Gazeta Shqiptare Online

| Nr. 5293 Viti XVIII
ONLINE
aa|| Kerko:a   
|| Faqet e Gazetës
   EDITORIAL
   Faqe 2-3
   Faqe 4-5
   Faqe 6-7
   Faqe 8-9
   Faqe 10-11
   Faqe 12-13
   Faqe 14-15
   Faqe 16-17
   Faqe 18-19
   Faqe 20-21
   Faqe 22-23
   Faqe 24-25
   Faqe 26-27
   Faqe 28-29
   Faqe 30-31
   MILOSAO
   BLUETOOTH

|| Bluetooth në PDF
 
Jorgo Goro: Himara ėshtė Shqipėri
» Dėrguar mė: 11/05/2011 - 13:30
Lajme te ngjashme
Tritani kundėr Ramės: Gjiri i gruas ėshtė jetė
• Datë: Oct 29, 2014
FSHF: Falėnderojmė ata qė na mbėshtetėn pa rezerva
• Datë: Oct 29, 2014
Fratari: Prangosja ime s'ėshtė politike
• Datë: Oct 28, 2014
Greqia: Mbėshtesim integrimin e Shqipėrisė nė BE, krenarė pėr ju
• Datë: Oct 27, 2014
Berisha takon Demirel: Ish-Presidenti i Turqisė ėshtė miku i madh i shqiptarėve
• Datë: Oct 27, 2014
Tifozėt e kuq mbėshtesin kombėtaren, shėnon 1 serb
• Datë: Oct 27, 2014
Xhuli e ‘BB7’: Po jetoj njė dashuri tė re, ai ėshtė kėngėtar
• Datë: Oct 25, 2014
Tedi Blushi

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro pati dje një drekë pune me tre kandidatët e tjerë si dhe me stafin e bashkisë. “Nuk ka vend për hedhje parullash nacionaliste pasi Himara është Shqipëri, dhe nuk jemi në gjendje lufte me fqinjin tonë. Me qetësi, vizion dhe largpamësi, punët e Himarës do të rregullohen”, - ka qenë komenti i vetëm që Goro bëri për mediat në përfundim të kësaj dreke informale. Në një intervistë të dhënë dy ditë më parë për “Gazeta Shqiptare”, kryebashkiaku i ri i Himarës paralajmëroi se do të punonte shumë shpejt për të përmirësuar imazhin e dëmtuar të kësaj bashkie nga paraardhësi i tij, Vasil Bollano. “Misioni im është të përmirësoj këtë imazh të dëmtuar të Himarës. Ju garantoj se tani e tutje Himara do të jetë në faqen e parë të shtypit, si dhe do të zërë një vend të konsiderueshëm në kronikat televizive për bukuritë e saj natyrore, si një vend i mrekullueshëm turistik që pret investitorë dhe në veçanti turistë të shumtë vendas apo të huaj”, - u shpreh Goro. Në intervistën e dhënë për ‘GSH’, ai e paralajmëroi gjithashtu edhe zhvillimin e një takimi informal me kandidatët e tjerë. “Kam ndërmend që shumë shpejt të ftoj të tre kandidatët për të pirë së bashku një kafe dhe për të biseduar për të ardhmen e Himarës”, - tha ai.
Rezultatet
Kandidati i koalicionit “Aleanca për të Ardhmen”, Jorgo Goro u shpall fitues në garën për postin e kreut të Bashkisë së Himarës, me 1574 vota, përballë 1472 votave të siguruara nga kandidati i PBDNJ-së, Vasil Bollano. Në këtë proces, kandidati i koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, Savo Prifti arriti të siguronte 560 vota, i pasuar nga kandidati i Partisë së Minoritetit Etnik Grek (MEGA), Dhimitri Llazari me 144 vota. Aleanca Kuq e Zi përshëndeti dje fitoren e Jorgo Goros në Bashkinë e Himarës duke vlerësuar himarjotët, që dhanë sipas saj verdiktin e tyre kundër Vasil Bollanos. Aleanca vlerëson që largimi i Bollanos do të garantojë harmoninë dhe bashkëjetesën fetare e etnike në Shqipëri. “Ky është ndëshkimi më i mirë që himarjotët i japin Bollanove në Shqipëri pas denoncimeve të njëpasnjëshme të bëra nga Aleanca ‘Kuq e Zi’ për fyerjen e identitetit dhe dinjitetit kombëtar, duke treguar se Himara është zemra e Shqipërisë. Aleanca ‘Kuq e Zi’ përgëzon qytetarët himarjotë për mënyrën se si ata e përdorën votën e tyre, mjetin më demokratik, për t’u thënë boll propagandave antishqiptare”, thuhej në njoftimin e Aleancës ‘Kuq e Zi’.
Printo Dėrgo me e-mail
 
 

Ndalohet rreptësisht prodhimi i faqes ose një pjese të saj pa kërkuar një leje të shkruar.
Copyright 2012 GAZETA SHQIPTARE
Përdorimi i lajmeve mund të bëhet duke përmendur burimin, nëse jo, kjo është një shkelje e të drejtave.