Gazeta Shqiptare Online

| Nr. 5293 Viti XVIII
ONLINE
aa|| Kerko:a   
|| Faqet e Gazetës
   EDITORIAL
   Faqe 2-3
   Faqe 4-5
   Faqe 6-7
   Faqe 8-9
   Faqe 10-11
   Faqe 12-13
   Faqe 14-15
   Faqe 16-17
   Faqe 18-19
   Faqe 20-21
   Faqe 22-23
   Faqe 24-25
   Faqe 26-27
   Faqe 28-29
   Faqe 30-31
   MILOSAO
   BLUETOOTH

|| Bluetooth në PDF
 
Maturantėt, ja formula e llogaritjes sė pikėve
» Dėrguar mė: 03/02/2010 - 13:53
Lajme te ngjashme
MAS: Fituesit e Formularit A3 do tė shpallen nė datėn 28 tetor
• Datë: Oct 27, 2014
Olsi Kolami

Nisin ethet e provimeve të Maturës Shtetërore në gjimnazet e Tiranës. Edhe pse ende nuk është zbardhur përfundimisht skema, grupi i Këshillit të Karrierës në gjimnaze ka nisur punën për të dhënë detaje mbi paqartësitë që kanë maturantët, të cilët pritet të nisin javën e ardhshme aplikimet për plotësimin e formularit A1. Ndryshe nga vitet e shkuara, kur maturantët ishin të detyruar të plotësonin formularin A2 pa ditur ende rezultatet e provimeve me zgjedhje, sivjet ai do të bëhet vetëm pasi nxënësit e viteve të katërta të njihen me rezultatet e testit që do të shpallet në datën 2 korrik. Për këtë
arsye, nxënësit do të kenë mundësi të përllogarisin në mënyrë të pavarur rezultatet e provimeve, duke i shumëzuar ato me koefi cientët e shkollës dhe fakulteteve, me qëllim që të bëjnë zgjedhjen e duhur në rrugën e tyre drejt universiteteve.
“Kjo është një fazë delikate, ndaj për këtë qëllim shkollat janë orientuar që të ngrenë grupet e Këshillimit të Karrierës, të cilat do të ndihmojnë maturantët për të gjitha fazat që duhet të ndiqen qysh nga momenti i aplikimit të formularit
A1, në mënyrë që të bëjnë zgjedhjet e duhura”, - thotë Etleva Doko, specialiste e Maturës Shtetërore në Drejtorinë Arsimore të Tiranës. Sipas saj, formula e llogaritjes është e thjeshtë dhe ndryshe nga vitet e shkuara, plotësimi i formularit A2 menjëherë pas mbarimit të provimeve ndihmon nxënësit që të bëjnë në kohë zgjedhjet e duhura në programet universitare që ata dëshirojnë. KUJDES! FORMULARI A1 Mesin e javës tjetër nisin në gjimnaze aplikimet për formularin A1, që mbetet edhe “thembra e Akilit” për maturantët, të cilët duhet të bëjnë një zgjedhje të mençur kur të qarkojnë lëndët me zgjedhje. Sekreti janë profi let e shkollës ku ata mësojnë, pasi pikët e tyre duhet të shumëzohen
me koefi cientë maksimalë për t’iu afruar kufi rit që i shpall ata si fi tues në universitete. Suplementi “Gjimnazistët”
zbardh detajet e formulës, e cila i ndihmon maturantët që të mos gabojnë, por të bëjnë zgjedhjen e duhur përballë alternativave dhe sidomos në llogaritjen e notave të provimeve me koefi cientët e shkollës së mesme dhe degëve preferenciale ku duan të studiojnë. “Në fakt, nxënësit në formularin A1 duhet të zgjedhin ato lëndë, të cilat u ofrojnë
atyre më shumë pikë në bazë të koeficientit të profilit të shkollës ku mësojnë. Nëse janë në profilin shoqëror dhe zgjedhin lëndë me zgjedhje të po këtij profili, ata do të kenë koeficientë të lartë dhe si rrjedhim, numri i pikëve që do të grumbullojnë do të jetë më i madh, ndërsa nëse do të zgjedhin ato shkencore, mund të humbasin shumë pikë”, - sqaron Ndue Kolndreu, drejtor i gjimnazit “Aleks Buda” në Tiranë. Ai pranon të zbardhë formulën në mënyrën më të thjeshtë, me të cilën nxënësit e viteve të katërta të mund të llogarisin pa kurrfarë gabimi pikët e mundshme me të cilat do të pranohen në universitete...!
Llogaritja
Mënyra e llogaritjes me saktësi e pikëve bëhet nga rezultati i dy provimeve të detyruara dhe dy me zgjedhje, duke mbledhur mesataren e katër viteve dhe koeficientët e shkollës së mesme dhe ata të universiteteve, në degët ku nxënësit duan të studiojnë. Formula është e saktë dhe shumë e thjeshtë. (D1+D2+M)xKSH, ku rezultati i përftuar mblidhet me formulën Z1xK1+Z2xK2, për të nxjerrë kështu numrin total të pikëve. Duke iu referuar formulës matematikore, D1 është nota e provimit të detyruar të Letërsisë dhe D2 nota e provimit të detyruar të Matematikës, të cilat mblidhen me M, e cila është mesatarja e katër viteve dhe më pas shumëzohen me KSH, që është koeficienti i shkollës së mesme ku nxënësi studion. Ndërkohë, pjesa tjetër e formulës që mblidhet me shumën e përbashkët të provimeve të detyruara ka të bëjë me lëndën me zgjedhje, ku Z1 është nota e provimit të parë me zgjedhje dhe K1, koeficienti i fakultetit, ndërsa Z2 është nota e dytë e provimit me zgjedhje që shumëzohet po me koeficientin e fakultetit ku do të studiojë studenti. Për të konkretizuar formulën e saktë në nota, po japim një shembull sipas formulës të konkretizuar në pikë. Nota mesatare e një maturanti në D1 është 8.52 dhe D2 është 8.5, ndërsa mesatarja e katër viteve, 8, e cila shumëzohet me koeficientin 1.4, (i cili mund të jetë më pak, në varësi të shkollës). Ndërsa Z1 e marrin 9 dhe Z2 notë 8.7, e cila duhet të shumëzohet me koeficientin e shkollës së lartë duke sjellë rezultatin e saktë që konkretizohet në formulën e mëposhtme: 8.52(D1)+8.5(D2)+8(M)=25.02x1.4(KSH)=32.20. Ky rezultat sipas formulës do të mblidhet me shumatoren e lëndëve me zgjedhje: 9(Z1)x1.3+8.7(Z2)x1.3(K2)=23.01, i cili është numri i pikëve të përshkallëzuara të lëndëve me zgjedhje. Nëse mblidhni 32.20 + 23.01 = 55.21, të cilat i shumëzoni me 100, rezultati i saktë i përshkallëzuar do të jetë 5521.0.
Preferencat
Përpos provimeve të detyruara, atë të Matematikës dhe Letërsisë, lëndët me zgjedhje, ashtu si edhe vitet e shkuara pritet të jenë çelësi i fitores për shumë nxënës. Ashtu si edhe vjet, në listë do të jenë lëndët: Anglisht, Biologji, Ekonomi, Filozofi, Fizikë, Frëngjisht, Gjermanisht, Gjeografi, Histori, Spanjisht, Italisht, Kimi, Njohuri për Shoqërinë, të cilat kanë koeficientë respektivë, ku në varësi të tyre rezultati do të jetë më i lartë. Nëse kandidati do të ndjekë një degë në Ekonomik që i korrespondon numrit të pikëve të grumbulluara, ai shpallet fitues në bazë të degës preferenciale që ka zgjedhur mes të tjerash kur arrin pikët e mjaftueshme. Sistem referimi për nxënësin shërben kufiri i pranimeve të vitit akademik, nëse ai është brenda tij, ka më shumë shanse për të fituar, nëse jo, atëherë vëmendja zhvendoset drejt preferencave të tjera. Për të përcaktuar preferencat, maturantët duhet që të zgjedhin në krye të listës atë degë, e cila realisht në bazë të përllogaritjes së mësipërme i jep atij më shumë shanse për të fituar. Pritet që së bashku me listën e koeficientëve, maturantët të njihen edhe me tabelën e fituesve të vitit të fundit. Sipas shembullit të mësipërm, nëse kandidati zgjedh një degë, kufiri i së cilës është 5000 pikë, në rastin tonë numri total i pikëve është 5521.0, kjo e shpallur automatikisht në listën e studentëve të ardhshëm. Preferencat e maturantëve në këtë rast duhet të jenë të sakta, në mënyrë që pavarësisht se në cilën degë ata duan të studiojnë, renditja e tyre duhet të jetë e tillë, që pikët e mundshme që do të fitojnë të përafrohen me rezultatet e kufirit që i shpall ata si kandidatë potenciale për të vijuar studimet e larta në njërën prej degëve që ata kanë zgjedhur. Kjo sipas specialistëve ka të bëjë me grupin e lëndëve, të cilat edhe afrohen më shumë me programet universitare që i japin kandidatit koeficientë maksimalë, duke rritur potencialisht mundësinë e fitores. Nëse kandidati nuk arrin të fitojë preferencën e parë, mund të rezultojë fitues në programin e dytë ose fitues, që korrespondon edhe me koeficientë të lartë.

Printo Dėrgo me e-mail
 
 

Ndalohet rreptësisht prodhimi i faqes ose një pjese të saj pa kërkuar një leje të shkruar.
Copyright 2012 GAZETA SHQIPTARE
Përdorimi i lajmeve mund të bëhet duke përmendur burimin, nëse jo, kjo është një shkelje e të drejtave.