LEZHE- Një 29-vjecar është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në fshatin Krajen të Lezhës. Policia bën me dije se viktima është B.L., 29 vjeç, i cili u gjet pa shenja jete në një rezervuar uji pranë banesës së tij. Nga veprimet e para të policisë rezulton se i riu është mbytur në ujë dhe nuk ka shenja dhune.

“Më datë 21.08.2018, rreth orës 06:30, në fshatin Krajen në Lezhë, në një rezervuar uji, afër banesës se tij, është gjetur i vdekur dhe pa shenja dhune, shtetasi B.L., 29 vjeç. Nga veprimet e kryera, dyshohet se vdekja ka ardhur nga mbytja në ujë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë, për ngjarje aksidentale”- thuhet në njoftimin e policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: