Gazeta Shqiptare Online

| Nr 4534 Viti XV
ONLINE
aa|| Kerko:a   
|| Faqet e Gazetës
   EDITORIAL
   Faqe2-3
   Faqe4-5
   Faqe6-7
   Faqe8-9
   Faqe10-11
   Faqe12-13
   Faqe14-15
   Faqe16-17
   Faqe18-19
   Faqe20-21
   Faqe22-23
   Faqe24-25
   Faqe26-27
   Faqe28-29
   Faqe30-31
   MILOSAO
   BLUETOOTH
   ELECTIONS IN ENGLISH

|| Bluetooth në PDF
Rama nė Greqi, fton emigrantėt nė votime
» Dėrguar mė: 26/05/2009 - 13:05
Darina Tanushi

Kryetari i PS-së, Edi Rama u kërkoi emigrantëve në Greqi që në 28 qershor të vijnë në Shqipëri dhe të votojnë. “Kjo do të jetë hera e fundit, - u shpjegoi Rama emigrantëve në Veria të Greqisë, - që do të jeni të detyruar të vini për të votuar, pasi qeverisja e PS-së e pas 28 qershorit do të miratojë në Kuvendin e ri një projektligj për votën e emigrantëve”. “Ne nuk ju premtojmë, por angazhohemi për t’u dhënë fund ecejakeve tuaja dhe radhëve të pafundme në kufij për të marrë një copë letër këtu dhe një copë letër atje”, - u shpreh Rama. Ai premtoi se PS në qeveri do të garantojë që çdokush nga emigrantët të hyjë dhe të dalë nga Shqipëria sa herë të dojë. “Ne, gjithashtu do t’i japim mundësinë çdokujt prej jush, që një sërë shërbimesh të cilat sot ju nuk mund t’i merrni dot prej ambasadës, me ardhjen tonë në qeveri t’i merrni në ambasadë. Ju duhet të merrni leje prej punës dhe të bëni rrugë për të shkuar në Tiranë për të marrë një certifikatë ose për të aplikuar për një pasaportë”, - u shpreh kreu socialist. “Qysh në vjeshtën e këtij viti, ne do të fillojmë që të bëjmë të mundur aplikimin për kartë identiteti apo për pasaportën biometrike në ambasadën tonë në Athinë dhe pa asnjë dyshim, në konsullatën tonë në Selanik e në vende të tjera”, - premtoi Rama. Kreu i PS-së tha se “është e pakuptimtë që këto shërbime kaq të thjeshta, të cilat, të tjerët, shtetas të vendeve të Bashkimit Evropian që jetojnë jashtë vendit të tyre, i marrin në ambasada dhe konsullata të vendeve të tyre dhe ju të mos i merrni. Kjo do të marrë fund më 28 qershor! Me fitoren tonë të përbashkët do të marrë fund dhe zvarritja juaj nëpër korridoret e burokracisë shqiptare”, - u shpreh Rama. Në një takim me emigrantët në Trikala, Edi Rama dhe drejtuesit e PS-së që e shoqëronin, Blushi, Dalipi, Tavo e Ahmetaj kanë premtuar se PS në qeverisje do të bëjë më shumë për të mbajtur gjallë gjuhën shqipe përmes një kanali të dytë të televizionit publik në gjuhën shqipe.
Marrëveshje dypalëshe mes Greqisë, Italisë e Shqipërisë për njohjen e periudhës së sigurimeve për efekt pensioni, ishte një tjetër premtim që Edi Rama u ka bërë shqiptarëve që punojnë jashtë atdheut nga Greqia. “4 vjet më parë Sali Berisha premtoi liberalizimin e vizave dhe ja ku jemi sot në fund të mandatit të tij dhe në prag të fundit të karrierës së tij politike, ky premtim ngelet i pambajtur. Ne nuk ju premtojmë, por angazhohemi se brenda vitit të ardhshëm ju dhe gjithë shqiptarët e shqiptaret do të dalin dhe të hyjnë lirisht në Bashkimin Europian”, - u shpreh Rama. Kreu i PS-së premtoi se “do të bëjmë gjithçka me qeverinë greke për të rritur numrin e shkollave shqipe”. “Ejani të ngrihemi bashkë të gjithë në këmbë, t’i rezistojmë dhe ta mundim papunësinë në atdheun tonë. Më 28 qershor, Shqipëria ka nevojë prej secilin prej jush. Më 28 qershor nuk duhet, nuk mund dhe nuk do të humbasë, prandaj ne ju presim krah nesh për të bërë të mundura gjëra që në asnjë mënyrë nuk janë të pamundura”, - kërkoi Rama prej emigrantëve.
Printo Dėrgo me e-mail



DUELI
• Jorge Luis Borges
“PURPUREUS DIVINA”
• Shaban Sinani
Letėrkėmbimi mes Aleksander Dyma dhe pinjollit tė Kastriotėve
• Luan Rama
|| Milosao në PDF
Milosao
 

Ndalohet rreptesisht prodhimi i faqes ose nje pjese te saj pa kerkuar nje leje te shkruar.
Copyright 2007 Gazeta Shqiptare
Perdorimi i lajmeve mund te behet duke permendur burimin, nese jo kjo eshte nje shkelje e te drejtave.