Gazeta Shqiptare Online URL: http://www.balkanweb.com/index.php?id=93996
"Punėsimi nė tė zezė", gjobiten 16 subjekte
(Dėrguar mė: 23/02/11) Eri Baco

GJIROKASTER Mbi 16 subjekte fizike dhe juridike janë gjobitur nga Inspektorati i Punës në Gjirokastër, pasi gjatë kontrolleve të ushtruara janë konstatuar se mbanin në punë njerëz të pasiguruar. Ndërkohë, sipas Jorgji Kokollos pranë Zyrës Rajonale të Punësimit, "me gjithë kontrollet e ushtruara dhe ndëshkimet që janë bërë për subjektet fizike e juridike që janë kontrolluar, puna në të zezë vazhdon që të jetë problem". Ai shton se nga kontrollet e ushtruara janë gjobitur 16 subjekte, me një shumë të përgjithshme prej 30 mln lekësh.
FENOMENI
Nga informacionet dhe kontrollet e ushtruara në subjektet tregtare, pro-dhuese e ndërtuese në tri rrethet e qarkut të Gjiro-kastrës rezulton se shumë prej tyre mbajnë në punë (të përhershme apo provizore) punonjës të pasiguruar, duke shmangur derdhjen e detyrimeve në arkën e shtetit, si dhe duke lënë punëtorët pa pension të nesërmen. Mësohet se rreth 50 për qind e të punësuarve në të zezë janë në fushën e ndërtimtarisë. "Për shkak të specifikës së proceseve të punës, aktivitetit me ndërprerje dhe përhapjes gjeografike të objekteve, punëdhënësit në ndërtimtari shmangin kërkesat e ligjit në këtë drejtim", - shton Kokollo. Sipas tij, "më prezent ky fenomen mbetet në fushën e ndërtimit, aty ku edhe standardet nuk janë në kushtet e duhura. Inspektorët tanë kanë kryer kontrolle në mbi 635 objekte fizike e juridike, në të cilat përgjatë vitit të kaluar u vendosën 16 gjoba administrative me vlerë 30 milionë lekë".
PASOJAT
Puna në të zezë, përveç shkeljeve ligjore e shmangies së detyrimeve tatimore ka sjellë dhe aksidente të rënda në punë. Mësohet se ndërtimet, tek të cilat haset dhe pjesa më e madhe e shkeljeve në garancinë e punësimit, krijojnë edhe shqe-tësim për qytetaret e qarkut të Gjirokastrës. Kjo pasi në shumë objekte të tilla nuk janë të pranishme elementet e sigurisë, duke nisur prej rrjetave mbrojtëse, tabelave orientuese mbi punimet që kryhen dhe rrethimi i objektit, duke krijuar pasiguri për banorët që jetojnë pranë këtyre objekteve. "Ne kemi pasur edhe dy aksidente të rënda në punë, një prej të cilëve me pasojë vdekje. Për këtë arsye puna e Inspektoratit është përqendruar që prej këtij fillimviti në vëzhgimin e objekteve në ndërtim, ku për hir të së vërtetës vijon të ketë shkelje, të cilat cenojnë jetën e punëtorëve", - shton Kokollo.