FIER- Një 65-vjeçar është gjetur i vdekur mbi shinat e trenit në fshatin Mbyet të Fierit gjatë ditës së djeshme. Sipas policisë, viktima është shtetasi me inicialet A.M. Nga veprimet e para hetimore të policisë rezulton se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Njoftim i plotë:
Më datë 21.07.2018, në fshatin Mbyet, Fier, mbi shinat e trenit te linjës Fier-Ballsh (jashtë funksionit), është gjetur i vdekur pa shenja dhune, shtetësi A. M., 65 vjeç.

Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për vlerësim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb