DIBER – Një person është gjetur i vdekur orët e para të ditën e në oborrin e banesës së tij në Dibër.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Maqellarë dhe policia raporton se 32-vjeçari E.K. është vrarë me armë zjarri. Policia e Dibrës me të marrë njoftimin, ka shkuar në vendngjarje.
Janë ngritur pika kontrolli, si dhe po krihet e gjithë zona për identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj ngjarje.
Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar prova të mundshme që mund të çojnë në zbardhjen e ngjarjes.
Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes.
(e.f/BalkanWeb)