SHBA- Ish-presidenti amerikan Xhorxh W. Bush është bërë gjysh për të dytën herë me një mbesë të bukur, të quajtur Poppy. Poppy Louise Hager lindi dje në Nju Jork. Ajo është vajza e dytë e Jenna Bush Hager, 33 vjeç, njëra nga binjaket e ish-presidentit.
Poppy mban emrin e stërgjyshit, ish-presidentit George H.W. Bush, i cili mbante nofkën Poppy (lulekuqe) kur ishte i vogël. Xhorxh W. Bush ka pozuar me mbesën dhe bashkëshorten e tij Laura. “Laura dhe unë jemi të lumtur për ardhjen në jetë të mbesës sonë të vogël“, tha ai.
Vajza e madhe e Jenna Bush Hager, Margaret Laura lindi në prill të vitit 2013. Jenna Bush Hager është shkrimtare dhe gazetare dhe bashkëpunon me rrjetin televiziv “NBC”.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: