Gazeta Shqiptare Online

| Nr. 5293 Viti XVIII
ONLINE
aa|| Kerko:a   
|| Faqet e Gazetës
   EDITORIAL
   Faqe 2-3
   Faqe 4-5
   Faqe 6-7
   Faqe 8-9
   Faqe 10-11
   Faqe 12-13
   Faqe 14-15
   Faqe 16-17
   Faqe 18-19
   Faqe 20-21
   Faqe 22-23
   Faqe 24-25
   Faqe 26-27
   Faqe 28-29
   Faqe 30-31
   MILOSAO
   BLUETOOTH

|| Bluetooth në PDF
 
Matura, publikohen rezultatet e Letėrsisė
» Dėrguar mė: 17/06/2009 - 11:30
Lajme te ngjashme
Tahiri: E informova pėr rezultatet kundėr drogės
• Datë: Sep 22, 2014
Esmeralda Keta

Dalin notat e provimit të parë me detyrim të Maturës Shtetërore, atij të Letërsisë. Rreth orës 15:00 të pasdites së jeshme, vlerësimet e maturantëve kanë mbërritur në Drejtorinë Arsimore të Tiranës, ku i kanë marrë në dorëzim drejtorët e shkollave, për t'i afishuar më pas në gjimnazet përkatëse. E njëjta procedurë është ndjekur edhe nga shkollat e rretheve, ku në një pjesë të tyren këto rezultate do të afishohen gjatë ditës së sotme. Gazeta po publikon rezultatet e disa prej gjimnazeve më të njohura të Tiranës, siç është "Petro Nini Luarasi", "Sami Frashëri", "Ismail Qemali", "Qemal Stafa" dhe atij "Partizani", si dhe të shkollës private “Kristal”. Vihet re se në këtë provim nxënësit kanë mbetur përgjithësisht të kënaqur, kjo edhe për faktin se në listën e notave nuk kanë munguar as nëntat dhe as dhjetat. Menjëherë pas publikimit të rezultateve të provimit të dytë, maturantët do të nisin plotësimin e formularit A2, ku do të përcaktojnë preferencat për në shkollë të lartë. Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka deklaruar se e ka shtyrë vetë plotësimin e formularit A2, pas publikimit të dy notave të provimit me detyrim, për t'u krijuar kështu më shumë mundësi maturantëve për të bërë përzgjedhjen e duhur për në shkollë të lartë, pasi tashmë ata do të kenë në duar tri nota: atë të Letërsisë, Matematikës dhe mesataren dhe mund të bëjnë një përllogaritje se ku kanë më shumë mundësi për t'u shpallur fitues.
Ministria
"Përfundoi nxjerrja e rezultateve të provimit të parë të Maturës Shtetërore 2009, Gjuhë dhe Letërsi shqipe. Pas përfundimit me sukses të procesit të korrigjimit të testeve në të katër qendrat e vlerësimit në Tiranë, Shkodër, Elbasan e Fier, ka filluar qysh pardje pasdite printimi i rezultateve në nota të nxënësve. Dje pas orës 13:00, filloi shpërndarja e rezultateve nëpër drejtoritë rajonale dhe zyrat arsimore, prej ku nisen për afishim në shkollat e mesme. Në provimin e parë të detyruar të Maturës Shtetërore 2009, Letërsi dhe Gjuhë shqipe, morën pjesë 38.499 nxënës. “Agjensia e Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve, AVA përshëndet nxënësit, mësuesit, prindërit, punonjësit e DAR/ZA-ve, administratorët dhe vlerësuesit për përmbylljen me sukses të provimit të parë të Maturës Shtetërore 2009 dhe u uron nxënësve suksese në provimet e tjera", - ka qenë kjo deklarata për shtyp e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për rezultatet e provimit të Letërsisë.
Rezultatet mund ti lexoni ne faqen 18- 19- 20- 21-22-23-24- 25 ne pdf te "azeta Shqiptare"
Printo Dėrgo me e-mail
 
 

Ndalohet rreptësisht prodhimi i faqes ose një pjese të saj pa kërkuar një leje të shkruar.
Copyright 2012 GAZETA SHQIPTARE
Përdorimi i lajmeve mund të bëhet duke përmendur burimin, nëse jo, kjo është një shkelje e të drejtave.