Një pikturë e Marc Chagall e vjedhur në New York 30 vjet më parë është gjetur nga Fbi dhe do t’i kthehet trashëgimtarëve. Piktura, e titulluar ‘Otello dhe Desdemona’, është mbajtur e fshehur për vite në një depo të Marylan, kështu që poseiduesi i saj nuk ka pasur kurrë mundësinë ta varë në murë. Ai u përpoq vitin e kaluar me këshillën e një galerie për ta shitur, por nuk arriti dot dhe ja dorëzoi pikturën Fbi-së. Piktura ishte blerë nga një çift, Hellers, në vitet Njëzet dhe u vodh nga apartamenti i tyre në 1988, atëherë ata 80 vjecar, në Mahnatan, në Upper East Side.

Pasi ishin kthyer nga pushimet vjetore prej dy muajsh nga Aspen, në Colorado, çifti kishte gjetur apartamentin bosh nga pikturat dhe bizhuteritë, tapetet, të gjitha me një vlerë rreth 600 000 dollarë.

Hetimi zbuloi që kishte qenë një punëtor që kishte marrë ‘Otellon dhe Desdemonen’. Në një ankand të 1974 piktura ishte vlerësuar me një vlerë nga 50.000 në
65 000 dollarë. Trashëgimtarët e pikturës kanë thënë që do ta shesin dhe do të shlyejnë sikuracionin, ndërsa pjesën që mbetet do ja japin organizatave jo fitimprurëse.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb