni jurist. Sekretar i grupit parlamentar të PS-së
2. LUIZA XHUVANI
Aktore e njohur, e afruar së fundmi në PS
3. ARBEN MALAJ
Ish-ministër i Financave. Deputet i vjetër i PS-së, anëtar i forumeve të larta të saj. Ekonomist, Pedagog.
4. SHPETIM IDRIZI
Deputet i vjetër i PS-së. Ish-Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve
5. ELTAR DEDA
Kryetari aktual i PS-së së Vlorës
6. FATMIR TOÇI
Botues i “Toena”
7. KOSTA BARJABA
Ish-shef kabineti në Ministrinë e Punës
8. MIRA SHEHU
Pedagoge. Ka përfunduar studimet për inxhinieri
9. GËZIM TUSHI
Analist. Ka përfunduar studimet për filozofi. Aktualisht punonjës në Ministrinë e Punës
10. RAJMONDA GJONI
Kryetare e PS në Sarandë. Profesioni, ekonomiste
11. EDMOND LEKA
Biznesmen. Kryetar i Dhomës së Tregtisë në Vlorë
12. VALBONA DERHEMI
E angazhuar me USAID-in

QARKU SHKODËR
PD

1.JOZEFINA TOPALLI
Nënkryetare e PD-së, kryetare e parlamentit, deputete në tri legjislatura, ish-nënkryetare e parlamentit.
2. ASTRIT BUSHATI
Kryetari historik i PD-së së Shkodrës. Deputet në dy legjislatura, aktivist i kësaj partie.
3. ARENCA TRASHANI
Deputete, anëtare e kryesisë së PD-së Shkodër, ish-pedagoge në Universitetin e Shkodrës.
4. Gëzim Dibra
Biznesmen në fushën e duraluminit. Nuk njihet shumë si aktivist i PD-së së këtij qyteti.
5. Gjon Uldedaj
Biznesmen i njohur në Lezhë. Familja Uldedaj ka kontribuar shumë për Partinë Demokratike.
6. Paulin Sterkaj
Deputet i PS-së në 2005. Kandidoi dhe nxori humbës Pjetër Arbnorin. Biznesmen.
7. Ndue Paluca
Anëtar i Këshillit të Qarkut Shkodër. Aktualisht kryetar i Bashkisë së Fushë-Arrëzit.
8. Gjovalin Çuni
Drejtor i Bibliotekës “Marin Barleti” në këtë qytet. Më tepër i njohur në fushën e studimeve.
9. Ramiz Çobaj
Deputet. ’02-’05 avokat, ’01-’05 jurist. ‘90-2000, oficer policie oficer drejtimi, kryetar Dege, drejtor i Drejtorisë së Krimeve.
10. Shpresa Tepelia
Pedagoge në Universitetin e Shkodrës, jo shumë e njohur në degën e PD-së së qytetit.
11. Fatbardh Spahia
Drejtor në Ministrinë e Shëndetësisë. Fatbardhi është djali i demokratit të njohur Ali Spahia.

PS
1. ILIR BEQJA
Ish-Drejtor i ISKSH-së. Aktualisht nënsekretar për programin në PS. Me profesion ekonomist
2. TOM DOSHI
Biznesmen. Aktualisht deputet i PS-së. U bashkua sërish me PS, pas largimit tek PDK
3. NDUE KOLA
Biznesmen ndërtimi
4. ASTRIT BECI
Ish-Drejtori i Spitalit rajonal të Shkodrës. Aktualisht mjek okulist.
5. PAULINA HOXHA
Pedagoge në Universitetin e Shkodrës për degën Histori-Gjeografi.
6. HELIDON BELE
Punonjës i një banke private në Shkodër
7. NIKOLIN DEDVUKAJ
Biznesmen. Në 2005 ka kandiduar për PS dhe nuk ka fituar
8. FALMA FSHAZI
9. AGIM SHIMAJ
Ish-drejtor i Drejtorisë Arsimore në Shkodër. Aktivist në PS
10. LUAN HETA
Biznesmen në fushën e ndërtimit. Anëtar i ri i PS-së
11. ARTA GJONAJ

QARKU LEZHË
PD

1. EDI PALOKA
Deputet në Tiranë, në dy legjislatura. Anëtar i Kryesisë së PD-së ‘99-‘05 zëdhënës partiak, ish-drejtori i ATSH.
2. Mark Marku
Pedagog në Universitetin e Tiranës. Kryesisht i angazhuar në qarqet akademike.
3. Paulina Hoti
Pedagoge e drejtësisë në Universitetin e Shkodrës. Berisha pak ditë më parë e bëri zëvendësministre të Drejtësisë.
4. Gjok Vuksani
Kryetar i PD-së për nëndegën 38 në Tiranë. ‘94-’97, kryetar i Nëndegës së PD-së për UBT-në.
5.Gjovalin Prenga
Deputet, ’96-’03 kryetar i Bashkisë Rubik, ‘03-‘05 kryetar i Degës së PD-së, Mirditë.
6. Zef Gjoka
Ish-deputet, ish-drejtor i Portit të Shëngjinit. Njihet si aktivist në PD-në e qytetit të Lezhës.
7. Margarita Trashaj
Përgjegjëse e Zyrës së Verifikimit të titujve të pronësisë. Njëkohësisht edhe urbaniste.

PS
1. GJOK JAKU
2. Ish-kryetar i Bashkisë së Lezhës
3. GJOVALIN KADELI
Kryetari i PS-së aktualisht
4. ARMANDO PRENGA
Biznesmen
5. NDREC DEDA
6. DAVE GJOKA
Biznesmene. Anëtare e Asamblesë Kombëtare të PS-së. Ka studiuar për filozofi
7. MANUSHAQE KULI
8. FRAN MARKU
Ekonomist. Ka përfunduar studimet në Institutin Bujqësor të Kamzës
Printo Dėrgo me e-mail
 


Shkėlqimi i paralajmėruar i Ermonelės
• Nga Eno Koēo
Makthi i vetmisė
• Nga Kujtim Morina
Paralele “pėrthyerjesh”
• Nga Valbona Nathanaili*
|| Tani në PDF
Milosao
 

Ndalohet rreptësisht prodhimi i faqes ose një pjese të saj pa kërkuar një leje të shkruar.
Copyright 2012 GAZETA SHQIPTARE
Përdorimi i lajmeve mund të bëhet duke përmendur burimin, nëse jo, kjo është një shkelje e të drejtave.