TIRANE- Gjyqtarja e Apelit te Krimet e Rënda, Nertina Kosova, ka kaluar procesin e vettingut. Pas vlerësimit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, e ka rikonfirmuar në detyrë.

Ditën e djeshme, gjyqtarja Kosova zgjodhi të ishte vetë e pranishme në seancën dëgjimore, pa u përfaqësuar me avokat. Në seancën dëgjimore, ajo u përball me trupën gjyqësore, që përbëhej nga Firdes Shuli, Roland Ilia dhe Olsi Komici.

KPK deklaroi se në lidhje me pasurinë, ILDKPKI ka deklaruar se Kosova nuk ka kryer fshehje të pasurisë dhe nuk ka deklarim të rreme apo konflikt interesi. Gjyqtarja, ka deklaruar apartament banimi 120 m2 në ‘Don Bosko’ të blerë me kredi bankare dhe 1 milion lekë kursime.

Nga analiza e KPK, ka rezultuar se gjyqtarja ka të ardhura që e mbulojnë shpenzimet. DSIK ka konstatuar përshtatshmërinë për vazhdimin e detyrës. Sa i takon aftësive profesionale, KPK tha se Nertina Kosova është eficente dhe efektive në një masë të pranueshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb