GJIROKSTER- “Divani Lunxhot”, një festival shumëplanëshe i traditës së zonës së Lunxhërisë, edhe këtë vit mblodhi grupe folklorike nga Shqipëria dhe viset e saj. Në këtë festival u përcollën traditat e bukura të folkut shqiptar, pa lënë pas dhe veshjet popullore nga zonat e ndryshme një pasur e vyer e Shqipërisë e cila falë aktiviteteve të tilla po vijon të tejçohet ndër breza.

Edicioni i 4-t i “Divanit Lunxhot”, një veprimtari kulturore e konsoliduar e folkut dhe traditës është zhvilluar në fshatin Dhoksat, një nga 100 fshatrat e përzgjedhur si destinacione turistike.

Këtë vit kjo veprimtari u shoqërua dhe nga panairi i kulinarisë dhe punimeve artizanale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb