Gazeta Shqiptare Online

| Nr. 5293 Viti XVIII
ONLINE
aa|| Kerko:a   
|| Faqet e Gazetës
   EDITORIAL
   Faqe 2-3
   Faqe 4-5
   Faqe 6-7
   Faqe 8-9
   Faqe 10-11
   Faqe 12-13
   Faqe 14-15
   Faqe 16-17
   Faqe 18-19
   Faqe 20-21
   Faqe 22-23
   Faqe 24-25
   Faqe 26-27
   Faqe 28-29
   Faqe 30-31
   MILOSAO
   BLUETOOTH

|| Bluetooth në PDF
 
At Viktor Volaj, Mbėrrijnė dorėshkrimet e vyera nė Arkivin e Franēeskanėve
» Dėrguar mė: 14/03/2010 - 08:05
At Viktor Demaj, OFM

Urdhin Françeskan që sapo mbushi 800 vjetorin e themelimit të tij nëpërmjet Provincës Françeskane Shqiptare i ka dhurue popullit shqiptar Françeskan e idealista të vertetë që me jetën e veprën e tyne kanë përhapë paqe, dije, kulturë, vëllaznim mes bijve të Arbënit. Janë shque me përkushtimin e tyne në fushat e ndryshme të inteligjencës shqiptare. Po të mos ishte Fra Pali prej Hasit nuk do të kishim vjerrshat e para në gjuhen shqipe që janë të përfshime në veprën e Pjetër Budit. Nuk do të kishim Gramatiken e parë shqipe po të mos kishim misonarin fra Françesko Maria Da Leçe, e kështu me rradhë. Nji tjetër françeskan arbnesh, At Leonardo De Martino na dhuroi vjerrsha të bukura në gjuhën gege me nji stil të artë që u përket vetëm poetve të medhaj. Rreshti i tyne përfshin nji plejadë kolosësh ku arriten majat me Mons Vinçenc Prennushin poetin e ambëlsisë dhe shijes poetike, At Gjergj Fishtën, At Anton Harapin, At Zef Pllumin, etj.
Bash në rreshtin e këtyne ban pjesë nji tjeter Françeskan At Viktor Volaj që, bashkë me zhgunin bojë kafe, me konopin tre nyjesh muer misonin me dashtë Shqipninë e me vashdue rradhën në rreshtin e françekanëve për Fe e Atdhe.
Veprimtaria
e tij shkencore

At Viktor Volaj pak i njoftun prej publikut shqiptar ka dhanë ndihmesen e tij në fushën e studimeve shqiptare. Fatkeqësisht nuk ekziston vepra e tij e plotë, përveç veprës Famullia e Bizës e botueme në Kosovë në vitin 2005 nga françeskanët e atjeshem. Kjo për shumë arsye. E para se në kulmin e krijimtarisë së tij në Shqipni u instalue diktatura komuniste, që çoi në eleminimin e këtyne figurave nëpër fushat e ndryshme kulturore. U detyrue At Viktori të punojë në heshtje, në vetmi, i izoluem në boten e tij prej nji akademiku të vertetë. Edhe pse në ketë gjendje ai e dha kontributin e vet në studimet shqiptare. Arsyeja e dytë asht se krijimtaria e tij ndodhet e botueme nëpër vepra të ndryshme, dhe njikohësisht e shpërndame nëpër dosje dhe e pa botueme.
Në fillim të muejit shtator u paraqitë në Biblioteken At Gjergj Fishta në Shkoder Z. Karlo Marlekaj prej bujarisë së tij na dhuroi nji dosje me shkrime e studime të ndryshme gjuhesore, etnografike, toponomastike, historike të At Viktor Volaj.
At Viktor Volaj kje edhe redaktuesi i disa prej veprave të At Gjergj Fishtes. Nën kujdesin e Volajt u botue ne vjetin 1941 Mrizi i Zanavet, Vallja e Parrizit, Anxat e Parnazit, etj. Keto ribotime të kryeveprave fishtiane u shoqnuen edhe me nji aparat kritik spiegues. Nga ana tjetër nuk ishte e lehtë për Volajn të bante redaktuesin e vepres së Fishte