|
| Arshi Pipa pėr Dhimitėr Xhuvanin |
| » Dėrguar mė: 24/10/2009 - 14:58 | Nga Hektor Ēiftja
Dhimitër Xhuvani është nga ata figura që meriton të nderohet për shumë arsye: si intelektual, si pasardhes dhe pararendes i nje familjeje te dashuruar me artin, por edhe si nje njeri me një jetë tëpërshkruar nga humanizmi. Po nje personalitet që e ka nderuar në mënyrën e tij Dhimtër Xhuvanin është dhe studiuesi i njohur Arshi Pipa, i cili i kushton nje vemendje te vecante vepres se Xhuvanit ne librin e tij “Contemporary Albanian Literature” Analiza dhe leximi që i bëhet romanit “Përsëri në këmbë” të Dhimiter Xhuvanit është fare befasuese. Ai e gjen atë një vepër simbolike, që mund të interpretohet duke ditur biografinë e autorit dhe kontekstin historik të veprës. “Romani është hakmarrja e autorit. Mund të imagjinohet kënaqësia e tij, kur shikon romanin e vet të montuar si një karikaturë e realizmit socialist, të çmohet lart si model i tij pikërisht nga ata që e patën përbuzur”. Ky është konkluzioni. Pipa së pari ka analizuar “Tunelin” si një vepër që e bëri autorin ndër viktimat e para të revolucionit kulturor shqiptar e pastaj kërkon e gjen simbolizmin në librin “Përsëri në këmbë”. Për të qënë më të qartë po citojmë paragrafin: “Le të merremi tani me simbolizmin e “Persëri në këmbë” të Xhuvanit. Rënia e autorit nga kredibiliteti i Partisë jepet me rënien e protagonistit nga treni, një tren që është metaforë e përhershme për një parti të tillë, siç është partia staliniste shqiptare, e cila funksionon si një lokomotivë që tërheq popullin shqipar si vagonët. Prerja e këmbëve të autorit prej trenit metaforizon shkatërrimin që Partia i bëri jetës së shkrimtarit . “Me i pre kambët kuj” është shprehje idomatike, që do të thotë “të paralizosh”. “Persëri në këmbë” është një manifest që shpreh hakmarrjen e autorit. Disidentët e goditur shpesh quhen “plehrat e historisë” në gjuhën e përditshme, analogjia është e dukshme me protagonistin e heshtur në ofiçinë. Duke punuar atje, ai shpik një pompë pneumatike, duke mbledhur mbeturina. Romani i Xhuvanit është një përmbledhje e klisheve të realizmit socialist shqiptar. Edhe Historia Shqiptare e Realizmit Socilats flet për një farë monotonie, duke specifikuar se mjetet artistike janë të rralla. Në fakt ato nuk ekziztojnë fare. Autori e ka reduktuar protagonistin në një kukull, i cili lëviz kur i tërheqin fijet. Partia e do heroin 100 përqind pozitiv. Këtu kemi një hero 200 përqind pozitiv. Natyrisht qe romani “Përsëri në këmbë” nuk eshte aspak veper perfaqsuese e Dhimiter Xhuvanit, edhe pse ai njihet me shume per te. Po komenti i Arshi Pipes na kujton edhe nje herë edhe vuajtjen personale te tij, edhe “hakmarrjen” e Xhuvanit, qe ne rastin e tij nuk mund te ishte vecse artistike. |
| |
|