GREQI-Një bari shqiptar është gjetur i pajetë në zonën e Kilkisit në Greqi. Nga të dhënat paraprake mësohet se bëhet fjalë për një 26-vjeçar, identiteti i të cilit nuk dihet.

Aktualisht policia, po heton se shkak i vdekjes së të riut mund të jetë bërë rrufeja. Ndërkohë, është përjashtuar pista e vrasjes.

Priten të tjera detaje rreth ngjarjes së rëndë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: