Gazeta Shqiptare Online URL: http://www.balkanweb.com/index.php?id=101322
Spitali “Hygeia”,epokė e re nė obstetrikė e gjinekologji
(Dėrguar mė: 06/07/11)

Metodat e reja të mjekësisë obstetrikale dhe embriomaternale, të cilat zbatohen në Klinikën Gjinekologjike të Spitalit HYGEIA Tiranë, sigurojnë një përqindje mbijetese prej 100% për të porsalindurit, krahasuar me vdekshmërinë gjatë lindjes në Shqipëri, e cila arrin në 10% të numrit total të lindjeve, ndërkohe që paralelisht sigurojnë edhe shëndet të mirë për nënat. Në të njëjtën kohë, diagnoza në kohën e duhur dhe e hershme e sëmundjeve kongjenitale, minimizon mundësinë e lindjeve të bebeve me sëmundje kongjenitale (Sindromi Down, kardiopati etj) në një shifër 70%-99%, në vartësi të sëmundjes. Të dhënat e mësipërme u deklaruan gjatë Konferencës së Katërt Shkencore, e cila u organizua prej Spitalit HYGEIA Tiranë më 2 korrik 2011, me temë “Çështje aktuale – Gruaja - I porsalinduri”. Konferencën e nderoi me prezencën e saj, znj. Liri Berisha, kryetare e Fondacionit Shqiptar për Fëmijët. Këtë konferencë e përshëndeti drejtori i përgjithshëm i spitalit, z. Kyriakos Kopsidis.