Gazeta Shqiptare Online URL: http://www.balkanweb.com/index.php?id=125145
Adoleshenca dhe prindėrit kontrollues
(Dėrguar mė: 05/12/12) M.Sc Ornela Coka

Mënyra se si janë rritur prindërit influencon në dëshirën mbi mënyrën se si do të rrisin fëmijët e tyre. Nganjëherë ata duan të përsërisin mënyrat e vjetra prindërore dhe përsërisin ato për të cilat janë ndjerë mirë, por herë të tjera ata duan të ndërpresin me fëmijët e tyre sjelljet, të cilat i shikonin si të dëmshme. Është kjo kategori e dytë e nënave dhe baballarëve që cilësohen si “prindërit kontrollues”.

Kur fëmijët e tyre hyjnë në adoleshencë dhe bëhen më të paparashikueshëm dhe emocionalë për të jetuar me to, prindërit kontrollues mund ta kenë të vështirë për të mbajtur zgjedhjen që ata kanë bërë. Për shembull, të nxitur nga gjuha e adoleshentëve që mund të bëhet shkak për të thyer lirinë me një shpërthim të zemërimit, babai ose nëna e gjejnë veten duke ulëritur si të çmendur, të frikshëm, kur ata u zotuan se kurrë nuk do t’u bënin fëmijëve të tyre atë që ju është bërë atyre më parë. Si ndodhi kjo?
Pika për të filluar shpërbërjen e kompleksitetit të kontrollimit është me një prind, i cili beson se ai nuk ka asnjë referencë të mirë për mënyrën se si të prindërojë për shkak të sfondit familjar nga i cili vjen:”Si mund të di se si të prindëroj, kur modeli prindërimit tim ishte më së shumti i keq, i pakujdesshëm, kur babai pinte pothuajse gjatë gjithë kohës. Kohët e familjes time nuk ishin zbavitëse, sepse ata nuk ishin të matur. Unë nuk kam marrë një model të mirë për t’u ndjekur”.

Të gjithë prindërit, pa marrë parasysh sa të keq apo të mirë, japin dy modele prindërore për të ndjekur jo një - një përzierje se si të jetë dhe si të mos jetë. Ata mund të kenë marrë në të kaluarën një shembull të dhimbshëm se si prindi të mos jetë. Pra, së pari, pyesni veten se çfarë sjelljeje nuk dëshironi të vazhdoni me fëmijët tuaj? Ndoshta, ju nuk doni të pini në mënyrën se si ata pinin. Më pas pyesni veten rreth një pyetje tjetër: “Çfarë lloj prindi dëshironi të jeni”? Ndoshta ju doni të krijoni një klimë argëtuese dhe pozitive familjare. Mendoni në lidhje me mënyrën se si ju nuk dëshironi të veproni, me mënyrën se si dëshironi të veproni dhe kështu ju krijoni një fillim të mbarë në drejtim të prindërimit që dëshironi të siguroni. Dhe në qoftë se adoleshentët tuaj do t’ju pyesin se pse ju ndiheni kaq të fuqishëm për përdorimin e alkoolit të kufizuar dhe rëndësinë e të qenurit së bashku si një familje, mund të shpjegoni se si ka qënë për ju procesi juaj i rritjes. Kjo nuk është për të diskredituar gjyshërit e tyre, por vetëm për të shpjeguar se pse ju doni të prindëroni në një mënyrë të ndryshme nga ajo e cila jeni rritur. Ekzistojnë frustracione, ku prindi korrigjon vetëm për të zbuluar se rezultati që ata donin nuk është i arritshëm. Për shembull, rritja me prindër të papërfshirë bën që ata të dëshirojnë të jenë më të pranishëm në jetën e të riut, vetëm që të lejojnë adoleshentin të ketë më shumë intimitet apo pavarësi. Rritja në varfëri bën që ata të duan të kënaqin materialisht adoleshentin e tyre, vetëm që ai të ketë dhe të marrë standardin më të lartë të jetesës e familjes për të mos u ankuar që nuk ka shumë për të shpenzuar. Pastaj është kurthi i të kundërtave, në të cilën disa prindër kontrollues mund të bien kur ata përpiqen për të korrigjuar një përvojë ekstreme me prindërit e tyre, duke shkuar në ekstremin tjetër me adoleshentët e tyre. Këto kontrollime mund të duket se funksionojnë gjatë viteve të hershme të rritjes së fëmijëve bashkëpunues, por kanë më shumë gjasa për t’u thyer nën presionin e adoleshentëve gjithnjë e më të pavarur e të bezdisshëm.

Kështu, nëse babai, i cili është rritur në një familje me klimë ankthioze, sunduar nga rregullat konstante dhe shqetësuese të babait të tij, ai zgjedh të mohojë rreziqet e adoleshentëve për të çliruar veten dhe të gjithë të tjerët nga ky model i frikës së vazhdueshme. Por kur njëri prej adoleshentëve injoron verbërisht rreziqet dhe lëndohet, prindi ripohon veten me një hakmarrje. Tani ai është kthyer prapa në kohë, duke përsëritur rrugën e babait të tij. Sigurisht zgjidhja nuk ishte për të larguar frikën, por për ta përdorur atë me mençuri, duke ruajtur vigjilencë të shëndetshme. Apo nëna, e cila është rritur në një familje autoritare që dëshiron të shmangë atë regjim represiv me adoleshentët e saj. Pra, ajo shkon në një ekstrem tolerant me ta, vetëm që ata të fillojnë të vrapojnë në mënyrë të papërmbajtur dhe njëkohësisht të rrezikshme me lirinë, duke bërë që ajo të vendosë kufizime të rrepta që i urren për t’i sjellë ato përsëri në kujdesin e saj ndaj adoleshentëve. “Unë jam duke vepruar në mënyrë më të rreptë se sa prindërit e mi e bënin dikur!”. Sigurisht zgjidhje e menaxhimit nuk është të japësh lirinë totale, por për të mbikëqyrur lirinë duke ruajtur mbikëqyrje të shëndetshme.
Në përgjithësi të shkosh në një ekstrem për të korrigjuar një tjetër, të paktën në procesin e prindërimit, është e rrallë që të arrish përmirësimin, pasi një ekstrem jo vetëm mohon tjetrin, por ai ndalon një varg zgjedhjesh të përziera të sjelljeve të moderuara që shtrihen midis tyre.

“Është si të shohësh një fantazmë”, ka thënë një baba. “Unë urrej marrëdhënien time me tim atë dhe jam betuar që nuk do t’i bëj kurrë fëmijës tim atë që më është bërë mua. Megjithatë, jam kritikues dhe kokëfortë dhe e gjykoj fort tim bir adoleshent, kur ai nuk do të bëjë atë që unë dua. Nuk është çudi që ai është aq i zemëruar në pjesën më të madhe të kohës. Unë e di se kjo është dhe arsyeja pse unë jam aq i zemëruar me të. Sepse e ndjej se ai është duke më detyruar të jem ai lloj babai që unë nuk do doja kurrë të isha në jetë.

Ose mund të dëgjoni përshkrimin e dilemës së një nëne në këto kushte. “Unë ndjej që jam kapur pas diçkaje saqë e kam të pamundur për të ndryshuar. Duke u përpjekur të jem ndryshe nga nëna ime, përfundoj duke vepruar ashtu si edhe ajo. Të gjitha ndjesitë e fajit të cilat më lidhin me të dhe me të cilat luftoj ende, gjej se i kam krijuar edhe me fëmijën tim. Të gjitha ndëshkimet me të cilat nëna ime më dënonte kur e zhgënjeja apo e sfidoja, kam filluar t’i përdor për të kontrolluar vajzën time kur ajo më zhgënjen ose sfidon. A është gjithmonë prindërimi një përsëritje e mëkateve të vjetra? A po lejoj që vajza ime të rritet ndryshe nga unë, apo po sillem me të njësoj si nëna ime? Ekziston ndonjë mënyrë për të thyer modelet e pakënaqura nga e kaluara”?

Përballja me një adoleshent, i cili është duke vepruar si i rritur shkakton impulse për të ndjekur shembullin e ndjekjes së mënyrës së përdorur nga prindërit për t’u përgjigjur në situata të ngjashme kohë më parë. Prindi kontrollues është prezent në të tashmen me një ngjarje, e cila ngjason me të kaluarën e tij të dhimbshme dhe kështu ai bie në grackën e imitimit ose përdor mënyrën e lëndimit të prindërve të tij.

Rishikimi i këtyre llojeve të modeleve prindërore është i komplikuar për t’u bërë, por nuk është i pamundur. Për të emancipuar veten dhe për t’u larguar nga mënyra e dhimbshme se si ju kanë trajtuar juve kur keni qënë fëmijë prindërit tuaj, duhet që në fillim të kuptoni se sa kohë më parë jeni identifikuar me këta njerëz të fuqishëm dhe keni përvetësuar (brendësuar) sjelljen e tyre. Më pas, duke marrë përgjegjësinë për atë që keni bërë, do të pranoni këtë pjesë të vetes. Pranimi dhe përgjegjësia do t’ju japë një masë të zgjedhjes. Me këtë zgjedhje ju mund të zhvilloni një strategji alternative për menaxhimin e marrëdhënieve me adoleshentët tuaj. Lënia mënjanë e shembullit të vjetër të prindit mund t’ju ndihmojë të vendosni një praktikë të re prindërimi në lojë.

Një punë e tillë ju ndihmon të çlironi veten nga ndjekja e mësimeve te vjetra që mund t’i keni marrë kohë më parë, kur ishit shumë i ri për të përvetësuar modele prindërimi. Konsiderojeni këtë proces si një progres, jo si përsosmëri. Pranoni se do të ketë edhe gabime përgjatë rrugës, incidente dhe rebelime, të cilat ju nuk dëshironi që të ndodhin.