|
| Nėnė Tereza, incidenti i eshtrave nė vėmendjen e CNN |
| » Dėrguar mė: 18/10/2009 - 09:25 |
Rrjeti prestigjoz amerikan CNN publikoi sot një artikull në faqen zyrtare ku thuhet se Shqipëria dhe India po përplasen për çështjen e khtimit në atdhe të eshtrave të Nënë Terezës. Kryeministri Berisha citohet nga CNN, të ketë thënë se Shqipëria dëshiron kthimin e eshtrave të humanistes në Atdhe për tu prehur në vendin e saj. Kryeministri ka thënë se Shqipëria ka ndërmend të ndërtojë një muze në nder të Nënë Terezës. "Qeveritë e dy vendeve duhet ta diskutojnë këtë", citohet të ketë thënë Berisha. Mirëpo autoritetet indiane nuk janë dakord. Javën e shkuar reagimi zyrtar i Indisë ishte negativ. Sipas Ministrisë së Jashtme, Nënë Tereza ishte një shtetase indiane. Më tej kanë shkuar intelektualët indianë, të cilët kanë thënë se Shqipëria e refuzoi për më shumë se 40 vite Nënë Terezën | |
|