Gazeta Shqiptare Online URL: http://www.balkanweb.com/index.php?id=54098
Parazitėt e zorrėve, kurat popullore
(Dėrguar mė: 26/02/09) Hysni Dankshi

Ndër parazitët që takohen më shpesh te njeriu janë ata të zorrëve. Këta lloj parazitësh zhvillohen si tek të vegjlit ashtu edhe te të mëdhenjtë, vetëm atëherë kur nuk zbatohen rregullat e higjienës. Kur niveli i higjienës dhe kulturës shëndetësore është i lartë, nuk ka infeksion nga parazitët e zorrëve. Burimi i infeksionit është njeriu ose kafsha që mbajnë në organizmin e tyre parazitët, të cilët nëpërmjet jashtëqitjes i nxjerrin ne formën e vezëve. Vezët duke rënë në tokë kalojnë nëpërmjet ujit të pijshëm, ujit që vaditim perimet dhe zarzavatet, nga duart e të rriturve dhe fëmijëve, nga lodrat dhe rrobat e infektuara.
Përhapja
Rrugët e përhapjes janë të shumta: duart e palara, perimet dhe zarzavatet e palara mirë, uji i pijshëm etj. Për të konstatuar sëmundjet, përveç shenjave klinike janë të domosdoshme edhe ekzaminimet mikroskopike të materialëve fekale, për të parë vezët e parazitëve. Janë shumë lloje parazitësh të zorrëve, askaritoza, oksiuriaza, trikocefaloza, trikineloza, shiritat, lambia etj. Parazitët janë të shumëllojshëm. Ata janë të vegjël që mezi shihen në mikroskop, deri tek shiriti i derrit dhe i kaut që variojnë nga 8-12 m të gjatë. Por për ta kuruar këtë sëmundje ka mjaft kura popullore. Merrni 1-1.5 filxhan kafeje me fara kungulli. Shtypini në një pjatë porcelani duke i përzier me pak ujë e sheqer dhe kjo masë u jepet fëmijëve të vegjël nga 1 lugë kafeje esëll në mëngjes. 19 gr hudhër qërohet dhe shtypet. Hidheni në 250 ml qumësht ose ujë. Ena lihet e mbuluar 2 orë. Kullohet dhe lëngu përdoret për 2 klizma me radhë (askaridoza). Merrni 60-80 gr lëvore shege të thara dhe të grimcuar. Zihen me 3 gota ujë derisa të mbeten 2 gota ujë. Ena lihet e mbuluar për 15 minuta. Kullohet dhe lëngu pihet nga ata që kanë shirit esëll, 2-3 herë brenda 1 ore. Pas 2 orësh nga pirja e lëngut të pihet 30-35 gr vaj recini. Merrni 1 gotë ujë me shëllirë djathi, futni në të 4-5 thelpinj hudhra të qëruara dhe të shtypura mirë. Lihet nga darka deri në mëngjes sa të regjen, pastaj kullohen dhe pihen 1 lugë gjelle esëll në mëngjes, për 10 ditë rresht. Merrni 1 gotë me raki të fortë rrushi, 3-4 thelpinj hudhre. Grihen imët dhe lihet nga darka deri në mëngjes për 7-10 ditë. Pas 1 jave pushim, përsëritet dhe njëherë kjo metodë. Merrni gjethe Pelin, afërsisht 30 gr . I zieni për 1 orë e gjysmë në një litër ujë. Nga ky lëng i jepni fëmijës, sipas moshës, nga 1 lugë gjelle deri në 1 filxhan kafeje çdo mëngjes esëll, deri sa të pastrohen nga krimbat. Merrni një degë dru Frashëri dy-vjeçar. Pasi qëroni pjesën e bardhë të drurit e zieni për 2 orë në 1 litër ujë. Pasi e kulloni, filloni mjekimin duke i dhënë 1 lugë çdo 2 orë. Duke e lënë bartësin pa ushqim, thuhet se shiriti shkëputet nga zorrët në kërkim të ushqimit. Duke u nisur nga kjo, bartësit i jepet vetëm një gotë qumësht në mëngjes dhe pas 2 orësh edhe 1 filxhan vaj ulliri.
Merrni 1 maj thike rozmarinë të egër në formë pluhuri me pak ujë, 3 herë në ditë ose zieni 2 gota ujë. I hidhni 1 lugë kafeje bimë dhe kullojeni. Kjo pihet gjatë ditës para buke. Kura vazhdon 7-10 ditë. Kundër parazitëve të zorrëve përdoret edhe kjo përgatitje: 1 kg karota që lahen, qërohen dhe bluhen me makinën e mishit. Çaji i shtrydhur pihet menjëherë. Pas 22 orësh i sëmuri pi 1 lugë me vaj recini. 300 gr fara kungulli të qëruara dhe të shtypura përzihen me 10 gr hudhra të shtypura. I hidhni kësaj mase 200 gr mjaltë të pastër dhe origjinal. Hani çdo mëngjes esëll 1-2 lugë, për 2-3 ditë radhazi. Merrni 10 gr kamomil, valerianë, 60 gr hudhra të qëruara dhe të shtypura, po aq dhe bar ethesh. Kjo përzierje shndërrohet në çaj. Merrni 3 lugë nga përzierja dhe përvëlojeni me 400 ml ujë të sapovaluar. Ena mbulohet mirë dhe lihet 2 orë. Kullohet dhe ëmbëlsohet me pak mjaltë. Pihet gjatë ditës 3-4 doza.
Shenjat
Gjiardiaza lamblia është parazit, i cili te fëmijët dhe tek të rriturit shpesh shkakton infektim të zorrëve. Transmetohet përmes jashtëqitjeve ose përmes ujit të kontaminuar dhe ushqimit. Përveç kësaj, parazitët e gjiardiazës mund të kalojnë te njerëzit nga kafshët e infektuara (p.sh. qentë). Në institucionet me qëndrime ditore infektimi mund të përhapet përmes duarve të ndotura (fëmijët ose edukatorët), lodrave të ndotura, mobilieve dhe shtrojave. Ndonjëherë infektimi me gjiardiazë është pa simptoma. Në raste të tjera shkakton diarre (mund të ndërrohet me kaps). Fëmijët e infektuar mund të ankohen në gazra, fryrje të barkut, humbje të oreksit dhe humbje në peshë. Te fëmijët e vegjël paraqitet vjellje. Periudha e inkubacionit është nga 1-4 javë. Fëmijët janë ngjitës (të aftë ta përhapin infeksionin) deri sa kanë ciste të gjiardiazës në jashtëqitjet e tyre. Fëmijët e infektuar ose personeli që tregojnë simptoma të gjiardiazës, duhet të largohen deri sa trajtohen dhe jo më gjatë se sa kanë diarre. Individët e infektuar që nuk kanë simptoma, paraqesin rrezik të vogël për përhapjen e parazitit dhe zakonisht nuk duhet as të trajtohen e as të largohen.

Presidenti i Mjekësisë Alternative. NR : 069 21 06 127