Gazeta Shqiptare Online URL: http://www.balkanweb.com/index.php?id=47971
“Mėsuesit e dispozicionit, dy herė mė shumė se sa duhen”
(Dėrguar mė: 20/11/08) Aimona Vogli

Të përzgjedhësh më të mirët në listën e gjatë të mësuesve që kanë dorëzuar dosjen nuk është aspak e lehtë. Kjo sepse jo të gjithë ata që kanë mbaruar për mësuesi mund ta ushtrojnë këtë profesion. Ka raste, kur mësuesit e dispozicionit që dërgon drejtoria arsimore në një shkollë, nuk arrijnë të mbajnë dot klasën nën kontroll. Në raste të tjera drejtorët e shkollave ankohen se ata nuk kanë nivelin e duhur profesional. Në raste të tilla këtyrë mësuesve u është thënë që të kërkojnë njëprofesion tjetër.
Violeta Kruja, shefe personeli dhe e burimeve njerëzore në Drejtorinë Arsimore, në një intervistë për "Gazetën Shqiptare" tregon si përzgjidhen mësuesit e dispozicionit, vështirësitë me stafet pedagogjike, pagesën e tyre dhe sa sa shance kanë ata për të kaluar mësues definitivë.
Sa është numri i mësuesve që janë në dispozicion?
Ky numër për Tiranën, kubëjnë pjesë vetëm shkollat e qytetit shkon në rreth 1400 mësues në dispozicion.
Cila janë lëndët më të mbingakuara me mësues në dispozicion?
Po të shikosh listën, në përgjithësi, të gjitha lëndët janë në një farë mbingopje mësesish në dispozicion. P.sh: tek lënda e Gjuhës kemi definitivë 389 mësues në të gjithë Tiranën. Normalisht 10% i këtij numri duhet të jenë mësues dispozicioni, që me një llogari të thjeshtë i bie rreth 40 mësues të tillë, por aktualisht, në Drejtorinë Arsimore të Tiranës, janë në dispozicion rreth 177 mësues për këtë lëndë. Për momentin unë nuk mund të dërgoj më mësues në dispozicion në këtë lëndë. E njëjta situatë ndodh për edukatoret, që janë gjithësej 315, 10% i këtij numri llogaritet rreth 30, ndërkohë që në dispozicion janë 53. Këto shifra janë të tejkaluara, sepse janë mësuesit që janë në dispozicion, janë të regjistruar që prej vitit 1999.
Cila është proçedura që veprohet për zgjedhjet e mësuesve të dispozicionit?
Në nuk praktikojmë konkursin për mësuesit e dispozicionit, atë e zbatojmë vetëm për mësuesit e shkollave kombëtare. Ne kemi një listë me emrat e të gjithë këtyre mësuesve dhe I njoftojmë sa herë në një shkollë mungon një mësues definitive. Dhe e bëjmë këtë deri në momentet që mund të jetë i mundur një emërim. Zakonisht këta mësues përpiqemi t'i dërgojmë nëpër vende që janë afatgjatë, për shembull: lejelindje, apo ndonjë vend vakant. Merret një karakteristikë nga drejtoria e shkollës dhe veç kësaj kontrollohet nga inspetokërt që kemi në në Drejtorinë Arsimore dhe më pas, i jepet emërimi nëse i plotëson të gjithë kushtet.
Cilat janë kriteret që një mësues i dispozicionit të emërohet në definitiv?
Kriteri bazë që një mësues të emërohet është profesionalizmi. Me të nënkuptojmë, shkollën ku ka mbaruar studimet e larta, metodologjinë dhe pedagogjinë që ai ndjek kur jep mësim, etj. Gjithashtu përveç këtij kriteri, janë vjetërsia në punë, koha e pritjes në dispozicion, etj. Kjo e fundit, sepse një person, i cili i ka shërbyer prej vitesh Drejtorisë Arsimore, duke qenë i gatshëm që të shkojë në çdo shkollë që ne e caktojmë, vlerësohet dhe për këtë. Gjithashtu ai duhet të ketë një kominikim të mirë më nxënësit si dhe me komunitetin, sepse, nëse është një mësues shumë i përgatitur, por nuk arrin ta trasmetojë këtë tek nxënësi, ose nuk arrin të ndërtojë një marrëdhënie të mirë më te dhe me prindërit, mund të krijojë probleme.
Thatë që i dërgoni mësuesit e dispozicionit nëpër shkolla, por a ka patur raste kur shkollat i kanë kthyer mbrapsht?
Ka patur raste kur drejtorët e shkollave, janë ankuar se këta mësues nuk mund të mbajnë klasën, se nuk janë në lartësinë e duhur profesionalisht, etj. Këtyre mësuesve u është tërhequr vëmendja dhe nëse ndodh përsëri, u sugjerojmë të gjejnë diçka ku mund të gjejnë më mirë veten se në mësuesi. Vështërsinë më të madhe e kemi me ata mësues, të cilët janë të emëruara, dhe nuk është aspak e thjeshtë që ta lëvizësh nga vendi i punës. Shumë mësuesve i ofrohet një punë në shkolla private, të cilat kërkojnë mësues, por ato nuk pranojnë për një sërë arsyesh si: siguracionet, orari, trajtimi, etj.
Si është pagesa e tyre?
Mësuesit e dispozicionit paguhen me orë, sepse ato shkojnë dhe punojnë me ditë, ndërsa mësuesit që zëvëndësojnë rastet me leje lindje dhe shkon dhe zëvendëson aty ku në kemi një fond pagese, ato paguhen me ditë. Marrin pagesë dhe vendosen në bordero njësoj si të gjithë të tjetër, veçse janë provizore.
Mësuesit e dispozicionit përfitojnë ditë pushimi?
Të gjithë mësuesit që punojnë në Drejtorinë Arsimore, qoftë dhe për një muaj përfitojnë 4 ditë pushimi. Kështu që sa muaj të punojë duke i përllogaritur që çdo mësues në muaj ka 4 ditë pushimi, del rezultati i lejes dhe nuk është aspak i privuar nga ajo.