Gazeta Shqiptare Online URL: http://www.balkanweb.com/index.php?id=85555
Shkurt/ Dy lėkundje tėrmeti s'evidentohen dėme
(Dėrguar mė: 21/09/10)

Dy lëkundje tërmeti s'evidentohen dëme
KORÇE -
Në orët e para të mëngjesit të djeshëm në qytetin e Korçës janë ndjerë dy lëkundje tërmeti, por nuk kanë shkaktuar pasoja. Goditja e parë ka qenë 3.2 ballë, ndërsa goditja e dytë pak më e dobët, përkatësisht 2.8 ballë të shkallës Rihter. Sipas njoftimeve zyrtare nuk ka dëme materiale. Pas atij në Baban të Devollit, ku u shënuan dhe dëme materiale nga lëkundjet, shënohen tri tërmete në harkun e një jave në Korçë.
Arrestohen dy të rinj, fshehën armën e krimit
ELBASAN
- Në orën 22:00 të ditës së diel, policia e Elbasanit kreu arrestimin në flagrancë të 20-vjeçarit Marius Xhaferri nga Peqini dhe 23-vjeçarit Klement Leka po nga i njëjti qytet. Arrestimi i Xhaferrit u bë për të zbardhur vetëplagosjen e tij një natë më parë me armë zjarri, ndërsa arrestimi i Lekës u bë për moskallëzim krimi dhe fshehje të armës së krimit.
Bizneset nuk pajisen me kasa regjistruese
SARANDE
- Bizneset e Sarandës neglizhojnë urdhrin për pajisjen me kasa regjistruese, ndërkohë që po përballen me gjoba nga tatimorët. Mësohet se nga 296 biznese që ushtrojnë aktivitetin në Sarandë, vetëm 165 prej tyre janë pajisur me kasa. Sipas Arben Gugës, titullar në degën e Tatimeve, pas gjobave të vëna bizneset e pabindura rrezikojnë mbylljen e aktivitetit.
Vdes 48-vjettari, e zë poshtë druri i prerë
SHKODËR
- Një 48 vjeçar nga komuna e largët e Shllakut në Shkodër humbi jetën aksidentalisht sot në malin e Cukalit, pasi një dru i prerë prej tij e ka zënë poshtë. Vdekja ka qenë e menjëherëshme. Sipas policisë, ngjarja dodhi mesditën e djeshem, ndësa viktimë është 48-vjeçari Kin Niuka. Nga verifikimet e para që ekspertët e policisë kryen në vendngjarje, konfirmohet se vdekja ka ardhur si pasojë e pakujdesisë së viktimës.