Gazeta Shqiptare Online

| Nr. 5293 Viti XVIII
ONLINE
aa|| Kerko:a   
|| Faqet e Gazetës
   EDITORIAL
   Faqe 2-3
   Faqe 4-5
   Faqe 6-7
   Faqe 8-9
   Faqe 10-11
   Faqe 12-13
   Faqe 14-15
   Faqe 16-17
   Faqe 18-19
   Faqe 20-21
   Faqe 22-23
   Faqe 24-25
   Faqe 26-27
   Faqe 28-29
   Faqe 30-31
   MILOSAO
   BLUETOOTH

|| Bluetooth në PDF
 
Magjistratura, 20 kandidatė skualifikohen para konkursit
» Dėrguar mė: 12/09/2009 - 14:21
Lajme te ngjashme
Deputetėt zhvillojnė seanca dėgjimore me kandidatėt pėr Komisionerin e Shėrbimit Civil
• Datë: Jul 26, 2014
Esmeralda Keta

Mbi 20 kandidatë, të cilët kanë dorëzuar dosjet për t’u pranuar në shkollën e Magjistraturës pretendojnë se janë skualifikuar pa të drejtë. Ata shprehen se shkak për këtë skualifikim të tyre është bërë një vendim i Ministrisë së Arsimit, që i detyron të kenë në diplomë titullin Diplomë e Integruar e Nivelit të Dytë, por që ata nuk janë njoftuar në kohë për këtë gjë. Kandidatët që janë prekur nga ky vendim shprehen se do ta çojnë çështjen në gjykatë, pasi ata duhet të ishin njoftuar më parë për këtë gjë. Konkursi për të përzgjedhur Prokurorët dhe Gjyqtarët e rinj do të zhvillohet më 14 shtator.
Përplasja
Në fakt, burime pranë shkollës së Magjistraturës shprehen se në filllim të muajit gusht, ata kanë pezulluar përkohësisht regjistrimet për shkak të një vendimi të mbërritur nga MASH, sipas të cilët, studentët që kanë filluar studimet akademike në vitin 2005-2006 dhe, nuk kanë përfituar diplomë të integruar të nivelit të dytë, (DIND), nuk mund të regjistrohen për konkurim në Shkollën e Magjistratures. Pikërisht për këtë arsye, bordi drejtues i kësaj shkolle, është mbledhur dhe ka vendour që kandidatët që duhet të regjistrohen për të vazhduar garën për shkollën e Magjistraturës duhet të jenë të diplomuar si Juristë në një Fakultet Drejtësie publik, apo jo publik të akredituar, brenda ose jashtë vendit. Diplomimi i tyre duhet të mbështetet në përfundimin e një programi sipas sistemit të Bolonjës 5-vjecar (3+2). Studentët që janë diplomuar në fakultete drejtësie jashtë vendit duhet të paraqesin për regjistrim edhe dokumentin e ekuivalentimit të diplomës të lëshuar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës. Gjithashtu mund të regjistrohen edhe studentët e diplomuar si Jurist në vitin 2009 në programin minimal 4-vjeçar, me 240 kredite, kur diploma e fituar prej tyre është nominuar shprehimisht si Diplomë e Integruar e Nivelit të Dyte, (DIND), ose kur diplomat e tyre janë të vërtetuara si të tilla nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës. Ata shpjegojnë se të skualifikuarit nuk kanë plotësuar këto kushte dhe shtojnë se vendimit janë bërë publike në faqen zyrtare të shkollës së Magjistraturës. Ndërkohë vetëm një javë më parë MASH nxorri një tjetër vendim, sipas të cilit, të gjithë studentët që janë diplomuar në vitin 2008-2009 në një program studimi të hapur me kohëzgjatje 4 vite akademike, 240 kredite, fitojnë diplomë universitare, 4 vite akademike me 240 kredite. Këto kredite do të jenë të detajuara në suplementin e diplomës që ata do të marrin. Gjithashtu MASH bën të ditur se me anë të një shkresë zyrtare ka udhëzuar të gjitha Institucionet e Arsimit të Lartë që nëse këta studentë dëshirojnë të fitojnë Diplomë të Integruar të Nivelit të Dytë me 300 kredite, në përputhje me nenin 26, pika 1.2.2 e ligjit nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të marrin masat që në vitin akademik 2009-2010 t’u japin mundësinë të diplomuareve të plotësojnë studimet edhe me një vit akademik, 60 kredite.
Printo Dėrgo me e-mail
 
 

Ndalohet rreptësisht prodhimi i faqes ose një pjese të saj pa kërkuar një leje të shkruar.
Copyright 2012 GAZETA SHQIPTARE
Përdorimi i lajmeve mund të bëhet duke përmendur burimin, nëse jo, kjo është një shkelje e të drejtave.