Shorti i grupeve të Kupës së Botës, ka bërë bashkë Serbinë dhe kombëtaren e Zvicrës, ku aktiviziohen 6 futbollistë shqiptarë. Kjo gjë nuk mund t’i shpëtonte mediave serbeve, të cilat i druhen një provokimi, të futbollistëve shqiptarë të Zvicrës.

Në një shkrim të ditës së sotme, media serbe “Kurir” shkruan se lojtarët e Serbisë do të provokohen nga shqiptarët e Zvicrës. Duket se prania e 6 futbollsitëve shqiptarë, Xhakës, Shaqirit, Behramit, Xhemajlit, Mehmedit dhe Ajetit, iu ka futur frikën serbëve dhe e vetmja shpreje që ata mund të bëjnë rolin e viktimës është “provokacja”.

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/gjashte-shqiptaret-e-zvicres-i-fusin-friken-serbise-do-na-provokojne/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb