Gazeta Shqiptare Online

| Nr. 5293 Viti XVIII
ONLINE
aa|| Kerko:a   
|| Faqet e Gazetës
   EDITORIAL
   Faqe 2-3
   Faqe 4-5
   Faqe 6-7
   Faqe 8-9
   Faqe 10-11
   Faqe 12-13
   Faqe 14-15
   Faqe 16-17
   Faqe 18-19
   Faqe 20-21
   Faqe 22-23
   Faqe 24-25
   Faqe 26-27
   Faqe 28-29
   Faqe 30-31
   MILOSAO
   BLUETOOTH

|| Bluetooth në PDF
 
Rezultatet e provimeve me zgjedhje pėr gjimnazet e Tiranės"
» Dėrguar mė: 29/07/2009 - 12:46
Lajme te ngjashme
Elmar Brok: Opozita nė Shqipėri i arriti rezultatet
• Datë: Oct 27, 2014


Ka përfunduar korrigjimi i provimeve të lëndëve me zgjedhje, të cilave iu nënshtruan rreth 39 mijë maturantë në shkallë vendi, një numër shumë i madh në krahasim me vitet e kaluara, pasi këtë vit kanë dhënë provimet edhe shumë kandidatë që kishin mbaruar gjimnazin vite më parë. Një ditë më parë, të gjitha drejtoritë e gjimnazeve të kryeqytetit kanë afishuar listat e rezultateve të provimeve të lëndëve me zgjedhje. Në krahasim me vitet e mëparshme, notat për lëndët me zgjedhje që kanë përzgjedhur maturantët kanë qenë më të larta. Sipas informacioneve nga APRIAL, në rang vendi janë marrë rreth 90 nota 10, ndërkohë që një vit më parë u morën vetëm 60 nota maksimale. Pas daljes së rezultateve, nisin "ethet" e kandidatëve për studentë, të cilat kanë filluar menjëherë përllogaritjen e pikëve që ata kanë marrë, për të parë nëse janë fitues në fakultetet që ata kanë përzgjedhur apo jo. Pas përfundimit të kësaj procedure, pra publikimit të lëndëve me zgjedhje, do të nisë dhe procesi i përllogaritjes së komponentëve përbërës të Maturës Shtetërore 2009, nëpërmjet së cilës bëhet listimi i kandidateve fitues sipas kuotave të aprovuara për çdo universitet publik që do të çelet gjatë vitit akademik 2009-2010. Veç rezultateve të arritura në të katër provimet e maturës, peshë të veçantë në përzgjedhjen e fituesve do të luajë edhe nota mesatare e shkollës së mesme. Për çdo program studimi do të shpallet lista e kandidatëve të renditur sipas pikëve të fituara, ku në këtë listë evidentohen dhe fituesit. Listat e para, pra faza e parë e pranimeve në 11 universitetet publike të vendit, priten që të publikohen në fillim të muajit shtator.

Listen me emra mund ta lexoni nga fq 18- 27 ne "GSh" ne pdf

Printo Dėrgo me e-mail
 
 

Ndalohet rreptësisht prodhimi i faqes ose një pjese të saj pa kërkuar një leje të shkruar.
Copyright 2012 GAZETA SHQIPTARE
Përdorimi i lajmeve mund të bëhet duke përmendur burimin, nëse jo, kjo është një shkelje e të drejtave.