ITALI- Banesa e prindërve të ministrit të Brendshëm italian Matteo Salvinit ka rënë pre e grabitësve. Ngjarja në fjalë ndodhi në lagjen Giambellino në Milano. Siç raportojnë mediat italiane, hajdutët përfituan nga fakti se çifti ishte me pushime.

Mësohet se ata kanë grabitur argjendari dhe një kasafortë, ndërsa kanë vijuar me kontrollet edhe në katin e dytë të shtëpisë. Nga hetimet e deritanishme ka dyshimet se ngjarja në fjalë nuk ka lidhje me pozicionin e ministrit, shkruan ‘Tgcom’.

Aktualisht policia po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes. Kujtojmë se Salvini ka qenë në vëmendje të mediave për shkak edhe të deklaratave që ai ka bërë lidhur me luftën që i shpalli mafias, apo dhe aseteve të fituara nga paratë e tyre.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: