Gazeta Shqiptare Online

| Nr. 5293 Viti XVIII
ONLINE
aa|| Kerko:a   
|| Faqet e Gazetës
   EDITORIAL
   Faqe 2-3
   Faqe 4-5
   Faqe 6-7
   Faqe 8-9
   Faqe 10-11
   Faqe 12-13
   Faqe 14-15
   Faqe 16-17
   Faqe 18-19
   Faqe 20-21
   Faqe 22-23
   Faqe 24-25
   Faqe 26-27
   Faqe 28-29
   Faqe 30-31
   MILOSAO
   BLUETOOTH

|| Bluetooth në PDF
 
Apartamentet, kthehet rritja e ēmimeve
» Dėrguar mė: 06/10/2010 - 13:58
Genc Kondi

Kriza në sektorin e ndërtimit të banesave duket se po i afrohet fundit. Shenja për këtë japin, si ndërtuesit, ashtu edhe agjencitë imobiliare, sipas të cilave sërish po kthehemi në një rritje të kërkesës për apartamente. Të dhënat nga Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë konfirmojnë se 2-3 muajt e fundit ka pasur një rritje të kërkesës nga klientë të ndryshëm, vendas, emigrantë apo edhe të huaj. "Që nga muaji korrik ka rritje të kërkesës, megjithëse pak kanë përfunduar në kontrata reale shitblerjeje", - thotë Ilir Hebovija, drejtor i Shoqatës, duke shtuar, nga ana tjetër, se tani për tani nuk pritet rritjet e çmimeve të apartamenteve. Biznesmeni i ndërtimit Hajredin Fratari ve në dukje se gjatë sezonit veror ka pasur ecuri shumë të mirë të shitjeve dhe ata që po blejnë janë emigrantët, kryesisht ata që jetojnë në Greqi, por edhe çiftet e reja. "Në kompleksin e apartamenteve që kam ndërtuar në Kashar shitjet po ecin kënaqshëm dhe ka interes. Dyqanet janë shitur të gjitha, ndërkohë që tani po shiten edhe apartamentet", - shpjegon ai. Avenir Kika, i cili po ndërton një kompleks të madh banimi në rrugën "Komuna e Parisit", ka konfirmuar se tre muajt e fundit i janë rritur shitjet e apartamenteve, por duke ruajtur nivelin e çmimeve.
Perspektiva
Përfaqësuesit e Shoqatës së Ndërtuesve konfirmojnë se ka një shtim të interesit, por rritja e çmimeve ndoshta do t'i "përkasë" disa muajve më vonë. "Sigurisht që, me të dalë nga kriza, në të cilën ishin mbërthyer shumë kompani, çmimet do të rriten sërish", - thotë Ilir Hebovija. Ajo që vihet re është një shtrenjtim i pritshëm në zonën e qendrës në Tiranë, që është gjithnjë në "top-listën" e kërkesave për blerje apartamentesh. Të dhënat nga agjencitë imobiliare, por edhe ndërtues që ndërtojnë në këto zona, konfirmojnë se në muajt në vazhdim mund të ketë rritje të vogël, deri në 5% të çmimeve në këto zona.
Periudha
Rritja reale e çmimeve pritet të ndodhë në pranverën e vitit 2011, ku sektori pritet ta ketë rimarrë veten tërësisht nga kriza që e preku që në fillim të vitit 2009. Këtu do të ndikojë, veç rritjes së kërkesës, edhe rritja e kostos së ndërtimit, që do të jetë më e theksuar për hekurin, por pritet të shënojë ulje për çimenton, e cila gjithnjë e më shumë po prodhohet në vend.
Faktorët
Sektori i ndërtimit për shumë vite ka zënë peshën kryesore në prodhimin e brendshëm Bruto, deri në 13% të tij, por duket se do ta humbasë peshën. Sipas ndërtuesve, tashmë në treg janë plotësuar nevojat emergjente të individëve për strehim dhe ndërtimi si rrjedhojë nuk mund të vijojë të ecë me ritme shumë të larta. "Nuk mund të presim që njerëzit të blejnë nga 3-4 shtëpi. Dhe në fakt, sinjalet e kësaj rënie kanë nisur që në vitet 2005-2006 dhe ndërtuesit reaguan duke ulur ritmet, çka i shpëtoi ata nga një krizë edhe më e thellë, që nisi në vitin 2008", - thotë ndërtuesi Behar Male.
Printo Dėrgo me e-mail
 


Shkėlqimi i paralajmėruar i Ermonelės
• Nga Eno Koēo
Makthi i vetmisė
• Nga Kujtim Morina
Paralele “pėrthyerjesh”
• Nga Valbona Nathanaili*
|| Tani në PDF
Milosao
 

Ndalohet rreptësisht prodhimi i faqes ose një pjese të saj pa kërkuar një leje të shkruar.
Copyright 2012 GAZETA SHQIPTARE
Përdorimi i lajmeve mund të bëhet duke përmendur burimin, nëse jo, kjo është një shkelje e të drejtave.