Gazeta Shqiptare Online URL: http://www.balkanweb.com/index.php?id=131505
Nis Shkolla e Administratės Publike, trajnimet me rrogė
(Dėrguar mė: 18/04/13) Lorenc Rabeta

Këshilli i Ministrave ka miratuar krijimin e Shkollës Shqiptare të Administratës Publike, institucion në varësi të Ministrit të Brendshëm. Organet e e saj do të jenë drejtori dhe bordi këshillimor, ndërkohë që ka për qëllim formimin profesional të nëpunësve të administratës publike. Bordi këshillimor është organi këshillimor i ASPA-së dhe përbëhet nga sekretarët e përgjithshëm të të gjitha ministrive, drejtori i Departamentit të Administratës Publike, dy përfaqësues nga shoqatat e qeverisjes vendore dhe dy përfaqësues të Universitetit të Tiranës, të caktuar nga rektori i këtij universiteti, me kërkesë të vetë institucionit. Në vendimin përkatës të publikuar në Fletoren Zyrtare, Këshilli i Ministrave përcakton se shkolla ka për detyrë trajnimin e detyrueshëm në periudhën e provës për nëpunësit civilë, trajnimin për zhvillimin e karrierës së nëpunësve të administratës publike, si dhe trajnimin për përshtatje profesionale, në rastet e ndryshimit të kërkesave të vendit të punës. Shkolla ka gjithashtu detyrë trajnimi me karakter të posaçëm për kryerjen e detyrave të veçanta për nëpunësit e administratës publike si dhe për zhvillimin e njohurive profesionale për punonjësit.
Trajnimet
dhe pagesa
Vendimi përcakton gjithashtu edhe rastet e kur nëpunësi i administratës publike u nënshtrohet veprimtarive të detyrueshme, të përgjithshme dhe të veçanta, të trajnimit: gjatë periudhës së provës, gjatë periudhës së përshtatjes profesionale, me urdhër të drejtpërdrejtë të eprorit. Trjanimi është i detyrueshëm kur bëhet fjalë për tema të lidhura me punën, për të paktën 10 ditë trajnimi në vit, për nëpunësit civilë të nivelit të mesëm dhe të lartë drejtues. Trajnimi në Shkollën Shqiptare të Administratës Publike do kryhet pa shkëputje nga puna, ndërkohë që gjatë kohës së trajnimit nëpunësi merr pagën e plotë. Trajnimi jashtë vendit i organizuar nga institucioni është me shkëputje nga puna. Gjatë periudhës së trajnimit deri në 6 muaj, nëpunësi merr pagën e plotë, përjashtuar shtesat për vështirësi dhe kushte pune. Për periudhën e trajnimit që kalon 6 muaj, nëpunësit i ndërpritet
paga dhe familjes së tij i jepet një shpërblim i përcaktuar, si më poshtë vijon: Për nëpunësit pa ose me një pjesëtar në ngarkim, 40% të pagës së plotë, përjashtuar shtesat për vështirësi dhe kushte pune; për nëpunësit me më shumë pjesëtarë në ngarkim, 50% të pagës së plotë, përjashtuar shtesat për vështirësi dhe kushte pune. Për periudhën e trajnimit deri në 6 muaj, të ndërmarrë me nismën e vet, nëpunësit ai paguhet me 30% të pagës së plotë, përjashtuar shtesat për vështirësi dhe kushte pune, pavarësisht nga numri i anëtarëve të familjes në ngarkim.
Për trajnimet mbi 6 muaj, të ndërmarra me nismën e vet nëpunësit, ai nuk paguhet.