Në një kohë kur sot pritet sfida e radhës Kolumbi-Angli për çerekfinalen e Rusi 2018, një titull i ‘The Sun’ ka shkaktuar polemika të mëdha. ‘Go Kane’ ka qenë titulli i lajmit me të cilin hapet sot gazeta britanike, ndërsa në foto shihet kapiteni dhe sulmuesi i kombëtares angleze Harry Kane. Kaq mjaftoi që mediat kolumbiane të hidheshin në ‘sulm’ ndërsa e kanë cilësuar titullin një provokim. Media italiane ‘Ilposticipo.it’ i kushtohet rëndësi këtij debati të hapur vetëm nga titulli.

the sun

KOKAINA- “Go Kane” lexohet në anglisht “gokaine”, diçka shumë e ngjashme, ndoshta edhe shumë, me “kokainë”. Kokaina, kjo fjalë përdoret pikërisht në ndeshjen kundër Kolumbisë, një vend ku kultivimi dhe prodhimi i drogës ka krijuar luftëra, vdekje dhe terror për vite me radhë gjatë luftimeve midis “karteleve” të ndryshme. A ishte kjo e rastësishme? Jo, sepse mjafton që të lexosh në brendësi të faqes. “Në vendin që i dhuroi botës Shakirën, një kafe të shkëlqyer dhe … me pak fjalë ne themi ‘Go Kane’”.

TË ZEMËRUAR– Në Kolumbi ky titull nuk u pëlqye aspak. Opinioni publik u ngrit kundër tabloidit britanik, ndërsa nuk munguan as fyerjet në rrjetet sociale. Ndërkohë televizionet kolumbiane e kanë cilësuar titullin e gazetës britanike të vrazhdë, ndërsa premtuan hakmarrje sportive. “Është një gjest i vrazhdë”, shprehet Caracol TV. “Përgjigjja e Kolumbisë do të jetë në terren,”, thotë El Espectador.

ZGJEDHJA – Mbetet për të parë se sa larg mund të shkojë komunikimi? Në Angli, ndonëse janë mjeshtra të titujve me nënkuptime, duke marrë parasysh edhe reagimin e kolumbianëve, “The Sun” ka shkuar më tej. Gazetat shkruhen për t’u lexuar dhe ‘The Sun’ në këtë rast i ka hyrë një operacioni të guximshëm, ndërsa duket se është frymëzuar nga koncepti Machiavellian: Fundi justifikon mjetet.
Burimi: Il Posticipo.it
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: