TIRANË- Gjykata e Fierit ka dhënë masën arrest me burg me qëllim ekstradimi për 24-vjeçarin Aldo Ymeraj të arrestuar pak ditë më parë në Tiranë për krime kinerbetike, me urdhër të FBI-së.

Familjarët e Aldos jashtë dyerve të gjykatës mbështesin të riun dhe kërkojnë ta takojnë për herë të fundit.

“E dimë fatin e tij, do ta çojnë në Amerikë për ta gjykuar. Duam ta takojmë për hërë të fundit se nuk i dihet e takojmë më apo jo”,- u shprehën ata pak para se gjykata të merrte vendimin.

Ai rezulton të ketë qenë njëri prej 2 administratorëve të fshehtë të organizatës së hakerave “Infraud”, që përbëhej prej 36 anëtarësh.

Grupi, që ishte themeluar nga një ukrainas e një rus prej rreth 7 vitesh, sipas dosjes së FBI-së, dyshohet të ketë shkaktuar një dëm prej 530 milionë dollarësh, duke shitur të dhënat e 4.3 milionë kartave të kreditit, debitit e llogarive bankare.

Ndërsa vetë Aldo Ymeraj, që do të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara, sipas autoriteteve amerikane rezulton të ketë përfituar 675 mijë dollarë.

Në dosjen amerikane prej 49 faqesh, autoritetet kanë shpjeguar rolet e të gjithë anëtarëve, përfshirë edhe atë të Aldo Ymerajt. “Aldo Ymeraj u bë anëtar i organizatës ‘Infraud’ në nëntor të vitit 2010, më pas u mori një rol kryesor duke u bërë një ndër 4 administratorët.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: