Gazeta Shqiptare Online

| Nr. 5293 Viti XVIII
ONLINE
aa|| Kerko:a   
|| Faqet e Gazetës
   EDITORIAL
   Faqe 2-3
   Faqe 4-5
   Faqe 6-7
   Faqe 8-9
   Faqe 10-11
   Faqe 12-13
   Faqe 14-15
   Faqe 16-17
   Faqe 18-19
   Faqe 20-21
   Faqe 22-23
   Faqe 24-25
   Faqe 26-27
   Faqe 28-29
   Faqe 30-31
   MILOSAO
   BLUETOOTH

|| Bluetooth në PDF
 
Autori: Ē’t’ju them, Domi e shihte Seldin si zot
» Dėrguar mė: 08/08/2010 - 14:17
Lajme te ngjashme
Dimensionet e shtetit autoritar nė Shqipėri
• Datë: Oct 29, 2014


Tiranë Të tjera detaje vijnë për lidhjen mes Seldit dhe Domenikës, dhe kësaj radhe përtej kufirit shqiptar nga Maqedonia.
Gazeta Shqiptare kontaktoi dje me një nga njerëzit kryesorë që ka bërë tekstin e këngës së fundit që Seldi ka nxjerrë në treg “Extazy” dhe për të cilën, ai dhe Domenika janë angazhuar së bashku.
Në Tiranë, në qarqet artistike ka pasur thashetheme të mëdha se ky klip do të realizohej prej Domenikës, si “dhuratë e dashurisë së saj për Seldin”. Madje, ata kanë shkuar së bashku në Shkup për tekstin e këngës, por edhe për muzikën e saj, ndërsa videoklipi është realizuar në një nga studiot e Tiranës.
Në fakt, thashethemet për pagesën e kësaj kënge janë hapur nga vetë Domi, por tashmë sipas intervistës që do të sjellim për lexuesit e Gazeta Shqiptare, rezulton krejt e kundërta.
Autori i tekstit “Extazy”, shqiptaro maqedonasi Avni Qahili, sapo është kthyer në Shkup nga pushimet. Kur i flasim në telefon nga Tirana, ndihet i kënaqur, por në fakt kur i thua arsyen nëse mund të na sqaronte se çfarë ka ndodhur që po interesohemi për këtë gjë, ai shtanget....
Avni Qahili: Pse po më pyesni, çfarë ka ndodhur?
GSH: Seldi dhe Domenika janë ndarë, dhe në Shqipëri ka pasur shumë debat për lidhjen e tyre, por edhe për këtë këngë...
A.Q: Ç’t’ju them, kjo që po më tregoni është krejt e pabesueshme...
GSH: Do të donim të dinim se kush pagoi për këngën e fundit të realizuar nga Seldi...
A.Q: Dëgjoni, ata kanë ardhur këtu në Shkup, në fillim të korrikut. Erdhën me sugjerimin e mikeshës sime Rozana Radi, të cilën e kam si motër. Unë i kam pritur të dy, dhe Seldin dhe Domenikën, dhe më ngjanin si një çift i jashtëzakonshëm. Po më habisni me këtë që thoni.
GSH: Atëherë kush ka paguar për këngën?
A.Q: Unë këngës, i kam bërë vetëm tekstin, sepse pjesa tjetër, pra muzika, është realizuar në një studio tjetër këtu në Maqedoni. Madje të dy ata u treguan të gatshëm të më paguajnë për tesktin e këngës, por unë u thashë se nuk do të paguanin asgjë, përderisa ata kanë ardhur këtu me ndërhyrjen e mikeshës sime Rozana Radi. Ndaj, nuk është paguar asnjë lek. Më pas, i kam drejtuar të dy në studion ku do të bëhej muzika, dhe normalisht ajo studio merr 2000 euro për kompozimin e këngëve, por për shkak të ndërhyrjes sime, ata kanë paguar vetëm 1000 euro. “Extazy” është një këngë me të vërtetë e bukur...
GSH: Megjithatë, tashmë ata nuk janë më bashkë...
A.Q: Nuk di ç’të të them. E habitshme kjo për Domenikën. Unë i pashë të dy si ëngjëj. I prita dhe i përcolla si të tillë. Domenika më dhimbset tani. Ajo e shihte si zot atë njeri dhe ndaj më duket e pabesueshme në gjithë këto akuza dhe v
Printo Dėrgo me e-mail
 
 

Ndalohet rreptësisht prodhimi i faqes ose një pjese të saj pa kërkuar një leje të shkruar.
Copyright 2012 GAZETA SHQIPTARE
Përdorimi i lajmeve mund të bëhet duke përmendur burimin, nëse jo, kjo është një shkelje e të drejtave.