Finalja e “Champions League” e luajtur pak muaj më parë mes Real Madrid dhe Liverpool ‘djeg’ akoma për anglezët. Në fakt ata nuk mërziten shumë për rezultatin, por për ndërhyrjen e famshme të Ramos ndaj Salah që dëmtoi egjiptianin.

Nga shumë i konsiderua si e qëllimshme, por mbrojtësi spanjoll e mohoi diçka të tillë.

Gjithsesi Superkupa e Europës e luajtur mbrëmë mes Real Madrid dhe Atletico Madrid ka sjellë një hakmarrje të vogël për tifozët e Liverpool. Arsyeja nuk ka qenë humbja e trofeut nga ‘galaktikët’, por goditja me taka në kokë që Diego Costa i bëri Sergio Ramos-it.

Menjëherë pas këtij episodi mijëra tifozë të Liverpool kanë shkruar në rrjetet sociale. Komentet më të shumta thonin: “Costa ka bërë atë që çdo tifoz i Liverpool do dëshironte të bënte”, ose: “Diego Costa është idhulli ynë.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb