TIRANE- Kampionët e Botës në boks & kikboks Gjetan Keta dhe Ferit Keta do të përballen në datë 8 shtator me kundërshtarët e tyre.

Konkretisht Ismail Keta do ketë kundërshtar kampionin e botës nga Meksika Paul Valenzuela Jr, ndërsa Ferit Keta luftëtarin e ringut dhe kampionin e botës në boks, turkun Fatih Mehmet Karakus.

Dy kampionët shqiptarë shprehen se përveç ambicies synojnë të fitojnë edhe për nder të heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, pasi ky është viti i tij.

Statusi i plotë i Isamil Keta në Facebook:
Uroj té jeni mire miq.
Dt 8 shtator po afron ku GJETANI përveç anbicjes sportive, ne nder te heroit tone (viti i SKËNDERBEUT) sfidon kampionin e botes #PaulValenzuelaJr nga Meksika.
Poashtu edhe FERITIT i bie nje pergjégjési ne kete dite.!
Luftetari i ringut nga Turqia #FatihMehmetKarakus shtyre nga vetebesimi i pervojes se tij ne boks & kikboks (kampion bote ne federatat WAKO & FSA) dhe 26 ndeshje ne boks, u shpreh: “Njoh mire Ferit Ketén. Publiku ne vendlindjen e KÉTES i cili do të jete kundra meje, me ben mua edhe me te forte” !
Dy duele dhe pergjégjési të madhaja për neve.! Por ambicja sportive, pergjégjésia per tju nderuar juve, heroin tone, Dibren dhe shqiptarine na ben te palodhur.
Ne sport dhe jete ka edhe humbje, edhe nese humbasin, kure nuk do tju lëmë kokeulur.!
Te lutem shperndaje.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb