Cristiano Ronaldo luajti sot ndeshjen e parë si futbollisti i Juventusit. Në sfidën tradicionale mes ekipit A dhe atij B, portugezi arriti të gjente golin që në minutën e 8-t, duke zhbllokuar rezultatin.

Në përfundim të këtij takimi që u mbyll me rezultatin 5-0, 33-vjeçari ka folur me fjalë të mëdha për ‘zonjën e vjetër’. Në rrjetet sociale Ronaldo shkruan:

“Një ditë emocionuese në një atmosferë të veçantë që tregon historinë fituese te Juves. Faleminderit të gjithë tifozëve për afeksionin e madh.”

Theksojmë se miqësorja e sotme u mbyll para vërshëllimës së arbitrit pasi tifozët nuk i rezistuan tundimit për të takuar ‘yjet’ e skuadrës duke zgjedhur të hynë në fushë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb