Gazeta Shqiptare Online URL: http://www.balkanweb.com/index.php?id=101389
Shkurt
(Dėrguar mė: 07/07/11)

Aksioni,asgjësohet
parcela me hashash

PUKE - Nisin aksionet antidrogë në Pukë. Forcat e komisariatit të policisë së këtij rrethi gjetën dje dhe asgjësuan në malet ekomunës së Qelzës një parcelë me 100 rrënjë bimë kanabis-sativa. Sipas burimeve policore, zbulimi i parcelës me bimë narkotike u bë i mundur falë dhe bashkëpunimit me Policinë Pyjore dhe kryepleqtë e zonës. Drejtues të komisariatit të Pukës pohojnë se janë identifikuar zonat problematike për sa i përket kultivimit të drogës dhe se aksioni do të vazhdojë gjatë ditëve në vijim.
Premtoi viza për SHBA, kapet mashtruesi
VLORE - Policia e Vlorës vuri dje në pranga një 47-vjeçar, i cili akuzohet për mashtrim me vizat amerikane. Bëhet fjalë për Skënder Siqencën, banues në lagjen "4 Heronjtë" të këtij qyteti. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se Siqenca u kap, pasi ndaj tij Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë kishte caktuar masën e sigurisë "arrest në burg" para disa kohësh. Mësohet se 47-vjeçari ka mashtruar shtetasen M.H., duke i marrë shumën prej 5000 euro me premtimin se do t'i nxirrte një vizë për në SHBA.
Misteri, plagosen
dy veta në lokal

FIER – Dy persona u plagosën mbrëmë teksa ishin duke pirë kafe në një lokal pranë një pike karburanti në aksin rrugor Fier–Patos në afërsi të fshatit Portëz. Burime policore pohojnë se 31-vjeçari Bledar Seneja dhe 35-vjeçari Maringlen Nani nga lagjia “1 Maj” e qytetit të Fierit u dërguan në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Pas hetimeve paraprake dyshohet që plagosja të jetë aksidentale ose dy viktimat janë qëlluar gabimisht nga persona të tjerë.
Vuante nga depresioni,
vetëvritet i moshuari

FIER - Një 83-vjeçar nga fshati Verri e rrethit të Fierit, dje i dha fund jetës së tij duke u vetëvrarë me çifte. Burime nga policia lokale pohojnë se Konstandin Mino, i cili prej disa vitesh banonte në Tiranë, është kthyer në fshatin e tij të lindjes dhe është vetëflijuar. Pas hetimeve paraprake rezultoi se i moshuari u vetëvra për shkak të depresionit. Mësohet se viktima vuante prej disa kohësh nga sëmundja e prostatës.